Autor: Suad Avdiu
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Do të erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 18 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, pasdite me shi të përkohshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17…
Më datë 16.04.2023, në ora 23:00, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë kanë arrestuar “një kriminel”, me iniciale S.A.(37) nga fshati Orizarë të Likovës, njoftojnë nga MPB-ja. “Ai është kërkuar me fletarrest në bazë të urdhrit gjyqësor për mbajtjen e dënimit me burg prej 8 vjetësh dhe 4 muaj për kryerjen e veprave penale ‘vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’ në bazë të nenit 292, ‘përpunim, mbajtje dhe tregti me armë në mënyrë të paautorizuar’ në bazë të nenit 396 dhe ‘vjedhje e rëndë’ në bazë të nenit 236 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Kshanjës”, qëndron…
Komuna e Gostivarit shtroi iftar për personat me nevoja të veçanta, prindërit e tyre dhe kujdestarët. Në iftarin e veçantë i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani si dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqatave që kujdesen për persona me nevoja ndryshe. Kryetari Arben Taravari u shpreh se Komuna e Gostivarit bashkë me organizatat dhe shoqatat po bëjnë punë fantastike dhe japin shembullin e duhur se çfarë duhet të bëjë secili nga ne në lidhje me altruizmin dhe respektin. Për Komunën e Gostivarit personat me aftësi ndryshe vazhdojnë…
Sekretari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në një deklaratë për Klan Kosova, ka folur për konceptin e ri të arsimit, sipas të cilit mund të hiqen lënda e historisë, gjeografisë, ndërsa etika e religjionit të zëvendësohet me atë të edukimit seksual. Ibrahimi ka thënë se heqja e lëndës së historisë mund të ketë prapavijë ideologjike. “Ka mundësi të ketë edhe prapavija ideologjike, që kanë për qëllim që të shlyhet kujtesa kolektive e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që mund të jetë, si të thuash mjet i përplasjeve ndëretnike në shpjegimin e të kaluarës. Propozimi nuk ka kaluar fare në Kuvend…
Të nderuar besimtarë, Më lejoni që nga zemra sonte të ju uroj Natën e Kadrit, këtë natë madhështore e cila ka peshën e 1000 muajve. Uroj që gjitha lutjet tuaja të pranohen. Qofshim gjithmonë në lidhje me Allahun e madhëruar dhe besnik në rrugën e drejtë të pejgamberit Muhammedit a.s. Lutje të pranuara e Zoti ju bekoftë! (Bilall Kasami)
Të nderuar anëtar dhe ju donatorë shum të respektuar. Edhe si çdo muaj edhe këtë muaj perfundoj shperndarja e pakove ushqimote per muajin Pril 2023 (radha e 4tert te kitij viti) Por kesaj radhe pak me ndryshe pasi qe jemi ne fund te muajit te bekuar Ramazan gezimet dhe sevapet shpresojm te jen te shum fishuara pasi edhe sofra e Fiter Bajramit ne keta 90familje dot jet e mbushur si te gjitha sofrat tjera. Shoqata Humanitare Bamirsia 2018 se pari te gjithe Bamirsave jav uron naten e Kadrit lusim Allahun xh.sh.te gjitha ibadetet te naj pranon dhe ne fund te…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga konsideron se ndalesa për hyrje në maqedoni të hoxhës Ahmed Kalaja është absurd. Sipas tij, në institucionet e shtetit e sidomos ato të sigurisë ende ka të instaluara segmente albanofobe dhe islamofobe. Ai premtoi se do ta zgjdhin rastin e hoxhës dhe do ta largojnë nga lista e personave me rrezik, përcjell Klan Macedonia. “Është absurde që një njeri që thirr në ditë me diell për paqe e mirësi edhe për dashuri të cilësohet si ekstrem ose diçka e tillë…Akoma edhe më keq si rrezik kombëtar. Nëse ai është rrezik për Maqedonië, atëhereë ne të…
Një nga ordinancat e para private në komunën e Likovës, që udhëhiqet nga mjeku i njohur Fatmir Asani, shënon 30 vite nga themelimi i saj. Historia e kësaj ordinance nuk është vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në rrafshin kombëtar, shkruan Lideri.mk. Dr. Fatmir Hasani njihet edhe si “doktori I luftës”, sepse në mënyrë të palodhshme u shërbeu edhe refugjatëve gjatë luftës së Kosovës, por edhe pacientëve gjatë konfliktit 2001, kur u shpall Zona e Lirë e Karadakut. Bashkë me kolegë tjerë nga ky rajon, dr. Asani pa hezitim vraponte atje ku e kërkon nevoja në momentet më të vështira…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rreth 190 mijë persona në Maqedoni nga mosha 25 deri në 54 vjeç nuk janë të punësuar, as nuk kërkojnë punë, përkatësisht klasifikohen si popullatë joaktive. Sipas të dhënave të fundit të statistikave shtetërore, që janë të vitit 2021, janë ende 130 mijë persona të tillë të moshës 55 deri në 64 vjeç dhe mbi 20 mijë nën moshën 24 vjeç, të cilët nuk janë nxënës apo studentë. Janë gjithsej 340 mijë persona më të rinj se 64 vjeç, të cilët nuk janë të përfshirë në tregun e punës, pra nuk kanë…
Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme në aspektin fetar. 10-ditëshi i fundit i këtij muaji është ai që merr dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve. Nata kyç e tij është ajo që njihet si nata e Kadrit, agjërimi dhe veprat e mira që bëhen në këtë ditë konsiderohen të vlefshme sa një mijë muaj. Përse është kaq e rëndësishme kjo natë? Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit…
