AlternaAtivA Kumanovë mbajti konferencë për mediat me qëllim në këtë kohë për të testuar para
elektoratit premtimet të cilat i kanë dhënë në zgjedhjet e fundit
lokale, për proceset që kanë nisur, për projektet e përfunduara dhe
për projektet të cilat janë në realizim e sipër deri në fund të
mandatit.
Alternativa dega në Kumanovë është dhe ka qenë gjithmonë e hapur me
elektoratin dhe opinionin. Pjesëmarrja jonë në pushtetin lokal ka dhënë
frytet e saja të prekshme për qytetarët. Si rezultat i iniciativave tona
janë nisur një sërë projektesh, janë realizuar një pjesë prej tyre dhe
pjesa tjetër ngelet që të përfundojë deri në fund të mandatit.
Sa për të rikujtuar opinionin, këto ishin 9 premtimet tona me të cilat
ne dolëm para jush për të kërkuar votën në zgjedhjet e fundit lokale:
1. Rregullimi i tërësishëm i stadiumit të qytetit të Kumanovës
2. Inventar i ri në shkollat fillore në Kumanovë, Llopat, Çerkez,
Rramanli
3. Rregullimi i regjimit rrugor njëkahëshe dhe dykahëshe në lagjet
shqiptare
4. Ujësjellës dhe kanalizim në lagjet shqiptare
5. Shkollat e mesme shqipe të pavarura dhe me objekte të reja
6. Komplekse rekreativo-sportive në lagjet shqiptare në Kumanovë
7. Rregullimi i parkut të qytetit në Kumanovë
8. Kënde lojërash për fëmijë në çdo lagje dhe vendbanim shqiptarë
9. Asfaltimi i rrugëve në lagjet shqiptare në Kumanovë
Për të sqaruar se çfarë kemi bërë nga këto pika dhe çka pritet nga ne në
të ardhmen, këtë do të na e sqarojë këshilltari komunal në Komunën e
Kumanovës, Driton Sulejmani.
Në emër të degës e falënderojmë edhe ish kryetarin e degës sonë,
aktualisht Sekretar Organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, për
kontributin e dhënë në të gjitha proceset e sidomos në lidhje me
shkollën “Sami Frashri”.
Megjithatë, për t’u bërë realitet shkolla “Sami Frashri” në Kumanovë,
anëtari i kryesisë së Alternativës në Kumanovë, që njëherazi është edhe
pronar i Ndërmarrjes për Projektim dhe Ndërtim URBANING SHPK Kumanovë,
Skender Osmani, ka bërë projektimin e kësaj shkolle, ndërsa si projekt i
gatshëm i është dhënë komunës si donacion. Vlera e këtij donacioni është
159.701 euro.
Për të larguar të gjitha amullitë dhe për t’i shpjeguar proceset rreth
ndërtimit të shkollës së gjimnazit “Sami Frashri” në Kumanovë do na
flasë kryetari i Komisionit për Urbanizëm pranë Alternativës në
Kumanovë, Skender Osmani, njëherazi edhe donator i këtij projekti.
Në pjesën e parë të kësaj konference do të na drejtohet këshilltari
komunal i Kumanovës nga radhët e Alternativës, Driton Sulejmani, për ta
elaboruar punën dhe aktivitetet e tij si këshilltar dhe të Alternativës
si degë në kuadër të Këshillit Komunal dhe të vetë Komunës.
Falënderoj Driton Sulejmanin për kontributin dhe sqarimet e dhëna,
ndërsa në vazhdim e ftoj arkitektin Skender Osmani që të na i zbulojë të
gjitha rrjedhat e projektit rreth shkollës “Sami Frashri”.
E falënderoj Skender Osmanin për këtë prezantim. Tani është radha e juaj
që të parashtroni pyetje.
JU FALEMINDERIT PËR INTERESIMIN TUAJ.
DERI NË TAKIMET TONA TË RADHËS, MIRUPAFSHIM.
Driton Sulejmani, këshilltari komunal i Kumanovës nga radhët e
Alternativës
Të nderuar qytetarë të Kumanovës
Sot në këtë press konferencë jemi para jush që ti prezantojmë të
arriturat e deritanishme të partisë Alternativa si pjesë e shumicës në
këshillin komunal të Kumanovës, të ju informojmë se çka pritet të
realizohet gjatë këtij viti dhe të japim një lajm shumë të rëndësishëm
që ka të bëjë me një prej zotimeve tona kryesore e cila është edhe pjesë
e marrëveshjes tonë me kryetarin e Komunës së Kumanovës z.Maksim
Dimitrievskin e që ka të bëjë me ndërtimin e objektit të Gjimnazit
,,Sami Frashëri” dhe paraleleve të gjuhës shiqpe të shkollëe së mesme
profesionale ,,Nace Bugjoni”.
Sa i përket punës së deritanishme mund të themi se janë realizuar këto
projekte dhe punë:
1. Rikonstruimi i parkut të qytetit
2. Rikonstruimi i rr. Bratstvo Edinstvo
3. Rikonstruimi i një pjese të rr. Tode Mendoll
4. Rikonstruimi i rr. Zhikica Jovanoviç Shpanac
5. Rikonstruimi i rr. Vasill Antevski
6. Rikonstruimi i rr. Sava Kovaçeviq
7. Bekatonizimi i një pjese të rr. Nikolla Vapcarov
8. Rikonstruimi i rr. Trajko Dodevski Jovanovski në Bedinjë
9. Rregullimi i trotuarit në rr.Bratstvo Edinstvo
10. Bekatonizimi i tre rrugicave në vendbanimin Llopat
11. Ndërtimin e ujësjellësit në rr.Jakup Asipi te barakat
12. Ndërtimin e rrethrrotullimit te lokaliteti Serava
13. Pastrimi i shtratit të lumit tek stadiumi i Kf.Bashkimi
14. Vendosja e linjës së re për transport urban për lagjen Bajram
Shabani si dhe shtimi i tre ndalesave në Lagjen e Trimave për linjën
Rramanli – Bedinjë
15. Furnizimi i gjimnazit Sami Frashëri me karrike dhe banka shkollore
16. Rikonstruimi i dyshemeve dhe hyrjes së shkollës fillore Kirili dhe
Metodi në Rramanli
17. Rikonstruimi i toaleteve në shkollën fillore Kongresi i Manastirit
në Llopat
18. Subvencionimi i transportit urban falas për qytetarët e komunës së
Kumanovës
19. Rritja e dukshme e përkrhjes financiare për dy vite rradhazi për
klubet shqiptare dhe për aktivitetet e kulturës shqiptare.
20. Rikonstruimi i rr. Gjuro Gjakoviq te lokaliteti Serava
21. Rikonstruimi i parkingut në lokalitetin Serava
22. Kanë filluar punimet për rikonstruimin dhe zgjërimin e rr. Tregu i
Gjelbërt.
Për këtë vit janë planfikuar realizimi i këtyre projekteve dhe punimeve:
1. Rregullimi i trotuareve të rr.Bratstvo Edinstvo pjesa tek parku i
qytetit
2. Rregullimi i 2 këndeve me lodra për fëmijë, njëri te rr.Karadaçki
Odredi te barakat, tjetri te vendbanimi Çerkez oborri i shkollës Jeronim
de Rada.
3. Rregullimin e rrjetit të kanalizimit në rr.Kiro Fetak
4. Janë shtuar mjete për vazhidimin e fazës së dytë për rikonstruimin e
parkut të qytetit
5. Rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në rr.Jane Sandanski
6. Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në Bedinje
7. Rregullimi i një pjese të rrjetit të kanalizimit në vendbanimin
Llopat
8. Rikonstruimi i rr. Bllagoj Iliev Gune dhe vendosja e trotuarit
9. Shtimi i një korsie të rr. 3 MUB pjesa prej te ndërtesa te 1 Maji
deri te semafori tek tregu i gjelbërt
10. Rikonstruimi i një pjese të rr.Strashko Simonov
11. Rikonstruimi i rr. Hristijan Todorovski Karposh
12. Rikonstruimi i rr. Nikolla Vapcarov
13. Rikonstruimi i rr. Kiro Antevski
14. Rikonstruimi i tërësishëm i sheshit tek Shtëpia e Kulturës
Lajmi i ditës padyshim se ka të bëjë me çështjen e Objektit të gjimnazit
dhe paraleleve me mësim në gjuhën shqipe të shkollës profesionale
teknike. Kur jemi këtu më lejoni të ju informoj se punët po hecin në
drejtimin e duhur dhe përgatitja e dokumentacionit teknik dhe projektues
po merr fund. Ditët që kaluan, antari i kryesisë së degës së
Alternativës Kumanovë dhe kuvendit qendror të partisë, arkitekti Skender
Osmani ka dorëzuar deri te komuna e Kumanovës projektin bazik si
donacion. Pas këtij akti janë shkurtuar shum procedura të cilat mund të
zgjasnin edhe me vite dhe prej këtu pritet vetëm edhe leja për ndërtim
dhe pas kësaj punimet mund të fillojnë.
Dëshiroj publikisht ta faleminderoj z.Skender Osmanin për këtë veprim
fisnik e patriotik që e ka bërë për gjeneratat e ardhëshme dhe e ftoj që
të na informojë më detalisht për këtë çështje.


