Autor: Suad Avdiu
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes së Austrisë, Klaudia Taner, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. “Pendarovski dhe ministri Taner shkëmbyen mendime dhe informacione për realizimin e planit për bashkëpunim bilateral në mbrojtje mes dy vendeve për këtë vit, i cili përmban disa aktivitete në fushën e politikës së mbrojtjes, logjistikës ushtarake, menaxhimit të krizave, si dhe pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme. trajnime dhe kurse profesionale trajnimi i personelit ushtarak në disa fusha”, thonë nga Kabineti…
Muftininë e BFI- së Kumanovë, vizitoi kryetari i komunës së Kumanovës z. Maksim Dimitrievski me rastin e Fitër Bajramit. Kryetari ishte i shoqëruar nga anëtari i kabinetit të tij Kryetari Dimitrievski u prit nga Muftiu i Muftinisë së Kumanovës h. Abedin ef. Imeri me stafin e tij. Në këtë vizitë, kryetari z. Dimitrievski në emër të tij personal dhe në emër të komunës së Kumanovës uroj festën e Fitër Bajramit gjithë qytetarëve të besimit Islam të rrethinës së Kumanovës. Muftiu h. Abedin ef. Imeri, falënderoi kryetarin për vizitën e tij dhe rrespektin ndaj Muftinisë dhe qytetarëve të besimit Islam në…
Bulizmi kibernetik, diskriminimi dhe ndikimi i rrjeteve sociale janë fenomenet që me të madhe po shqetësojnë të rinjtë, posaçërisht nxënësit e arsimit të mesëm. Këto të fundit, përmes debatit dhe duke prezantuar projekte të ndryshme vlerësojnë se thuajse çdo i dyti nxënës bulizohet dhe diskrminohet në forma të ndryshme. Përve¬ç bulizmit nxënës-nxënës të shpeshta janë rastet e bulizmit mësimdhënës-nxënës. Nxënësit thanë se rastet e denoncuara janë në numër të vogël për shkak të frikës dhe mosbesimkt që ndjen nxënësi. “Mësimdhënësit bëjnë diskriminim ndaj nxënësit ku nuk I përfshinë idetë e ndonjë nxënësi vetëm për shkak të racës, nacionalitetit apo edhe…
Grupi punues për ndryshime kushtetuese pritet të mbajë seancën e parë të mërkurën ose të enjten, konfirmuan nga Ministria e Drejtësisë. Grupi punues i ekspertëve, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, do të përbëhet nga Sali Murati – ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska – ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Bajram Polozhani – ish-gjyqtar kushtetuese, Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, Ana Çupeska – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Elena Mihajlova Stratilati – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”,…
Drejtorët e shkollave të mesme këtë periudhë po bëjnë fushatë për tërheqjen e nxënësve të rinj. Edhe pse ka ende kohë deri në fillimin e aplikimit të parë për regjistrim (20 qershor), udhëheqësitë e shkollave tashmë kanë filluar t’i vizitojnë shkollat fillore dhe t’i informojnë nxënësit e klasës së nëntë për profilet dhe drejtimet që i ofrojnë. Praktika tregon se të rinjtë gjithnjë e më shumë po zgjedhin të mësojnë në një shkollë profesionale. Drejtorët e disa shkollave të mesme me të cilët biseduam, për Meta.mk thanë se nxënësit gjithnjë e më shumë po zgjedhin të aftësohen për një profesion të caktuar,…
Shkruan: Naser Pajaziti Qeveria po promovon investime të reja në Shkup, Shtip, Zhabeni të Manastirit. 200 milionë euro investim nga kompania tajvaneze “Yageo” në zonat Shkup dhe Shtip, ku do të hapen 4.000 vende të reja pune. Kovaçevski dje e dha lajmin. 13,5 milionë euro investim në zonën ekonomike Zhabeni të Manastirit, nga kompania e huaj “Brainchild Production”, ku do të happen 500 vende të reja të punës. A ka ngelë diçka për zonat ekonomike në Tetovë, Kërçovë apo zona “fantom” e Likovës, që shpesh promovohet gjatë zgjedhjeve? Apo për këto vendbanime është zgjedh dëbimi për në Gjermani, pasi që…
Një masë e madhe e qytetarëve prej 85,8 përqind në vend, jetojnë në shtëpi të tyre, në krahasim me ata të cilët jetojnë me qira. Gjendja është e ngjajshme edhe në vendet e rajonit, por edhe përgjithësisht në pjesën lindore të kontinentit. Ndërkaq, përqindja e qytetarëve në Evropën Perëndimore të cilët jetojnë në shtëpitë e tyre është më e vogël në krahasim me ata të cilët jetojnë me qira. Këtë e tregon anaiza e pronësisë së shtëpive në Evropë, e publikuar në ueb faqen “Langeist”, sipas të dhënave të marra nga Eurostat, shkruan “360 shkallë”, transmeton Portalb.mk. Përqindje më të madhe…
Nisja e realizimit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradave në kuadër të Korridorit 8 dhe 10D kaloi pa aktivitete ndërtimore. Opozita akuzon se me marrëveshjen Qeveri-Behtel dhe Enka hapen mundësi për korrupsion. Këtë marrëveshje, sic njofton KlanM, për momentin do të kenë mundësi ta shohin vetëm Prokuroria dhe deputetët që kanë certifikatë sigurie. Kreu I opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka theksuar se gjithcka që është thënë në opinion nga VMRO-DPMNE-ja nuk është përgënjeshtruar nga Qeveria. “Thamë për javën e punës se është kundërkushtetuese, nuk thanë asgjë, thamë për numrin e punëtorëve sërish nuk thanë asgjë. Folëm për eksproprijimin legalizimin e…
Dy persona, motër e vëlla, janë rrahur mes vete të shtunën rreth orës 23 në Podujevë. Sipas policisë, të dyve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkaq pas intervistimit, me vendim të prokurorit, vajza është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
Në Bon të Gjermanisë po zhvillohet konferenca e reegullt e Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) me prezencë të seksioneve të veta nga mbarë bota. Në këtë konferencë po mer pjesë edhe veprimtari kumanovar, Idriz Sinani, ndryshe koordinator i IGFM për Ballkan. Ai është futur në sallën e konferencës me plis në kokë, duke hasur në duartrokitje nga pjesa më e madhe e delegatëve. Por ndaj kësaj kanë reaguar disa portale serbe duke e quajtur: “Provokacija”, raporton Lideri.mk nga Boni i Gjermanisë ku po zhvillohet kjo konferencë. Kurse Sinani thotë se pjesëmarrja e tij në këtë konferencë me…
