Autor: Suad Avdiu

Në vitin 2023, rreth 41,299 shtetas të huaj morën nënshtetësinë zvicerane, sipas të dhënave të reja të mbledhura nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM). Kjo pasqyron një numër të ngjashëm me ata që janë natyralizuar vitet e fundit që do të thotë se tendenca është mjaft e qëndrueshme, transmeton albinfo.ch. Pak më shumë se 17 për qind e tyre u natyralizuan sipas procesit të thjeshtuar/të shpejtë që rezervohet për bashkëshortët apo fëmijët e huaj të shtetasve zviceranë, si dhe për të huajt e gjeneratës së tretë. Shumica, megjithatë, duhej të kalonte nëpër procedurën më të gjatë ‘të zakonshme’. Nga erdhën…

Read More

Katër persona janë përleshur në fshatin Cerovë të Tetovës gjatë mbrëmjes së djeshme, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. Nuk ka persona të lënduar. “Më 04.05.2024 rreth orës 19:30 nëpunësit policorë nga SPB Tetovë – sektori policor Grupçin, në Cerovë të Tetovës kanë privuar nga liria K.Z.(62), H.A.(33), R.А.(27) dhe М.А.(62), të gjithë nga Cerova. Sipas së denoncuarës, pas një përplasje verbale ndërmjet K.Z. dhe H.A. në objekt hotelerik në fshat, K.Z. me armë zjarri ka gjuajtur disa plumba, por është ndaluar nga të pranishmit, kurse arma i është marrë. Nuk ka persona të lëmduar, kurse të…

Read More

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka pritur në stacionin e autobusëve qytetarët e parë nga diaspora, të cilët kanë ardhur të votojnë për ndryshim me 8 maj. Me plot entuziazëm ata janë shprehur se kanë udhëtuar mijëra kilometra për të ia dhënë votën koalicionit VLEN. Me këtë rast, Gashi ka shprehur falënderim të vecant për secalin që ka marrë rrugë nga vendet e ndryshme të botës për t’u kthyer për këtë ditë të rëndësishme për vendin. Ai ka njoftuar se tashmë rrugës për në vendlindje janë nisur edhe dhjetëra autobusë, aeroplanë e qytetarë me vetura private, të cilët do të…

Read More

Raportohet se trafiku ajror global ka 8.5 miliardë pasagjerë çdo vit dhe pastërtia e aeroportit është një nga aspektet më të rëndësishme për pasagjerët, transmeton albinfo.ch. Së fundmi, web-faqja britanike e renditjes dhe vlerësimit të aviacionit, Skytrax, ka publikuar një listë të aeroporteve më të pastra në botë. Në listë është vetëm një aeroport evropian, pikërisht aeroporti zviceran i Cyrihut, i cili pozicionohet në vendin e 10-të. Në vend të parë është aeroporti Haneda i Tokios. Skytrax vlerësoi pastërtinë e dyshemeve, ulëseve, tualeteve dhe sipërfaqeve të tjera. “Pas pandemisë COVID-19, standardet e pastërtisë së aeroportit janë bërë shumë më të…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, i ka kujtuar sot në ditën e tyre, të gjithë dëshmorët shqiptarë të rënë në të gjitha etapat e të kaluarës së kombit. Kurti mes tjerash përmend UÇK-në duke shtuar se të rënët e saj, janë dëshmorët më të freskët në kujtesën kolektive për rrugën që kanë ndjekur. ”5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë. Andaj sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë. Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje…

Read More

Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet verore do t’i kalojnë në Shqipëri. Këtë vendim e ka marrë pasi, siç thotë ai, ka kosto të lartë që të gjithë përnjëherë t’i ndryshojnë dokumentet për udhëtim me emrin e ri të shtetit, Maqedoni e Veriut. “Nuk kam pasaportë, ndryshe zakonisht kemi shkuar për pushime në Greqi, por pasi bisedova me bashkëshorten, ramë dakord që pushimet këtë verë t’i bëjmë në Shqipëri. Për të nxjerrë katër pasaporta të reja me procedurë të shpejtuar, do të na nevojiten më shumë se 400 euro, ndërkohë që nuk ka terminë…

Read More

Pavarësisht premtimeve dhe paralajmërimeve, Kuvendi dështoi të miratojë Ligjin për Sigurinë Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit dhe Transformimit Digjital, i cili parashikonte formimin e Agjencisë Digjitale. Agjencia, parashikohej të ishte institucion udhëheqës në procesin e digjitalizimit të shërbimeve, trajnimit të qytetarëve, por edhe mbrojtjes së institucioneve nga sulmet kibernetike, të cilat gjatë periudhës së kaluar ishin të shpeshtuara. Iskra Bellçeva, nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime vlerëson se vullneti i përbërjes së ardhshme qeveritare do të jetë kyç për të formuar Agjencinë. “Me mosvotimin e ligjit mendoj që nuk do të mund zbatohen të gjitha proceset të cilat sipas të…

Read More

Në një ditë para përfundimit të fundjavës së zgjatur të pushimeve, qytetarët e Maqedonisë po kthehen masivisht në vendin e tyre. Pasditen e sotme, trafiku në pikat kufitare me Greqinë është i intensivuar. Në pikën kufitare Bogorodicë, vargje makinash shtrihen për dy dhe tre kilometra, pritëse për të hyrë në territorin maqedonas. Kjo ngjarje ka ndikuar në ngadalësimin e lëvizjes së makinave në këtë segment kufitar. /Telegrafi/

Read More

Lutje urgjente për ndihmë, Diellza Osmani 22 vjeçare-absolventja e Dizajnit Grafik ka nevojë për ne Ferizajasja Diellza Osmani është diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë: TTP HUS suspect, AKI Acute Kidney Injury AKIN 3 dhe Heomdialysis factae est. Mjekët kanë rekomanduar shërimin urgjent jashtë vendit në Turqi, andaj për shërimin e saj duhen 150 mijë euro (në pritje të përkrahjes nga Ministria e Shëndetësisë). Diellza është vajzë shembull në sjellje e studime, shumë e dashur dhe gjithë qyteti është senzibilizuar për të. Ajo sonte niset për Turqi, ne lutemi për shëndetin e saj dhe të na kthehet sa më shpejt familjes…

Read More