Autor: Suad Avdiu
Sot në ora 02:25 në SPB-Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Aradhet Partizane” dhe “Angel Dinev” në Shkup ka pasur aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S. (32) nga Shkupi dhe të një automjeti “Audi” me targa të Shkupit të drejtuar nga B.A. (27) nga Saraji i Shkupit. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar E.S., të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ndërsa me lëndime trupore të konstatuara në…
Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët, kryesisht nga drejtimi jugperëndimorë. Pasdite do të ketë kushte për reshje të dendura të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 27 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27 gradë Celsiusë.
Vikendin që lamë pas Real Madridi edhe matematikisht e siguroi titullin e La Ligas, që ishte i 36-ti për ta në historinë e klubit. Kushti i vetëm që kjo të ndodhte ishte që Real Madridi të fitonte ndeshjen ndaj Cadizit, ndërsa Barcelona të humbiste ose të barazontë ndaj Gironës. Kjo edhe ndodhi pra pasi ‘Los Blancos’ arritën që të shënojnë fitore me rezultat të pastër 3-0 ndaj Cadizit në ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa Barcelona pësoi në ‘Montilivi’ me rezultat 4-2 ndaj Gironës. Duke qenë se vëmendja e lojtarëve tashmë ishte përqendruar tek ndeshja e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj…
Artisti i njohur shqiptar, Ylli Limani, duket se është në finalizim të projektit të ri muzikor. Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale. Ai ka zbuluar se kënga e re “Merri Krejt” do të lansohet të enjten (9 maj). https://www.instagram.com/reel/C6RVrdHq78E/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cc74c8c6-591e-43d0-978f-5745d11a4470 “Merri krejt 9 maj 18:00”, ka shkruar këngëtari. Të shumta qenë edhe reagimet në pjesën për komente pasi fansat mezi po presin për projektin. https://www.instagram.com/p/C6bhu_1qTDo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2d8a909e-3673-48b1-b0ef-b5b5d7ce1e8d Ylli në ndërkohë ka shpërndarë edhe disa pamje nga xhirimet e këtij videoklipi. Ky klip siç shihet është realizuar në Ibiza dhe do të jetë në…
Një nga arsyet përse punonjësit shëndetësorë po largohen nga kujdesi shëndetësor publik i Maqedonisë, është stërngarkimi me punë administrative në vend të asaj profesionale për të cilën paguhen, thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni. Sipas Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë, në 5 vitet e fundit, më shumë se 300 mjekë shqiptarë janë larguar nga vendi, duke u larguar jo vetëm mjekët e rinj, por edhe ata në moshë, si dhe personeli tjetër mjekësor. “Është e qartë se mungojnë mjekët. Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 70% e pacientëve trajtohen në spitalin shtetëror në Shkup. Ne do të parandalojmë migracionin…
Sonte në mesnatë mbaron fushata 20 ditore për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare dhe me këtë fillon heshtja zgjedhore e cila do të zgjatë deri në mbarimin e procesit të votimit më 8 maj, në ora 19. Në ndërkohë, gjatë ditës së nesërme votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve. Qytetarët, sipas njoftimit të KSHZ-së, në zgjedhjet e 8 majit, do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare përnjëherë. Sipas procedurës, qytetari do të pyetet nga Komision Komunal Zgjedhor nëse do të votojë për dyja palët e zgjedhjeve,…
Dy persona kanë mbetur të lënduar në një përplasje mes një skuteri dhe një makine në rrugën “11 Nëntori” në Kumanovë. Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur dje në ora 15:30 në rrugën “11 Nëntori” në Kumanovë, në mes të motoçikletës të tipit “Aprilia” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.R.(19) nga Kumanova dhe automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Kumanovës nga F.Z (22) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës. “Në aksident janë lënduar rëndë drejtuesi i mopedit dhe pasagjeri i tij H.Lj.(19) nga Kumanova, të cilët janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë. “Është kryer kontroll nga ekipi…
Bujar Osmani tha se Fronti Europian nuk do t’ua imponojë votuesve vendimin se për kë do të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Osmani tha se qytetarët duhet të jenë të informuar, por që duhet të vendosin vetë. “Do të thotë qytetarët janë të lirë që vet të vendosin në atë se kë do ta mbështesin në raundin e dytë dhe absolutisht si Front nuk e kemi për qëllim që të imponojmë, vet le ta marrin vendimin, mendojmë se kjo është baza e demokracisë, qytetarët të kenë vendim të informuar. E jona është që t’i informojmë qytetarët për…
Disa vite më parë, drejtuesit e tregut të gjelbër në Tetovë u kishin ofruar një zgjidhje tregtarëve që veprojnë jashtë tregut. Ishte caktuar një vend për shitje me shumicë por shitësit e prodhimeve sezonale nuk kishin pranuar Tetovë, 6 maj – Tregu i Gjelbër në Tetovë filloi me punë më 1 prill të vitit 1994. Gati se tridhjetë vite në këtë treg banorët e Tetovës frekuentojnë këtë treg për të blerë prodhimet e nevojshme. Me 17 të punësuar, ky treg gjysmë i hapur në të kaluarën ishte destinacion pothuajse i vetëm për qytetarët pas prishjes së tregut në pjesën qendrore…
Nesër nis raundi parlamentar dhe ai i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm mund të votojnë në shtëpi. Për raundin e parë në KSHZ në Shtip janë dorëzuar dhe pranuar 158 kërkesa, të cilat nuk është dashur të paraqesin kërkesë të re, sepse për ta vlen edhe për raundin e dytë, ndërsa në ndërkohë janë aplikuar edhe të reja. për. “Sipas orarit të KSHZ-së, për shkak se parashtresa për zgjedhjet parlamentare për votim në vend ishte deri më 30 prill. Kemi dorëzuar 54 raporte të tilla, nga të cilat OIK ka pranuar 50, ndërsa 4 ka…
