TV News
Maqedoni

Gashi pret në stacion mërgimtarët që erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka pritur në stacionin e autobusëve qytetarët e parë nga diaspora, të cilët kanë ardhur të votojnë për ndryshim me 8 maj. Me plot entuziazëm ata janë shprehur se kanë udhëtuar mijëra kilometra për të ia dhënë votën koalicionit VLEN.

Me këtë rast, Gashi ka shprehur falënderim të vecant për secalin që ka marrë rrugë nga vendet e ndryshme të botës për t’u kthyer për këtë ditë të rëndësishme për vendin.

Ai ka njoftuar se tashmë rrugës për në vendlindje janë nisur edhe dhjetëra autobusë, aeroplanë e qytetarë me vetura private, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit. Diaspora, sipas tij gjithnjë ka qenë vendimtare në procese të rëndësishme për vendin dhe ka shumë besim që edhe kësaj here diaspora do ta bëjë ndryshimin.

Lajme të ngjashme

Ahmeti: Unifikimi maqedonas antishqiptar do të rrezikojë marrëdhëniet ndëretnike

Suad Avdiu

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

Suad Avdiu

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Suad Avdiu