Autor: Suad Avdiu
VMRO-DPMNE-ja në këto zgjedhje është afër shumicës në Parlament dhe nuk do të habitesha nëse kemi 61 deputetë, deklaroi sot në pyetjen e gazetarëve kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski. “Besoj se të mërkurën do të kemi fitore bindëse të dyfishtë, Gordana Siljanoska Davkova do të jetë presidentja e ardhshme e Maqedonisë, ndërsa koalicioni “Maqedonia jote” dhe VMRO-DPMNE-ja do të kenë 61 deputetë”, deklaroi Mickoski para Kishës katedrale “Shën Klimenti i Ohrit”. Sipas tij, suksesi para së gjithash, është ajo që ndodhi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe deklaroi se pret një numër të madh të votuesve edhe…
Turisten Hana nga Polonia, e takuam duke blere suvenirë në Çarshi të Shkupit. Ishte hera e pare që ajo vizitonte vendin tonë dhe gjërat që i ka lënë mbresë më së shumti është ushqimi tradicional që ofrohet në Çarshinë e Vjetër dhe monumentet kulturore, ndërsa në pyetjen se çfarë mungon për turistet ajo u përgjigj: “Është hera e parë po, ndoshta jo në vendet e Ballkanit por është hera e parë që jam këtu.Me pëlqen historia sepse jam edhe në profil shkollor për histori dhe vërtet me pëlqen. Cila është gjëja më e rëndësishme që mungon për turistët? Në mënyrë…
Shkup, 5 maj – Dita e Dëshmorëve ose 5 maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë dhe trojeve etnike shqiptare. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi në këtë datë kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për lirinë e trojeve shqiptare. Bota e qytetëruar, shoqëritë e rritura përmes vlerave, ku janë kultivuar parime themelore në ecurinë e brezave, mes të tjerash, e kanë mësuar kombin të kthejë rregullisht kokën mbrapa e të shohë rrugën e përshkuar, të dijë nga vjen, të kujtojë e respektojë historinë e të parëve dhe të mësojë prej asaj kohe se ku do…
Në një seancë të mbajtur nga Komisioni Kombëtar i UNESCO-s, u diskutua ndërtimi i kompleksit hotelier në lokalitetin turistik “Gorica” në Ohër. Pas një diskutimi të gjerë, u arritën në konkluzione thelbësore për të cilat u bë e ditur përfaqësuesve të Komunës së Ohrit. Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në krye të seancës, u fokusua në rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore, duke e theksuar se Komisioni Kombëtar i UNESCO-s nuk duhet të lejojë shfrytëzimin e ligjeve të përhershme për të lejuar projekte që mund të dëmtojnë këtë trashëgimi. Në këtë kontekst, Komisioni Kombëtar i UNESCO-s i…
Një shtetas i Kosovës me iniciale M.F. është arrestuar në kufirin e Maqedonisë së Veriut në Deve Bair, pasi është konstatuar se ka deklaruar patent shofer të falsifikuar të Kosovës. “Më 04.05.2024 në ora 15.40 në kufirin në Deve Bair, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria M.F.(31) nga Kosova, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se ka deklaruar patent shofer të falsifikuar të shtetit të Kosovës. Ai iu është dorëzuar nëpunësve policorë nga DPB Kriva Pallankë për procedurë të mëtejme”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në Shtëpinë e pleqve në fshatin Bansko të Strumicës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material, kumton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas Qendrës rajonale për menaxhim me kriza – Strumicë, zjarri është raportuar rreth orës 23:30. Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikës me dy automjete kundër zjarreve. Zjarri plotësisht është shuar 50 minuta pas mesnate. “Së pari janë evakuuar personat nga kati ku ka shpërthyer zjarri, pastaj nga katet e poshtme. Pas shuarjes së plotë të zjarrit, personat e evakuuar ngadalë janë kthyer në vendet e tyre,…
SPB Tetovë njofton se për shkak të mbajtjes së tubimeve të partive politike në kuadër të fushatës parazgjedhore, në qendër të qytetit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në sot dhe nesër (e diel dhe e hënë). “Përgjatë bulevardit “Iliria” do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit nga hyrja e Tetovës deri në shesh, gjegjësisht rrethrrotullimi me bulevardin dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përgjatë bulevardit. Gjithashtu, gjatë tubimeve do të bëhet devijimi i komunikacionit edhe nëpër rrugët tjera, përkatësisht rrugëve “JNA”, “Todor Ciposki-Merjan”, “Jane Sandanski” dhe “Nikola Tesla””, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.…
Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka iniciuar procedurë kundër një 18 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Pengimi i zyrtarit në kryerjen e veprës zyrtare nga neni 382 paragrafi 3 në lidhje me paragrafi 2 dhe paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 2 maj, në një shtëpi në rrugën “Dimkata A. Gaberot” në Kavadar, dy inspektorë të MPB-së kanë ndërmarrë një veprim zyrtar – kapjen e një të burgosuri të arratisur nga NJPK-ja e Gjevgjelisë, i cili ishte i afërm i të dyshuarit aktual. I burgosuri ka rezistuar gjatë tentativës për t’u privuar…
Deputetët e VV zbarkuan në Lagjen e trimave në Kumanovë për të përkrahur koalicionin VLEN dhe numrin 6. Deputetët e VV, Besim Muzaqi, Nijazi Isaku dhe Milazim Salihaj sonte qëndruan në Lagjen e trimave dhe në fshatin Sllupçan për ti dhënë përkrahje koalicionit VLEN. “Lista VLEN e ka tejkaluar vetveten për çështjen kombëtare, gjë që VV, ne si deputet dhe kryeministri Albin Kurti jep përkrahje maksimale”, u tha ndërmjet tjerash nga deputetët e VV-së. Ata bënë thirrje publike që me 8 maj të përkrahet fuqishëm Koalicioni VLEN
Çmimet e ushqimeve u rritën lehtë në prill pasi çmimet më të larta për mishin, vajrat vegjetale dhe drithërat tejkaluan çmimet më të ulëta të sheqerit, qumështit dhe produkteve të qumështit, tha Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (OUB) e Kombeve të Bashkuara. Indeksi i çmimeve të OUB-së të shportës së produkteve ushqimore bazë në muajin prill u rrit me 0.3 pikë krahasuar me vlerën e rishikuar për muajin mars dhe shënoi mesatarisht 119.1 pikë. Kjo do të thotë se në bazë mujore janë rritur me 0.3%. Në muajin mars, shporta e produkteve ushqimore bazë u shtrenjtua në baza mujore, për…
