Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gazetarët në Ballkan përballen me kërcënime gjithnjë e më serioze

13 Maj, 2026

Gati 87% të derivateve të naftës vitin e kaluar Maqedonia e ka importuar nga Greqia

13 Maj, 2026

Ekspertët në Maqedoni: Dezinformatat po bëhen kërcënim kryesor

13 Maj, 2026

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

13 Maj, 2026

U kap një ujk në lagjen Kozle të Shkupit

13 Maj, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

13 Maj, 2026

Ish ministri i Bujqësisë Nikollovski, merret në pyetje nga policia

12 Maj, 2026

Patrioti Hoxhë Osman Musliu kandidat në listën e Vetëvendosjes

12 Maj, 2026

Presidenti Begaj takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut

12 Maj, 2026

Policia kap “vrasësin” serb në Shkup, “po përgatiste një vrasje me pagesë”

12 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 13 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gazetarët në Ballkan përballen me kërcënime gjithnjë e më serioze

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Trend shqetësues të përkeqësimit të hapësirës qytetare gjatë vitit të kaluar u zbulua në mbi Raportin vjetor mbi Hapësirën Qytetare në kapitullin dedikuar Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi). Edhe pse integrimi në BE mbetet një synim formal në rajon, raporti evidenton përkeqësim serioz të kërcënimeve ndaj organizatave qytetare (OQ), aktivistëve dhe gazetarëve, duke përfshirë dhunë fizike, mbikëqyrje dhe fushata të organizuara për diskreditim, transmeton Portalb.mk.

Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtar i rrjetit të Forumit Qytetar Evropian (ECF) dhe autor i kapitullit për Ballkanin Perëndimor, sot merr pjesë në prezantimin zyrtar të Raportit vjetor për hapësirën qytetare në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Gjetjet kryesore rajonale:

• Qëndrueshmëri financiare e rrezikuar: Ndërprerja e menjëhershme e ndihmës ndërkombëtare nga USAID ka dëmtuar programet kyçe, duke i detyruar organizatat qytetare të zvogëlojnë aktivitetet e tyre. Financimi publik mbetet i kufizuar, jotransparent dhe shpesh nën kontroll politik. Kjo varësi nga donatorët përdoret gjithashtu për të nxitur narrativa për “agjentë të huaj”.

• Sulme të synuara: Organizatat e pavarura qytetare dhe mediat janë përballur me padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), inspektime selektive, mbikëqyrje dhe bastisje policore. Në Serbi janë dokumentuar bastisje pa urdhër, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri gazetarët janë përballur me frikësime dhe sulme.

• Pasiguri juridike: Edhe pse kushtetutat garantojnë lirinë e asociimit, në praktikë po vendosen ligje kufizuese. Një shembull i dukshëm është ligji për “agjentët e huaj” në Republikën Srpska (Bosnje dhe Hercegovinë), i cili ka rritur presionin ndaj organizatave pavarësisht pezullimit të tij.

• Konsultime procedurale: Pjesëmarrja në vendimmarrje po bëhet gjithnjë e më formale. Këshillat për shoqërinë civile dhe strategjitë shpesh zbatohen dobët, ndërsa konsultimet kanë ndikim të kufizuar në politikat përfundimtare.

• Ngushtimi i hapësirës së sigurt: Hapësira qytetare karakterizohet nga frika, autocensura dhe mungesa e mbrojtjes efektive. Dhuna me bazë gjinore dhe ngacmimet e synuara online, veçanërisht kundër grave, kontribuojnë më tej në mjedisin armiqësor.

Në vend të partneritetit ndërmjet organizatave qytetare dhe qeverive, në rajon është vërejtur kontroll dhe stigmatizim në rritje ndaj atyre që punojnë në fushën e demokracisë, antikorrupsionit dhe të drejtave të njeriut. BCSDN paralajmëron analizë më të detajuar përmes raportit të ardhshëm nga “Monitoring Matrix”, i cili do të përfshijë fusha kyçe si kornizat ligjore dhe liritë themelore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i garantojnë formalisht liritë qytetare, por realiteti po bëhet gjithnjë e më armiqësor për ata aktorë shoqërorë që mbajnë ton kritik. Organizatat qytetare po përballen me presion, stigmatizim dhe pasiguri në rritje. Ky është një sinjal i qartë paralajmërues se hapësira qytetare duhet të bëhet pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit në BE dhe jo çështje dytësore”, theksojnë autoret Marija Vishinova Shemova dhe Simona Mlladenovska.

Raporti rekomandon mbrojtje më të fortë të lirive themelore, pjesëmarrje substanciale të shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse dhe mbështetje më të qëndrueshme për organizatat e pavarura qytetare në gjithë rajonin.

Kujtojmë se Maqedonia ra me 3 vende, nga 42 në 45, në Indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij (RSF), dhe tani është në grupin e vendeve ku situata është “problematike”. Ndërkohë, shoqëria civile, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA), përballet me sfida serioze. Rreth 75% e organizatave të shoqërisë civile raportojnë pengesa në aktivitetet e tyre, ndërsa 22% vlerësojnë se kushtet janë përkeqësuar shumë dhe 48% se janë përkeqësuar. Për më tepër, 67% kanë përjetuar kërcënime online dhe 44% reduktim apo ndërprerje të fondeve. Vetëm 3% e organizatave besojnë se situata është përmirësuar.

Lexuar: 38

Lajme te ngjashme

Gati 87% të derivateve të naftës vitin e kaluar Maqedonia e ka importuar nga Greqia

Ekspertët në Maqedoni: Dezinformatat po bëhen kërcënim kryesor

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

U kap një ujk në lagjen Kozle të Shkupit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Nikollovski, merret në pyetje nga policia

Lajmet e fundit

Gazetarët në Ballkan përballen me kërcënime gjithnjë e më serioze

13 Maj, 2026

Gati 87% të derivateve të naftës vitin e kaluar Maqedonia e ka importuar nga Greqia

13 Maj, 2026

Ekspertët në Maqedoni: Dezinformatat po bëhen kërcënim kryesor

13 Maj, 2026

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

13 Maj, 2026

U kap një ujk në lagjen Kozle të Shkupit

13 Maj, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

13 Maj, 2026

Ish ministri i Bujqësisë Nikollovski, merret në pyetje nga policia

12 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.