Autor: Suad Avdiu
Sot, më 10 janar, këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli feston ditëlindjen e saj. Me një karrierë që ka zgjatur dekada dhe me një zë që ka prekur zemrat e miliona shqiptarëve, Shyhrete Behluli është një emër i paharrueshëm në historinë e muzikës popullore shqiptare, shkruan “Kosovarja”. Ajo ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm në botën e muzikës, duke interpretuar me pasion dhe shpirt këngë që janë bërë të dashura për publikun, duke u bërë një simbol i traditës muzikore shqiptare. Me një repertor të pasur dhe këngë që janë ende të pëlqyera, ajo ka kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e…
Aeroporit të Shkupit do t’i shtohet linjë direkte nga Shkupi në Amsterdam, e cila është një mundësi e madhe për turizëm, si dhe kompania ajrore EasyJet ka dorëzuar zyrtarisht dokumentet në ministri për linjën Shkup-Paris deri në Aeroportin Orly, që është më afër qendrës së Parisit, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski, transmeton Portalb.mk. Ai theksoi se në periudhën në vijim pritet që të konfirmohen edhe 3-4 destinacione, në të cilat do të kryhen fluturime nga aeroportet e Maqedonisë. Për gjendjen në të cilën i ka gjetur aeroportet në vend si ministër, ai theksoi: “Në kushtet kur aeroporti i Prishtinës…
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në malet më të larta borë e dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët jugperëndimore erë e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 9 deri 15 gradë. Në Shkup mot i ndryshueshëm, paradite me paraqitje të mjegullës, ndërsa në fund të ditës me shi të dobët të…
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të një politikanit në Bullgari, i cili tha se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”. “VLEN shpreh shqetësim dhe dënon deklaratat e një politikani margjinal prorus në Bullgari, i cili pretendon se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”. Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe as nuk lehtësojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duam të rikujtojmë se Bullgaria, përmes Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, është zotuar të…
“Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duhet të dalë përfundimisht nga filmi nacionalist”, theksoi LSDM pas reagimit të BDI-së ndaj deklaratës së djeshme të Venko Filipçe, i cili tha se “BDI është simbol i korrupsionit dhe përçarjeve”. “Retorika e tij për nxitjen e vazhdueshme të tensioneve etnike si një mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme për vendin.Politika të tilla dhe filma me uniforma ushtarake janë provokime të papërshtatshme që nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike, thekson LSDM. LSDM i konsideron të papranueshme provokimet e qëllimshme etnike të BDI-së, të cilat janë shndërruar në strategjinë e vetme…
Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump më 20 janar në Uashington. Këtë informacion e ka bërë mbrëmë zëvendësi i tij dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski. “Kryeministri mori një ftesë. Është një ngjarje e madhe dhe e rrallë, dhe ai ndoshta është i vetmi nga rajoni që do të marrë pjesë. Diçka që flet shumë, jo vetëm për vendin, por edhe për të personalisht, se si përjetohet dhe vlerësohet në vendin më të fuqishëm në botë. Është një nder i madh dhe jam i bindur se kryeministri do…
Sot do të jetë dita e parë e punës për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të cilët deri më tani ishin në pushim. E në seancën e parë deputetët do ta kenë para vetes interpelancat për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme, Astrit iseni. Shkarkimin e zyrtarëve të lartë-përmendur e dëshiron Fronti Europian, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë festave të28 nëntorit. Interpelancen kundër Mexhitit dhe Stoilkoviçit, Toshkovskit, Isenit e ka dorzuar Fronti Europian kurse shkarkimin e Ilirra Dautit e…
“BDI ndër vite ka mbartur njollën e korrupsionit! LSDM është distancuar qartë”, kështu tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaratë për të cilën reagoi Bashkimi Demokratik për Integrim, përcjell TV21. BDI tha se, LSDM po përpiqet për të mbijetuar politikisht, që siç e quan BDI, është një përpjekje e dështuar. BDI tutje tha se, partitë maqedonase po mbjellin mbjellin frikën te qytetarët maqedonas, se shqiptarët janë armiku i tyre po siç thotë, kërcënimi i vërtetë i maqedonasve janë ata që mohojnë kishën e tyre, gjuhën e tyre, identitetin e tyre. “Në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar politikisht, LSDM…
“Me datë 08.01.2025 në ora 20.15 në RV Shkup është raportuar se në zonën e Karposhit, zyrtarët policorë kanë gjetur të miturën S.A.(14) nga Shkupi, për të cilin me datë 10.10.2024 nëna e saj S.A.(44) ka raportuar se ajo është larguar nga shtëpia”, ka njoftuar policia.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mjegull paradite në disa lugina. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu të kohëpaskohshme, ndërsa në vendet më të larta do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 0 deri në 7, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 9 deri në 15 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, paradite me mjegull, ndërsa nga fundi i ditës me reshje të dobëta shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në…
