Autor: Suad Avdiu

Nga 10 000 euro dëmshpërbim për secilën familje të viktimave të Besa Transit, do ta paguaj shteti bullgar. Gjykata e Qarkut në Pernik, ka vendosur se Agjensia për infrastrukturë rrugore e Bullgarisë është fajtore pjesërisht ose 10% për aksidentin e Besa Transit, në të cilin humbën jetën 45 persona. Palët kanë të drejtë ankese për këtë vendim para Gjykatës së Apelit në Sofje në afat prej dy javësh, që nga momenti i dorëzimit së vendimit. Gjithashtu, pranohen rrethanat se për atë pjesë të rrugës nuk është miratuar akti 16 për autostrada dhe për këtë ka status të rrugës së shpejtë,…

Read More

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i është përgjigjur reagimeve të fundit të BDI-së një ditë para interpelancës ndaj tij. Në lidhje me krahasimet që BDI ia bëri Mexhitit me zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, Mexhiti tha që BDI niset nga vetja, ndërkaq theksoi që edhe LSDM-ja tashmë është distancuar nga BDI-ja. “Nisen prej vetes ata, mendojnë se si mendojnë vetë, mendojnë edhe të tjerët, ende i kemi të gjalla fotografitë ku krenoheshin dhe me shumë mburrje e prisnin Vuçiqin në Ohër, në Shën Naum, si një arritje e madhe, duke përkrahur Open Balkan. Krejt tendencat për destabilizim nuk kanë qenë për popullin apo për…

Read More

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi informon se në klinikën e tyre është rritur numri i pacientëve me infeksione të frymëmarrjes dhe të zorrëve. Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Fëmijëve “Këtë periudhë të vitit dominojnë viruset sezonale të cilat janë më të shpeshtuara, por kjo ndodh pothuajse çdo vit në këtë periudhë. Kemi numër të zmadhuar të pacientëve me sëmundje respiratore dhe infeksione të zorrëve, të cilët trajtohen në klinikën tonë dhe e marrin kujdesin e nevojshëm”, deklaroi Memedi. /SHENJA/

Read More

Propozim Ligji për Arsim të Mesem në të cilin parashihet intonimi i himnit ështe duke u përpunuar dhe përsëri do të jetë para deputetëve.  E pyetur nga Klan Maqedoni, Ministrja Vesna Janevska tha se neni që parasheh intonimin e himnit edhe mund të hiqet, sepse sipas sajë, askush nuk mund ta ndalë dikë që dëshriron ta intonojë himnin. “Kemi disa  nene për të cilat vlerësojmë se duhet të përpunohen dhe pres që ligji të jetë të jetë gati rreth 20-25 këtë muaj. dhe atëherë do ta dorëzojmë përsëri në Kuvend.Vlerësoj se nuk është gabim ose lëshim nëse atë nen e…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kritikoi qeverinë aktuale për dështimin në realizimin e premtimeve për depolitizimin dhe departizimin, duke vlerësuar se realiteti është krejtësisht i kundërt me retorikën parazgjedhore. VMRO-DPMNE, e cila erdhi në pushtet me premtime të mëdha për depolitizimin, po kryen një okupim mizor të institucioneve. Në vend të kompetencës, në krye të institucioneve kyçe shohim kuadro partiake, kushërinj dhe të afërm. Sistemi i meritave i Mickoskit në fakt është librezë anëtarësimi partiak si kualifikim kryesor për çdo punësim”, tha Filipçe. Ai theksoi se gjendja në shëndetësi dhe arsim është gjithashtu alarmante. “Spitalet janë të stërmbushura me furnizime…

Read More

Besart Kelmendi i njohur në publik si Gjesti, është personazhi më i komentuar i ditëve të fundit, pas kalimit të tij në Big Brother VIP Albania. Hyrja e tij e befasishme në spektaklin e BBVA 4 ka bërë bujë të madhe, për faktin se askush nuk e kishte pritur një vendim të tillë. Gjesti, përveç se i komentuar shumë ka shënuar rritje të madhe të ndjekësve në Instagram. Ai tashmë ka mbi 311 mijë ndjekës në këtë platformë, një rritje enorme krahasuar prej katër javëve të kaluara kur i kishte pasur 121 mijë. Pra, gjatë kësaj periudhe ai ka fituar…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se Sektori i Krimit Kibernetik po merr masa për hetimin dhe trajtimin e mashtrimeve telefonike të kryera nëpërmjet teknikave të përcjelljes së numrave të telefonit dhe mashtrimit të Caller ID. “Mos shpërndani asnjëherë informacione personale, informacione bankare ose fjalëkalime përmes telefonit. Nëse dyshoni se keni qenë viktimë e një mashtrimi të tillë, lajmëroni menjëherë rastin në komisariatin më të afërt”, apelon MPB. Prej atje thonë se mashtruesit më shpesh paraqiten si përfaqësues të bankave, institucioneve publike ose kompanive për të mashtruar viktimat. Departamenti i Krimeve Kibernetike kreu kontrolle në lidhje me mashtrimet telefonike dhe…

Read More

Kreu i ASH-së, pjesë e koalicionit qeverisës VLEN thotë se ekzekutivi aktual i respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. I pyetur për sanksionet shtesë që presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden vendosi për individë të caktuar në Ballkanin Perëndimor, Taravari tha se për këtë duhet të kenë kujdes, siç tha ai, personat që kanë problem me SHBA-të. “Padyshim që po, unë mendoj që qeveria deri tash, këto 6-7 muaj ka dëshmuar që fuqimisht qëndron pas gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, posaçërisht aty ku kanë qenë të kyçura edhe SHBA-të, që i përkrahën dhe i përmbanë. Unë i përshëndes masat e fundit që…

Read More

Koaliconi VLEN ka kërkuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim që ta largojë Artan Grubin nga partia, që siç thonë, që të ruhet partneriteti strategjik I shqiptarëve të RMV me SHBA-të, përcjell TV21. Vlen tha se, BDI duhet të dëshmojë se premtimet dhe angazhimet e tyre janë reale dhe se nuk do të lejojnë që veprimet kriminale të njollosin të ardhmen e shqiptarëve në vend. “Bëjmë thirrje të qartë dhe të hapur deri te lidershipi i Bashkimit Demokratik për Integrim që të marrë masa konkrete dhe të dukshme për të ruajtur partneritetin strategjik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me Shtetet…

Read More

Njëzet e tetë vjeçar nga Kumanova është ndaluar dje pasi policia e kapi atë në tentativë për të kryer vjedhje. – Me datë 08.01.2025 në ora 13:40 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria S.B (28) nga Kumanova, njofton MPB. Siç shton policia, ai është kapur duke tentuar të marrë sende nga prona private në lagjen “Pero Çiço” dhe dyshohet se ka marrë disa sende nga prona private në rrugën “Narodna Revolucija”. S.B. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Read More