Autor: Suad Avdiu
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti për dorëheqjen e Ilire Dautit tha se është një dramë artificiale për të krijuar heronj brenda natës dhe shtoi se, ai funksion i takon Frontit Europian, që siç tha, në rastin më të keq, me të do të udhëhqe Ilir Hasani ose Musa Xhaferi “Mendoj se tash më dorëheqja është një dramë artificiale për tu krijuar heronj brenda natës. Edhe sikur të dorëhiqet, ia vend i takon Frontit Europian, nëse nuk do të jetë ilirja, në rastin më të keq do të jetë Iliri, Musa, cili do që ata e vlerësojnë. Kanë mjaftë hapësirë për…
Xheneta është shprehur tejet e përmalluar për Gjestin, me një mesazh që iu drejtua atij e po ashtu pati një kërkesë për produksionin. “Nuk më ka zënë asnjëherë pija në këto momente, por t’kisha hangër prej gishtave të këmbës”, iu drejtua ajo Gjestit, derisa buzëqeshte dhe mbante pijen në dorë. Xheneta po ashtu pati një kërkesë për produksionin që t’ia sillnin Gjestin brenda në shtëpinë e BBVK-së. “Pse bre Vëllai i Madh, pse nuk më sillni për 45 minuta Gjestin, sa i poshtër që je. Me zor silleni ai si të më sheh nuk më refuzon Gjest send nuk ka…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,01 % në raport me vendimin e datës 13.01.2025. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,051 den/kg dhe tani do jet 46,336 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Vajit ekstra i…
Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se lumi Vardar ka nivel më të lartë në krahasim me mesataren për janarin në Jegunovc, Shkup, Veles dhe Demir Kapi. Janë rritur nivelet e ujit edhe në lumin Treska në Makedonski Brod, në Pçinja tek Banja e Katllanovës dhe në Drinin e Zi në Lozhan. Janë ulur nivelet e ujërave të Kriva Rekës, në Kriva Pallankë, të Pçinjës në Pelince dhe të Lumit të Zi në Novac. Nivelet e ujërave të liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në kuadër të mesatares së janarit.
Deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti, sot dorëzoi dorëheqjen e saj në nga ky organ kuvendor. Kjo ndodh pasi të premten, deputetët votuan një interpelancë për të si kryetare e Komisionit. Edhe pse ajo kërkoi 15 minuta në foltore për të shpjeguar dorëheqjen e saj, megjithatë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk ia lejoi.
Vazhdim të pushimit dimëror nuk do të ketë. Nxënësit duhet të kthehen në shkollë të hënën, më 20 janar. Kështu u përgjigjën nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në pyetjen nëse ulja e temperaturave dhe perhapja e viruseve mund të shkaktojnë shtyerje të pushimit dimëror. “Nuk do të ketë vazhdim të pushimit dimëror, gjysëmvjetori i dytë fillon më 20 janar”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Pas diteve të bukura me borë që lam pas, tani nisi ulja edhe më e madhe e temperaturave. Ashtu siç paralajmëruan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike mesi i javës do të ishte me…
Përplasje e rëndë mes një furgoni dhe një veture Mercedes ka ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e bulevardit Kliment Ohridski dhe rrugës Dimitrie Çupovski në qendër të Shkupit, në afërsi të konviktit studentor Kuzman Josifovski-Pitu në qendër të Shkupit, transmeton Lideri.mk. Sipas informacioneve të gazetarit të “Sloboden Pecat” nga vendi i aksidentit, në të kishte persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital. Në fotot e “Sloboden Pecat” shihet vetura e shkatërruar dhe policia duke rregulluar qarkullimin dhe duke bërë kontroll.
BDI përmes një komunikate vlerëson se partitë humbëse të kolaicionit VLEN, të përzgjedhura nga VMRO-DPMNE për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë vazhdojnë të sillen akoma si opozitë, sepse realisht nuk kanë asnjë rol në qeverisje. “Të margjinalizuar dhe të papërfillur nga ata që i emëruan, ata e kalojnë ditën duke shpërndarë propagandë kundër BDI-së, për të fshehur dështimin e tyre të plotë dhe tradhtinë ndaj interesave shqiptare. Aq shumë janë të kapur nga VMRO-DPMNE- ja, saqë kanë filluar edhe të duken si ata – duke u marrë me shpifje dhe propagandë për të kaluarën, sepse nuk kanë asnjë rezultat…
Ish-ministri i jashtëm, Bujar Osmani së fundi i është përkushtuar karrierës së tij profesionale si specialist i mjekësisë në kirurgjinë digestive. Ai ka njoftuar se në javët në vijim do të jetë pjesë e ekipit të njohur të ekspertëve në Spitalin Universitar Koç në Stamboll, një nga qendrat më të avancuara për kirurgji laparoskopike dhe robotike abdominale, përcjell INA. “Në javët e ardhshme do të jem pjesë e ekipit të njohur të ekspertëve në Spitalin Universitar Koç, Stamboll, një nga qendrat më të avancuara në kirurgjinë laparoskopike dhe robotike të abdomenit. Është një privilegj të jem pjesë e një ekspertize…
Nga Prokuroria njoftojnë se kanë parashtruar aktakuzë ushtruesit të detyrës drejtor në NPK “Gazi Baba-2007”, pasi i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “përvetësim gjatë shërbimit”, përcjell TV21. Nga hetuesia kërkojnë nga gjykata që për personin në fjalë të shqiptohen masa kujdesi si ndalesa për largim nga vendi, detyrimi për paraqitje para personave zyrtar dhe marrja e përkohshme e pasaportës. “I pandehuri, në periudhën prej datës 01.01.2021 deri më 31.12.2021, në cilësinë e zyrtarit – ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Gazi Baba – 2007”, me qëllim të përfitimit të paligjshëm material për dikë tjetër, ka përvetësuar paratë…
