Autor: Suad Avdiu
✅️118 000 000 denarë nga Qeveria e RMV-së, për Gjimnazin Sami Frashëri dhe paralelet e mjekësisë dhe të teknikës… ✅️Para tri viteve e vendosëm në tavolinën e bisedimeve si prioritetin numër një, pa të cilin nuk do të bënim marrëveshje për qeverisje. Duke e analizuar të kaluarën shumë persona atë kohë ishin skeptik se kjo punë nuk do të bëhet, por sot është një realitet i bukur që po i ndodh Kumanovës dhe kumanovarëve 🏬Kumanova po bëhet me shkollë të mesme moderne….
Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, ka reaguar në lidhje me interpelancën ndaj kryetares së Komisionit për Politikë Sociale Ilire Dauti, e cila u votua nga shumica e deputetëve javën e kaluar. Gashi në reagimin e tij thotë se detyra e tij si kryetar Kuvendi ka përfunduar pasi është finalizuar procesi i interpelancës, duke shtuar se ajo nuk ka pasoja apo efekte juridike. “Si Kryetar i Kuvendit, përgjegjësia ime kryesore është të respektoj dhe zbatoj Rregulloren dhe procedurat e Kuvendit. Në këtë kontekst, interpelanca ndaj Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, znj. Ilire Dauti, është zhvilluar…
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) e publikoi listën e debitorëve për borxhe të arrira deri më 30 shtator 2024, ndërsa të papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal të të ardhurave, kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social, akcizave dhe doganave. Në listën e debitorëve, e cila është e publike në ueb-faqen e DAP-it, ka 1962 persona juridik që është më pak për shtatë debitorë nga lista e kaluar dhe 3915 persona fizik përkatësisht për 69 më shumë nga lista e kaluar. Gjithsej neto borxhi i publikuar është 11.509.677.366 denarë, përkatësisht për…
Për shkak të borës dhe paraqitjes së ngricave, prej 11 janarit e deri dje, Ndihma e Shpejtë e Shkupit ka pasur gjithsej 254 intervenime. Mjeku Rihad Rexhepi, shef turni në Ndihmën e shpejtë mjekësore deklaroi se në këto 254 intervenime ka pasur edhe aksidente, qytetarë të lënduar të cilët janë rrëzuar duke rrëshqitur në akull, persona në gjendje të alkoolizuar të cilët kanë marrë lëndime, por edhe disa me lëndime nga përleshjet fizike. “Janë evidentuar gjashtë intervenime për shkak të rrëzimit në borë, njerëzit kanë lënduar këmbë, kokë … Të mos dilet pa nevojë, kjo sidomos vlen për Fëmijët dhe…
Një burrë 43-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia pasi është raportuar për sjellje agresive dhe kërcënime ndaj të dashurës së tij. Incidenti ndodhi më 12 janar 2025, rreth orës 22:00. Policia e Kumanovës e ndaloi personin me inicialet M.A. dhe e dërgoi në stacionin policor. Pas përfundimit të hetimeve, pritet që të ngrihet kallëzim dhe të merren masa ligjore ndaj tij.
Sot nga ora 11:00 deri në 11:30 punonjësit e disa ministrive si dhe të Entit Shtetëror të Statistikave do të protestojnë për shkak se nuk është aprovuar rritja e shtesave në paga prej 30 përqind. Protesta pritet të zgjasë gjysmë ore para ndërtesave të ministrive. Sipas Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, në protestë pritet të marrin pjesë punonjësit e Ministrisë së Kulturës; Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; Çështjeve Evropiane; Transformimit Digjital; Transportit dhe Lidhjeve. “Deri tani janë gjashtë ministri që do të dalin në protestë, si dhe punonjësit e…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta lëshojë në përdorim aksin rrugor Gradsko-Drenovë (pjesë e rrugës së shpejtë Gradsko-Farish). Aksi rrugor Gradsko-Drenovë është në gjatësi prej 15,5 kilometra plus një kilometër nga aksi rrugor Farish-Drenovë ose gjithsej 16,5 kilometra nga rruga e shpejtë. Vlera e projektit, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është 37.300.000 euro nga të cilat 26.700.000 euro janë siguruar përmes IPA fondeve dhe 10.600.000 euro janë siguruar nga Buxheti. E gjithë rruga e shpejtë pritet të lëshohet në mars duke plotësuar 25 kilometra. Mickoski paralajmëroi se vazhdojnë edhe aktivitetet e autostradës ndërmjet Prilepit dhe Manastirit dhe pret…
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -3 deri në 3 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani priti në takim zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Në takim u diskutua për projektet që janë ndarë për Komunën e Gostivarit nga Qeveria si dhe për projektet që janë ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, siç është ndarja e mjeteve për Komunën e Gostivarit për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik për Bllokun urban 21 me 87 milionë denarë si dhe sigurimi i fondeve nga Banka Evropiane e Investimeve për realizimin e projektet të rezervuarit në fshatin Çegran me vlerë 30 milionë denarë dhe…
Koalicioni VLEN tha se, jemi në kohën e zhveshjes dhe demaskimit të plotë të BDI-së, që siç thotë, në prag të shkatërrimit mbeti e vetmuar. VLEN tha se, BDI është dënuar nga vota e shqiptarëve dhe në zgjedhjet lokale, ky dënim do të jetë edhe më i ashpër dhe shtoi se, qytetarët tani po frymojnë lirshëm. “Partia non grata BDI, mbeti e vetmuar, e në prag të shkatërrimit. Meqë kjo parti njihet si dora e djathtë e kazinove e kumarit, shpenzuan gjithë xhokerët që kishin në dispozicion. Parimet lanë anash, interesin e qytetarëve në sirtarë, e gjendjen e shqiptarëve nuk…
