Autor: Suad Avdiu

VLEN në një kumtesë për media akuzojnë BDI për lirimin e Sasho Mijallkovit, ndërsa thonë se nuk do të ketë më politikanë që pasurohen brenda natës. “Ndajmë të njëjtin vend por jo të njëjtin fat. Gjatë javës së kaluar, kishim mundësi të shohim teksa ish-drejtori i DSK-së dhe i dënuari Sasho Mijallkov të bredh në Monako para një restoranti luksoz me një “Ferrari” me vlerë rreth 700 mijë dollarë. Çfarë do të thotë kjo, që i dënuari bën jetë luksozederisa në burgje vuajnë shumë shqiptarë të pafajshëm. Lirinë e Sasho Mijallkovit nuk e solli babagjyshi i Vitit të Ri, por…

Read More

Koalicioni VLEN akuzon BDI-në për kapje të sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar se ishte pikërisht raporti i drejtorit të burgut të Strugës, Valon Qyra, që ka shërbyer si bazë që Gjykata e Apelit të sjell vendim për lirimin e Mijallkovit, 7 muaj para përfundimit të dënimit. Sulejmani citon përmbajtjen e raportit, të cilin e cilëson skandaloz e që siç tha ai, flet me superlativa për sjelljen e Mijallkovit. “Citoj; i njejti është paraqitur si person i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm, me norma të pranueshme morale të sjelljes dhe tërësisht i është përmbajtur rregullave të shkruara ligjore. Në mjedisin ku ka…

Read More

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të vizitës së tij të punës në Ankara. Takimi u fokusua në çështje të rëndësishme të natyrës politike, ekonomike dhe sociale, me theks në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe stabilitetin rajonal. Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e Turqisë si aktor i rëndësishëm politik dhe ekonomik në Ballkan. Turqia luan rol qendror në stabilizimin e rajonit dhe ballafaqimin me sfidat globale dhe rajonale, duke përfshirë mbështetjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministri nënvizoi…

Read More

Ndonëse kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka deklaruar se votimi i interpelancës kundër Ilire Dautit si kryetare e Komisionit për politikë sociale nuk ka pasojë juridike, sipas Ilire Dautit, ajo u shkarkua në momentin që shumica në Kuvend votuan konkluzionin pas interpelancës. E ftuar në intervistë në Alsat, Dauti thotë se më mirë do të jepte dorëheqje, se sa të jetë e detyruar të punojë nën diktat të Levicës, e ta vendosë në rend dite propozim ligjin për branitellat. “I bie që nëse Ilire Dauti dëshiron të qëndrojë kryetare e komisionit, është e obliguar që ta vendosë atë pikë në…

Read More

Ish banori i BBVK, Eduard Kuçi ka kërkuar nga BBVA që t’ia dërgojnë ftesën për tu bërë pjesë e këtij realty show-i. Pas hyrjes së Gjestit, Edi ka thënë se së bashku do të bëjnë show. Ndërsa sot në Instagramin e tij, ai ka publikuar një fotografi ku shkruhej: ”Edi rrugës për bbva”. Këtë foto, Edi e ka shoqëruar me tri pika, duke ngacmuar kështu vëmendjen e publikut për një hyrje të mundshme. Se a do të bëhet pjesë e asaj shtëpie edhe Edi, do ta kuptojmë së shpejti.

Read More

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë, reagon ndaj deklaratës, siç e quajnë “mashtruese” të zëvendëskryeministrit Arben Fetai lidhur me ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri. “E njoftojmë Arben Fetain, se objekti i ri i Gjimnazit Sami Frashëri, si shumë e shumë projekte të tjera në Kumanovë e Likovë e mbanë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim. Realizimi i kontratës për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri ka filluar qysh nga qeverisja e BDI-së dhe se shumë është afër finalizimit të punimeve. Por, e kuptojmë zv/kryeministrin Fetai i cili në pamundësi për të…

Read More

Kryetari i degës së partisë Alternativa-Kumanovë, Orhan Kurtishi, ka reaguar pas deklaratave të opozitës lidhur me ndërtimin e shkollës së mesme të gjimnazit “Sami Frashëri”. “Paska reaguar “Opozita” për ndërtimin e objektit të shkollës së mesme të gjimnazit “Sami Frashri ” duke përvetësuar edhe projektet e huaja të cilat ishin ëndërr për ata, njëzet vite në pushtet as edhe një punë e kryer për arsimin në Kumanovë tani dalin e i përvetësojnë sukseset e të tjerëve. Jemi të nderuar që po gëzoheni edhe ju për punën tonë si VLEN. Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet…”, ka shkruar Kurtishi. -Televizioni News

Read More

Me datë 13 Janar, 2025 në ora 07:35 në SPB Shkup, Poliklinika Çair ka raportuar se në njërën nga dhomat e objektit ka shpërthyer zjarr. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Kontrolli është kryer nga ekipi i Sektori për Punë të Brendshme – Shkup.

Read More

Zv.kryeministri, Arben Fetai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot Qeveria miratoi programin vjetor për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave për vitin 2025. Me këtë, Kumanova po bëhet me një godinë të re dhe moderne për Gjimnazin Sami Frashëri, për të ndërtimin e së cilës kemi ndarë 118 milionë denarë. Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Fetait. Super lajm për Kuman vën – 118 milionë denarë për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri Jam krenar të njoftoj se për Kumanovën, e lënë në harresë për dy dekada, më në fund po…

Read More

Kohën e pauzës kanë vendosur të mos pushojnë. Kanë printuar fletushkat në kërkim të pagave me dinjitet dhe dolën në protestë për të shprehur revoltën e tyre. Disa nga këta protestues që po shihni punojnë për 25 mijë denarë në muaj. Mesdita e së martës dukej kështu para shumë ministrive dhe disa institucioneve tjera shtetërore, ku paga mesatare e punonjësve administrativ është rreth 29 mijë den. Ata thonë se janë të diskriminuar dhe kërkojnë rritje të pagave për 30% me firmosje të marrëveshjes kolektive. Kryetari i Sindikatës së SPOGJ kërkoi nga qeveria që sigurohen mjete për këto rritje pagash. https://youtu.be/59cwCvkIrhg…

Read More