Autor: Suad Avdiu
Numri i të sëmurëve me grip është rritur për 3.2 herë më shumë në periudhën prej 6 deri më 12 janar krahasuar me javën e parë të këtij muaji. Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se janë raportuar 10 mijë e 53 raste me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin. Numri më i madh i të sëmurëve është në Shkup ku janë regjistruar 305 persona me grip, pason Dibra me 134, Kumanova me 118, Tetova dhe Gostivari me nga 66, Kavadari me 62 dhe në qytetet e tjera ka të regjistruar më pak se pesëdhjetë të prekur…
Ministri për Çështje Evropiane ka njoftuar se në Sejmin të Polonisë ka realizuar takim me Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin e Grupit për Miqësi me Vendet e Ballkanit, Glogovski dhe Shinjkovski. “Sot, në Sejmin e Polonisë, realizova takim me Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin e Grupit për Miqësi me Vendet e Ballkanit, Glogovski dhe Shinjkovski. Diskutuam për prioritetet e përbashkëta dhe përforcimin e mbështetjes për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Murtezani. https://www.facebook.com/orhan.murtezani/posts/9462424100458780?ref=embed_post
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka bërë të ditur se ka realizuar takim me Ambasadorin e Azerbejxhanit, Sh.T. Kamil Kasijev. Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në sektorin e turizmit, por edhe në fushën e energjetikës për të garantuar siguri më të madhe energjetike dhe pavarësi të të gjitha vendeve të rajonit. “E informova për përpjekjet tona në procesin e integrimit në BE dhe konstatuam rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe avancimin e reformave në fusha si lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës, digjitalizimi dhe bashkëpunimi ekonomik. U pajtuam se grupet parlamentare të bashkëpunimit…
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, mori pjesë në ngjarjen “Dita e Hapur” të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërjet qeverisë dhe komunitetit të biznesit për zhvillimin ekonomik të vendit. Në fjalimin e tij, Mexhiti shprehu falënderime për kryetarin e Odës, Mendi Qyra, drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe promovim të Eksportit, Refik Xhemaili si dhe përfaqësuesit tjerë të lartë të institucioneve, duke nënvizuar masat konkrete të ndërmarra nga qeveria për të krijuar një klimë të favorshme për bizneset. Ai theksoi se synimi kryesor i këtyre…
Siç njoftojnë nga policia, policia e Dibrës parashtroi kallëzim penal kundër T.Sh nga fshati Ame të Dibrës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje të energjisë elektrike, energjisë dhe gazit natyror”. “Gjatë kontrollit, ekipet e EVN kanë konstatuar se personi në fjal ka vjedhur rrymë elektrike nga numëratori i shtëpisë, pronarët e të cilëve ndodhen jashtë vendit”, thonë nga policia. Me këtë ai ka bërë dëm material në vlerë prej 34 mijë denarëve.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, z. Blerant Ramadani, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Erik Nestas Mathisen, si dhe me ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom. Në takim u diskutuan në mënyrë gjithëpërfshirëse sfidat dhe mundësitë aktuale me të cilat përballet vendi ynë, duke përfshirë procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për ta përshpejtuar këtë rrugë. Gjithashtu, u theksua rëndësia e reformave politike, ekonomike dhe institucionale që përputhen me standardet e Bashkimit Evropian. Më poshtë ju sjellim…
Një djalosh 17-vjeçar është goditur nga rryma sot pasdite teksa ishte ngjitur mbi një vagon cisternë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit. Siç transmeton portali Lideri.mk, nga policia bëjnë të ditur se pas ngjarjes vagonja ka marrë flakë dhe djali i cili ishte nga Volkova është transportuar në Qendrën Emergjente. Nuk dihen shkaqet e aksidentit Në të kaluarën ka pasur incidente të ngjashme me adoleshentët që kanë hipur në vagona, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale, pasi dyshohet se po filmonin videot e TikTok në vagonët e trenit, raportoi Tv Kanal5
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar pas bllokimit të foltores së Kuvendit, nga ana e deputetëve të Frontit Evropian. Sipas tij, ky bllokim nuk e mbulon edhe listën e zezë amerikane. “Bllokimi i foltores së Parlamentit nuk e mbulon edhe listën e zezë amerikane. Non Grata nuk mbulohet me cirk”, ka shkruar Ibrahimi. Ndryshe kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka konstatuar dorëheqjen e Ilire Dautit nga posti i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, e cila dha dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, pas një zënke verbale në Kuvend, e ka arsyetuar dorheqjen e saj. Deputetja Dauti tha se e ka dorëzuar dorëheqjen për të mbrojtur vlerat e demokracisë. “Po zgjedh të veproj e lirë, e pakushtëzuar, për të mbrojtur vlerat bazë të demokracisë siç është liria dhe barazia pa mos u zmbrapsur aspak por duke u ripozicionuar për të njëjtin qëllim. Unë këtë rrugë zgjodha edhe kur në mandatin e kaluar na u vërsulët Aleancës për Shqiptarët dhe mua, njëherë…
Dy ditë pas pranimit, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një fëmijë nëntë vjeçar. “Fëmija më 14 janar është sjellë në Klinikën e Shkupit nga spitali i Shtipit në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin me shkrim nga Spitali i Shtipit. “Fëmija më 14 janar në ora 18 është sjellë në Repartin për sëmundje të fëmijëve në ISHP Spitalin Klinik – Shtip në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të vetëdijes. Menjëherë janë bërë analizat biokimike dhe CT e kokës, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, të njëjtën ditë në ora 19:00 me…
