Autor: Suad Avdiu

Nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin Kryeministrin e parë, në këtë janar, ku për çështjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendos njeriu i Vulin-it, Stoilkoviq. Kështu thuhet në komunikatën e BDI-së, ku shtohet se nga një shtet me reputacion të lartë në komunitetin ndërkombëtar, vendi është shndërruar në një regjim të izoluar që rreshtohet me Dodikun dhe grupet anti-perëndimore. “Nga një përfaqësim dinjitoz dhe i institucionalizuar i shqiptarëve, në përjashtim, margjinalizim dhe nënshtrim. Nga ndërtimi i Korridorit 8 si projekt strategjik për shqiptarët dhe rajonin, në përjashtimin e plotë nga investimet infrastrukturore. Nga një sistem arsimor që solli Abetaren…

Read More

Për momentin në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, në Klinikën e Shtipit dhe tek mjeku amë është duke u kryer inspektim i jashtëzakonshëm për vdekjen e fëmijës 9 vjeçar nga Sveti Nikolla, i cili ndërroi jetë të martën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Nga Inspektorati i Shëndetësisë nuk dhanë detaje, por vetëm u përgjigjën se “sapo të kryhet inspektimi opinioni do të jetë i informuar”. Nga Klinika e Shtipit një ditë më parë se fëmija më 14 janar në orët e mbrëmjes ishte dërguar në Repartin për sëmundje të fëmijëve në gjendje të rëndë dhe më pas…

Read More

Pas përfundimit të procedurës hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë policorë nga Qendra Hetimore e PNKOK-së dhe Departamenti për Krime të Organizuara dhe të Rënda të MPB-së, prokurori publik nga kjo prokurori, në Gjykatën penale Shkup ka ngritur kallëzim kundër 10 personave dhe një personi juridik, transmeton Portalb.mk. Shtatë të pandehur si anëtarë të shoqatës kriminale kanë kryer veprën e Ndërmjetësimit në ushtrimin e prostitucionit, nga të cilët katër akuzohen edhe për veprën e pastrimit të parave dhe produkteve të tjera nga vepër penale, për…

Read More

Me rastin e përfundimit të punëve ndërtimroe në aksin Kumanovë – Beljakovcë (Korridori 8 aksi lindor) kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do ta lëshojë në përdorim hekurudhën Kumanovë – Beljakovcë. Hekurudha Kumanovë – Beljakovcë është me gjatësi prej 30,8 kilometrave dhe në të janë ndërtuar tre stacione hekurudhore (Kumanovë e Re, stacioni i rikonstruktuar ekzistues Kumanovë, 6 ndalesa, 5 ura, 1 tunel, kanale me diametër të ndryshëm, mbrojtje anësore, kanale kulluese, rrugë anësore, barriera me zë, mure mbrojtëse, shtresë e sipërme dhe sinjalizim dhe telekomunikacion. Në stacionet dhe ndalesat hekurudhore është instaluar pajisje sinjalizuese-telekomunikuese në vlerë…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se Qeveria aktuale ka shkatërruar të arriturat e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit, ndërkohë që ka bërë krahasimin me janarin e vitit 2024 dhe janarin e vitit 2025, që sipas tyre, numëruar sukseset që kanë pasur. “Nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin Kryeministrin e parë, në këtë janar, ku për çështjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendos njeriu i Vulin-it, Stoilkoviq. Nga një shtet me reputacion të lartë në komunitetin ndërkombëtar, në një regjim të izoluar që rreshtohet me Dodikun dhe grupet anti-perëndimore. Nga një përfaqësim dinjitoz dhe i…

Read More

Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPAOGJSHQ) sot do të mbajë protestë para Ministrisë së Financave. Siç është paralajmëruar, protesta do të zgjasë nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Kryetari i Sindikatës së PAOGJSHQ, Trpe Deanovski, dje në protestën paralajmëruese gjysmëorëshe para Entit Shtetëror të Statistikës deklaroi se 988 punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat për muajin dhjetor, edhe pse afati ligjor ka kaluar. “Kjo ka të bëjë me punonjësit në të gjitha inspektoriatet në vend. Për shkak të vonesës së Ministrisë së Financave, e cila nuk ka marrë përsipër detyrimet në kohë…

Read More

Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë për momentin nuk ka kryetar pasi Kuvendi konfirmoi dorëheqjen e Ilire Dautit nga posti, të paraqitur pas votimit të interpelancës së saj të premten e kaluar. Grupi parlamentar i “VLEN” e vlerësoi dorëheqjen si një pranim dobësie dhe luajtje të viktimës, por se “nuk mund ta shpëtojë atë nga pendimi pas përpjekjes për të ndihmuar në bllokimin e ligjit të veteranëve”. Deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës, e cila është pjesë e “Frontit Europian”, ka dorëzuar dje dorëheqjen e saj të parevokueshme pas gati një jave pasigurie nëse do…

Read More

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe me mjegull, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -9 deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrij nga 2 deri në 8 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm, mëngjes i ftohtë me kushte për mjegull, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë Celsiusë.

Read More

Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimor tha se ende nuk dihet çfarë mund të ndodhë me çmimet e artikujve ushqimorë që ishin pjesë e shportës së Vitit të Ri dhe u shitën më çmim më të ulët për një muaj. Qyra nuk mohoi se çmimet e produkteve të caktuara mund të rriten duke shtuar se Qeveria akoma nuk ka një masë konkrete si duhet vepruar. Një ditë më par përfundoi aksioni Shporta e Vitit të Ri që nisi më 15 dhjetor. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, qëllimi kryesor i Shportës, ishte krijimi i një liste më të gjerë të produkteve…

Read More