Autor: Suad Avdiu
Sot, në zyrën qendrore të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin Organizativ Bashkim Murtezi, priti në takim ambasadorin e Kosovës, Shkëlqesia e Tij Florian Qehaja. Gjatë takimit u theksua rëndësia e procesit të integrimeve evropiane, angazhimi i koalicionit VLEN për përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në ekzekutiv, forcimi i marrëdhënieve vëllazërore me Kosovën dhe zbatimi sa më i shpejtë i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ambasadori Qehaja përshëndeti angazhimin e koalicionit VLEN, ndërsa kryetari Ibrahimi u zotua se si pjesë e qeverisë do ta mbështesin fuqishëm Kosovën në rrugën e…
Gripi ka marrë një hov të madh, madje numri i të prekurve mund të jetë më i madh se sa raportohet nga autoritetet, pasi një numër i pacientëve nuk paraqiten tek mjekët për kontroll. Mjekët thonë se nga një anëtar i familjes mund lehtësisht të preken edhe anëtarët e tjerë, ndërsa njëra ndër arsyet e rritjes së numrit janë edhe ahengjet me rastin e festave të fund vitit. “Fëmijët janë ato që dominojnë në numrin më të madh të prekur nga gripi. Para së gjithash dominojnë fëmijët deri në moshën 5 vjeçare… Arsyet janë se gripi është sëmundje shumë ngjitëse,…
Dy raste të kollës së keqe janë regjistruar nga data 10 deri më 16 janar. Bëhet fjalë për fëmijë nga Shkupi, njëri i moshës pesë muajsh dhe i pavaksinuar, i raportuar më 10 janar dhe i dyti i moshës katër vjeçare, plotësisht i vaksinuar, i raportuar të hënën. Dy fëmijët po marrin mjekim ambulator, njoftoi pasditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik. Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm të kollës së keqe në periudhën e mëparshme shtatëditore. Një rast i kollës së keqe është raportuar nga 27 dhjetori deri më 2 janar. Më pas Instituti njoftoi se fëmija po…
Kryeministri Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për 5 mijë vendet e lira të punës. Ai shkruan në FB se vendet e punës janë pasqyruar në platformën kombëtare të punësimit ku mund të njihen me profesionet që kërkohen: “5000 VENDE PUNE në Platformën Kombëtare të Punësimit https://www.puna.gov.al/ Njihu me vendet e lira të punës çdo muaj dhe apliko https://www.puna.gov.al/ Regjistrohu në kurs formimi profesional https://www.puna.gov.al/ Regjistrohu si punëdhënës dhe publiko vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur ???? https://www.puna.gov.al/ #KrenarpërShqipërinë #VetëmPërpara #SHQIPËRIA2030”
Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të drejtësisë dhe shoqatave të qytetarëve, para Ministrisë së Financave dorëzuan kërkesën për takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, për të shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive dhe miratimin e shtesave për pagat në masën 30 % për nëpunësit e disa ministrive dhe institucioneve shtetërore. “Kërkon 30 % nga Qeveria? Nuk kërkoj unë, kërkon Ministria e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, pra të punësuarit”, tha një protestues. “Na përvetësoni”, kjo është një porosi interesante, a mund të komentoni çfarë do të thotë kjo? Atë që edhe ne duam të kemi privilegjet të cilat i…
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, realizoi takim me ministrin polak për Çështje Evropiane, Adam Shlapka, në kuadër të vizitës së tij të punës në Varshavë të Polonisë. Takimi, siç informoi Ministria e Çështjeve Evropiane, u mbajt në frymën e shënimit të fillimit të kryesimit polak me Këshillin e Bashkimit Evropian. “Në takim u diskutuan prioritetet e kryesimit polak, me theks të veçantë përforcimi i perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Ministri Murtezani theksoi arritjet e deritanishme të Maqedonisë së Veriut në negociatat aderuese me BE-në dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes nga vendet anëtare…
Hati është një nga personazhet më të njohura në rrjetin social Tik Tok, ku prezenca dhe deklaratat e saj shpesh kanë ngjallur reagime të forta dhe diskutime të paharrueshme. Hati, e njohur për stilin e saj unik dhe energjinë e papërmbajtur, ka arritur të fitojë zemrat e mijëra ndjekësve. Ajo shpesh ndan përmbajtje që reflekton jetën e saj të përditshme, këshilla për ndjekësit dhe momente të këndshme nga përvoja e saj. Kjo ka bërë që emri “Hati” të bëhet sinonim i argëtimit dhe ndikimit në Tik Tok. Një tjetër emër i njohur që po përmendet së fundmi është ai i…
Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së ka buxhetin më të madh në histori prej 6 miliardë euro dhe nuk dëshiron të rrisë pagat e punëtorëve të sektorit publik. Është e turpshme dhe e trishtueshme që punëtorët detyrohen të protestojnë duke kërkuar diçka që e meritojnë. Për çfarë është ai buxhet prej 6 miliardë eurosh nëse jo për të mbështetur qytetarët dhe punëtorët? Padyshim që të pasurohen qeveritarët, për pagat e tyre, për vetura, mobilie, lluksin e qeverisë si dhe kënaqja e interesave të elitës, por jo edhe për paga më të larta për punëtorët, thuhet në njoftimin e LSDM-së. “Sistemi i…
Në Prilep kanë ndërruar jetë binjakët e lindura vetëm tre javë më parë. Prokurori publik nga Prokuroria e Prilepit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre. Sipas prokurorit Stevço Binoski, të sapolindurit, ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. “Familja në fshatin Sllavej ka kërkuar ndihmën urgjente. Binjakët ishin në gjendje të rëndë. Ekipi i emergjencës sapo ka mbërritur ka konstatuar vdekjen e njërës foshnje, ndërsa foshnja tjetër në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Prilepit ku dhe ka ndërruar jetë”. “Familja jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe ka edhe tre fëmijë…
Shtëpia në “Winnetka, Illinois, ishte listuar për herë të parë për 5.25 milionë dollarë në maj të vitit 2024, por duket se pronarët e rinj vërtet donin një pjesë të historisë së filmit të festave, duke shpenzuar shumë për të siguruar këtë shtëpi ikonike në periferi të Çikagos. Tim dhe Trisha Johnson fituan një shumë të madhe nga kjo shitje, pasi e kishin blerë shtëpinë për 1.585 milionë dollarë në vitin 2012, shkruan TMZ. Ata e rinovuan dhe e zgjeruan atë në vitin 2018, por ruajtën atë pamje origjinale të filmit – duke mbajtur fasadën prej brique, e cila e…
