Autor: Suad Avdiu

“Posta e Maqedonisë së Veriut; Dorëzimi nuk do të bëhet për shkak të adresës postare të pasaktë, informacioni i adresës së kodit postar konfirmohet brenda 24 orëve.” Kjo porosi SMS e rrejshme që ka pranuar një qytetar, është vetëm një nga llojet e porosive që kohëve të fundit arrijnë në numrat e telefonit të qytetarëve të vendit. Pas njoftimit fillestar porosia SMS kërkon që të klikohet në linkun që ka arritur si njoftim ku thuhet; “Kopjo linkun dhe më pas hape në Safari” Dhe pikërisht këtu fillon edhe kërkimi i të dhënave personale, si numri amë dhe të dhënat e…

Read More

Brenda pak ditësh do të dihet nëse rasti i njohur në opinion si “Organizatorët e 27 prillit” do të bjerë dhe tre nga katër të pandehurit do të amnistohen plotësisht nga përgjegjësia. Mbrojtja kërkon prej kohësh që ndaj tyre të zbatohet Ligji për Amnisti nga viti 2018, ndërsa muajin e kaluar prokuroria ka dorëzuar mendim pozitiv në gjykatë. Më 23 janar, fjalën përfundimtare do ta japë Gjykata Penale e Shkupit, në krye me gjykatësin Ilija Tërpkov, dhe nëse kjo ndodh, do të thotë se të akuzuarit Mile Janakieski, Spiro Risteski dhe Trajko Veljanoski do të lirohen nga çdo akuzë. Ligji…

Read More

Zv.kryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, deklaroi se BDI po përballet me rënie të mbështetjes dhe lëkundje të fuqishme, ndërsa Lëvizja Demokratike kalon nga strategjia mbrojtëse në sulmuese. “Sot është momenti ku prej defanzivës kalojmë në ofenzivë. BDI-ja e listave të zeza dhe pa reforma po lëkundet, dhe këtë e dëshmojnë kalimet masive në rradhët tona, si në Saraj, Ohër dhe Strugë,” theksoi Mexhiti gjatë themelimit të degës së LD-së në Strugë

Read More

Qytetarja nga Shkupi, R.S (76) dje është mashtruar për 130.000 denarë. Ajo mori një telefonatë nga një femër dhe një mashkull, të cilët i thanë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku – kishte goditur një fëmijë dhe duhej të shkonte në burg. Duhej t’u jepte paratë për të liruar vajzën e saj. Siç njofton MPB, S.R. Rastin e ka raportuar dje në ora 18:30 në SPB Shkup. Po atë ditë, rreth orës 14:00, ajo ka marrë një telefonatë dhe është pajtuar me autorët në zonën e Draçevës që t’i dorëzojnë 130.000 denarë, por shumë shpejt ka kuptuar…

Read More

BDI përmes një kumtese thonë se kjo Qeveri është e dështuar ku shqiptarët janë të përjashtuar dhe kemi një shtet pa drejtim, sipas BDI-së ata janë garantuesi i barazisë dhe shpresës për të ardhmen! “Në një kohë kur qytetarët përballen me pasiguri, tensione ndëretnike dhe dështime në çdo sektor të qeverisjes, është e qartë se kjo qeveri pa legjitimitet ka humbur tanimë edhe tërësisht besimin e qytetarëve. Shqiptarët janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, janë shkarkuar padrejtësisht nga pozitat kyçe dhe janë shpërfillur në zbatimin e Ligjit për Gjuhët. Institucionet janë kthyer në vegla politike që iu shërbejnë interesave të ngushta,…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se, nesër më 20 janar fillon gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Sipas kalendarëve të punës, viti shkollor në shkollat ​​fillore dhe të mesme përfundon më 10 qershor, përveç maturantëve, për të cilët mësimi i rregullt përfundon më 16 maj 2025, transmeton Portalb.mk. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, me rastin e fillimit të pjesës së dytë të vitit shkollor, në njoftimin e sotëm u ka uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve përvetësim të suksesshëm të sfidave të reja, duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë në ndërtimin e…

Read More

Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar nuk ka gjetur lëshime në punën e mjekëve lidhur me vdekjen e fëmijës 9 vjeçar në Klinikën e Fëmijëve pak ditë më parë. Siç njoftojnë nga inspektorati, fëmija fillimisht është paraqitur tek mjeku amë në Sveti Nikollë me dhimbje në stomak, vjellje, kollitje, pagjumësi dhe temperaturë e lartë. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, fillimisht është dërguar në spitalin e Shtipit e më pas në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Megjithatë edhe përskaj shumë kontrolleve dhe intervenimeve, fëmija nuk ka arritur të mbijetojë.

Read More

Rritëm buxhetin në arsimin e lartë e të mesëm, po punojmë në përmirësimin e cilësisë VLEN përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, pasi ne vlerësojmë që hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror është arsimi, në fakt për ne ky është faktori kryesor për krijimin e një perspektive të re e produktive, thuhet në reagimin e VLEN. “Për vitin 2025 Qeveria ka vendosur rritje të hatashme të buxhetit për arsim si asnjëherë më parë. Pra, po flasim për një buxhet që do të arrijë vlerën e 38 miliardë denarë. VLEN ka rritur buxhetin për arsim për më shumë se…

Read More

Është arrestuar Rade Trajkovski-Shtekli në afërsi të një hoteli në rajonin e Gjevgjelisë, teksa ka tentuar të arratiset. Shtekli dyshohet për tregti me drogë. Ai drejtonte një grup prej mbi 10 persona që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Ministria e Brendshme dhe Byroja e Sigurisë Publike janë vënë në kërkim dhe arrestimin e grupit të tij. Ky aksion i MPB-së vjen pas shpartallimit të grupit të Haraçinës. Shtekli njihet për përplasjet e tij me kartelet e drogës. Ai është i lidhur me një sërë krimesh, në gusht dhe tetor të vitit 2023 i ka shpëtuar dy atentateve në Shkup.…

Read More

Alternativës, Zeqirija Ibrahimi së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar punimet rreth ndërtimit të gjimnazit “Sami Frashri” në Kumanovë. “ Së bashku me mikun tim, Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit si dhe Sekretarin Organizativ të Alternativës, Bashkim Murtezi nga afër sot vizituam rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashri” në qytetin e Kumanovës. Ky është një projekt serioz që me dekada janë duke e pritur nxënësit dhe qytetarët e Kumanovës, ndërsa rrjedha e punimeve po mundësohet edhe fal ndarjes së fundit buxhetore prej 118 milion denarësh. Urova drejtorin e shkollës, Nagri…

Read More