Autor: Suad Avdiu

Deputeti nga rradhët e kolicionit VLEN, Riad Shaqiri, ka reaguar duke dhënë sqarime, lidhur me debatin që zhvilloi me Talat Xhaferin. “Të nderuar qytetarë dhe të gjithë ju përkrahës dhe votues të koalicionit VLEN, Së fundmi po zhvillohet një debat në rrjetet sociale lidhur me reagimin tim ndaj kolegut Talat Xhaferi. Në atë debat, nga ana e kolegut në fjalë, u kërkua që ne si deputetë të koalicionit VLEN, sipas tij, duhet t’i lajmë këmbët dikujt dhe të pimë atë ujë. Kjo është një fyerje dhe përbuzje që i bëhet pozicionit të deputetit dhe grupit parlamentar të koalicionit VLEN nga…

Read More

Një mjek nga Vevçani pa e vazhduar licencën e tij për më shumë se dy vjet, ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, me çka e ka dëmtuar Institucionin Shëndetësor Publik. Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, tashmë është parashtruar padi penale kundër M.R. (44) nga Vevçani për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”. “I denoncuari, mjek i punësuar në ISHP ‘Spital i Përgjithshëm’ në Ohër, nuk e ka përmbushur detyrimin e tij ligjor për vazhdimin e licencës për punë me afat prej 28.02.2015 deri 28.02.2022 dhe…

Read More

Vendimi i fundit i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta ulur statusin e gjuhës shqipe nga gjuhë zyrtare në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve është një sulm i hapur ndaj barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së. “Ky veprim nuk është vetëm një akt diskriminues ndaj gjuhës shqipe dhe shqiptarëve, por edhe një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike në vendin tonë. Marrëveshja e Ohrit dhe përparimet që janë bërë deri më sot janë fryt i një pune dhe sakrifice të përbashkët, dhe nuk do të lejojmë që ato…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, z. Mihalis Rokas, zhvilloi sot një takim zyrtar me këshilltarët e kuvendit komunal të Kumanovës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike ndërsa diskutimet u përqendruan në çështje të rëndësishme, përfshirë zhvillimin ekonomik të komunës, ndërtimin e kapaciteteve për një qeverisje më efikase dhe sfidat aktuale me të cilat përballet rajoni. Gjatë takimit, ambasadori Rokas theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të arritur integrimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian. “Duhet të punojmë së bashku për ta bërë të mundur sa më shpejtë anëtarësimin…

Read More

U thirrë nga Inspektorati i krimit në sektorit e MPB-së, në Kumanovë, hoxha Rexhail Aziri, në një prononcim për Klan Maqedoni akuzon se denoncimi i erdhi nga krehu i BFI-së, Shaqir Fetahi. Ai thotë se përveç tij Shaqiri ka akuzur edhe disa shokë të tij. DEKLARAT REXHAIL AZIRI – HOXHË “Ai se ka denoncuar se unë me disa shokë tjerë dojmë ta rëzojm atë në mënyrë të paligjëshme, denoncimi ka qenë i çuditshem në sektorin e krimit dhe kjo është për çudi një Reis Ulema që më denoncon mua sidomos si hoxhë edhe disa që janë në institucionin i ka…

Read More

Imunizimi midis fëmijëve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut ka rënë ndjeshëm, thonë mjekët vendas. Mosbesimi, dyshimet, “konsultimet” nga rrjetet sociale janë disa nga arsyet pse prindërit nuk i çojnë fëmijët për vaksinim, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.  Edhe pse në vitin 2000, Maqedonia e Veriut mori mirënjohje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi mbulimi i vaksinimit për disa vaksina ishte më i madh se 95 përqind, kjo përqindje tani është më e ulët, thotë Katerina Stavriq, pediatre në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Pandemia e Covid, thotë ajo, ndikoi në këtë trend negativ. “Pas Covid-it, 2022, 2023, pothuajse të gjitha…

Read More

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjatë takimit me qytetarët në Çashkë ka thënë se maqedonasve nuk duhet t’i pengojë shqipja dhe avancimi i shqiptarëve meqë shqiptarët nuk janë të ardhur. Ai më tej, tha se nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do i mbetet ky vend, duke aluduar në prejardhje bullgare të maqedonasve. “Unë jam shumë i dëshpëruar kur dëgjoj debate të intelektualëve, të analistëve e publicistëve, të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Ata i mundon shumë pse shqiptarët e kanë ndryshuar statusin e vet politik në këtë vend dhe nuk janë më qiraxhinj në shtëpi të vet…

Read More

Ka ndërruar jetë në një moshë relativisht të re, aktori i njohur kumanovar, Valon Ademi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët. “Të dashur familjar, miq e dashamirë, me hidhërim të thellë ju njoftoj se me datë 19.01.2025 nga një sëmundje e rëndë vëllau im Valon Ademi ka ndërruar jetë! Për informacione tjera rreth varrimit do të ju informoj në ditët në vazhdim!”, ka shkruar vëllai i të ndjerit. (INA)

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme greke i është përgjigjur deklaratave, siç thonë ata, provokuese të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski. Në deklaratën e tyre, të publikuar nga mediat greke, thuhet se “kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në deklaratat e tij në New Jersey, SHBA, zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase”. “Kjo ngjarje paraqet një sfidë për Greqinë, duke u përpjekur të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme.. Greqia kujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i…

Read More

Presidenti bullgar Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, transmeton “BTA”. Bashkëbiseduesit diskutuan për aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Rumen Radev dhe Miroslav Lajçak theksuan prioritetin që Komisioni Evropian (KE) i jep temës së zgjerimit të BE-së, e cila i mundëson Ballkanit Perëndimor të përparojë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. “Presidenti Radev shprehu mirënjohje për përpjekjet e Miroslav Lajçak në drejtim të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shpresën se në një të…

Read More