Autor: Suad Avdiu
Ligji është i qartë dhe thotë se çdo dokument elektronik i përpunuar nga një organ shtetëror mund të përdoret në formën e tij të printuar, ashtu si një dokument origjinal, thotë ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski. “Ne supozojmë se do të ketë rezistencë apo injorancë në mesin e institucioneve të caktuara, kështu që kemi një qasje të dyanshme, njëra në të cilën do t’u shpjegojmë institucioneve se si të pranojnë dokumentet dhe e dyta, po përgatisim një udhëzues për qytetarët se si të mbrojnë të drejtat e tyre”, tha Andonovski duke shtuar se këtë vit do të bëhet përpjekje…
Asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, kaq të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucione, thonë nga BDI. Nga atje thonë se gjyqësori është kthyer në një instrument për zbatimin e një agjende monoetnike, ndërsa gjuha shqipe është bërë objektiv i sulmeve nacionaliste që synojnë ta degradojnë dhe ta zhdukin. “Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë pas nënshkrimit të saj ka mbetur pa mbrojtje ligjore. Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë, ndërsa bizneset shqiptare janë përjashtuar nga proceset e prokurimeve publike. Kjo qasje…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës është nga 50 deri në 100 metra në vijat rrugore: Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzalino, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo…
Qeveria do të blejë një avion me vlerë qindra milionë euro dhe po kërkon një zgjidhje për ilaçe onkologjike përmes donacioneve. Kjo që po ndodh thjesht nuk është normale, akuzojnë nga LSDM. “Në Onkologji prej një jave nuk ka asnjë ilaç të nevojshëm vital. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte të papranueshme të trajtimit. Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell. Nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 7 deri 15 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë./Telegrafi/
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret ndërhyrje në Qeveri deri në zgjedhjet lokale të këtij viti. Siç theksoi ai në një intervistë për ditarin e RTVM-së, është i kënaqur se si ka funksionuar Qeveria deri më tani, duke marrë parasysh, tha ai, çfarë kemi trashëguar dhe me çfarë sfidash jemi përballur. “Gjithmonë mund të jetë më mirë. Me punën time mundohem t’i frymëzoj edhe kolegët e mi në Qeveri dhe do të vazhdoj në atë drejtim. Nuk pres që të ketë ndërhyrje në vetë Qeverinë deri në zgjedhjet lokale, pastaj presim zgjedhjet lokale, pastaj presim kongresin e rregullt të partisë VMRO-DPMNE.…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se ndjehet krenar që mori pjesë në disa nga manifestimet me rastin e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Taravari në një deklaratë për “TV21” thotë se biletën e avionit dhe qëndrimin në hotel e ka paguar vetë, ndërsa tiketën siç thotë ai, ia kanë paguar miqtë në SHBA. “Pavarësisht kritikave, unë them se tiketën apo biletën ma kanë siguruar miq, të cilët i kemi në SHBA. Nuk kam paguar asnjë denar. Harxhimet për biletën e avionit dhe hotelin atje e kam paguar privatisht unë. Ndjehem shumë krenar që mora pjesë në…
Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatës për faljen e organizatorëve të 27 prillit. Nga ASH thonë se këtë padrejtësi e mundësoi qeveria aktuale VLEN-VMRO-DPMNE. Reagimi i plotë: Falja e organizatorëve të 27 prillit dhe përndjekja e shqiptarëve, (pa)drejtësia që solli Qeveria Vlen-DPMNE “Drejtësia” për këtë Qeveri nënkupton padrejtësi në thelb. Lirohen kriminelët dhe terroristët, ndërsa dënohen qytetarët e pafajshëm, lirohen maqedonasit dhe dënohen shqiptarët. Kjo praktikë e filluar me vendimet e drejtorit të burgjeve për të liruar disa nga sulmuesit e 27 prillit, vendimet gjyqësore për lirimin e të tjerëve, e konfirmuar…
Dje, më datë 22.01.2025 në ora 13.00, një burrë 37 vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në rajonin e komunës Karposh të Shkupit. Sipas denoncimit të tij, sulmi ka ndodhur pas një zënke paraprake, kurse autor të sulmit janë vjehrri dhe vjehrra e tij me iniciale J.N. dhe V.N., transmeton portali Lideri.mk. “Policia po mer masa për ndriçimin e rastit”, njoftoi MPB/Televizioni News
Nga Fronti Europian thonë se nuk ka nevojë që të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit për politikë sociale në Kuvend. Nga FE shtojnë se çdo deputet tjetër nga radhët e tyre, do të veprojë njëjtë si ilire Dauti. “Fronti Europian nuk ka nevojë të propozojë kandidat tjetër për kryetar të komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinjë, pasi çdo deputet tjetër do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti dhe veprimi i njëjtë do të prodhonte rezultatet e njëjta. Kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen me kompromis mes partive politike dhe votohen nga 120 deputet të Kuvendit! Nuk mundet…
