Autor: Suad Avdiu

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi dekretet për tërheqjen e tetë ambasadorëve nga detyra për shkak se u vendosën në ato pozita pa e kryer obligimin ligjor para trupit punues të Kuvendit. Ambasadorët që emërohen u kërkohet ligjërisht, përpara se të emërohen, të paraqesin pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet me vendin pritës ose organizatën ndërkombëtare në trupin e punës të Parlamentit përgjegjës për politikën e jashtme, dhe tetë nga nëntë të tërhequrit nuk e bënë këtë. Një ambasadore është duke u tërhequr në procedurë të rregullt për shkak të përfundimit të mandatit të saj. Në përputhje me dekretet e miratuara, revokohen: Jakup…

Read More

Njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në një prononcim për media, ka deklaruar se BDI e ka humbur busullën dhe se janë pa kokë. Sipas tij, ata kanë tentuar që të bëjnë krizë politike por nga tenda kanë dalë kokë ulur. “Duhet të pastrojnë me krimin dhe korrupsionin nga radhët e tyre. Nuk mundet Blerim Bexheti që me vite ka qenë në pozita dhe ka indikacione të cilat e inkrimonojnë edhe atë në raste të dyshimta korruptive që të flas për krizë politike. Ne flasim për një parti politike e cila për më shumë se 20 vite në…

Read More

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,08% në raport me vendimin e datës 07.03.2025. Nga data 11.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 76,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-Е V) 70,00 (denarë/litër) Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 42,261 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 2,00…

Read More

Një stomatolog nga Shkupi ka qenë pre e një shantazhi nga dy persona, të cilët pas një termini të caktuar kontrolli ata kanë bërë kërcënime dhe kanë shantazhuar se në rast se nuk do të paguante një shumë parash do t’i publikonin një video intime. Prokuroria Themelore e Shkupit tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj dy shantazhuesve. “I dyshuari i ka treguar stomatologut një videoklip me përmbajtje gjoja komprometuese dhe ka kërkuar 5000 euro për të mos e publikuar videon. Në momentin që stomatologu ka filluar të regjistrojë bisedën, i dyshuari e ka vërejtur dhe i ka marrë telefonin, e…

Read More

Hafiz Aziz Alili i bëri edhe njëherë krenarë shqiptarët e Likovës dhe Maqedonisë, udhëhoqi namazin e Teravisë në kryeqytetin e Turqisë Xhamia Beştepe ose Millet (Popullore) ndodhet në lagjen Beştepe dhe rrethin Yenimahalle, në provincën e Ankarasë, në kuadër të kompleksit presidencial ku ndodhet edhe pallati presidencial, i cili është edhe rezidenca e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Këtë vit, Drejtoria Turke e Çështjeve Fetare (Diyanet) vendosi që çdo namaz i teravive në këtë xhami të falet nga një hafiz nga e gjithë bota. Mbrëmë (e premte), ishte i ftuar kryeimami i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të…

Read More

Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve të procesit të koagulimit të gjakut duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve. Mpiksjet e gjakut mund të jenë të rrezikshme dhe të çojnë në komplikime të tilla si sulmet në zemër, goditjet në tru dhe mpiksjen e gjakut në mushkëri. Një studim i botuar në Life Metabolism shqyrtoi efektet e agjërimit me ndërprerje në komponentët e koagulimit të gjakut. Studiuesit, duke përdorur 160 pjesëmarrës në studim, mostra gjaku njerëzor dhe minj, zbuluan se agjërimi me ndërprerje duket se ndihmon në ndalimin e…

Read More

Një mosmarrëveshje verbale ka eskaluar në dhunë ndërmjet dy personave në Shkup. Rastin e ka njofton Ministria e Punëve të Brendshme. “Me datë 08.03.2025 në ora 16.10 në SPB Shkup, L.P.(20) nga Shkupi ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 15.45 në zonën e Gjorçe Petrovit pas një debati verbal për mosmarrëveshje në komunikacion është sulmuar fizikisht nga një person mashkull, i cili më pas i ka përplasur dhe me bicikletë”, thuhet në raportin e MPB-së. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Read More

Gjatë gjithë javës së ardhshme zona jonë do të jetë nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, e cila do të vazhdojë të mbajë mot relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit, thonë nga Departamenti Meteorologjik. Nesër moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Dy ditët në vijim, sidomos në orët e mbrëmjes dhe të natës, do të ketë reshje lokale shiu por jo të rrëmbyeshëm. Kushtet për reshje të lokalizuara shiu do të vazhdojnë edhe mëngjesin e së enjtes. Gjatë periudhës së parashikimit do të fryjë erë e fortë…

Read More

Ali Ahmeti sot ka vizituar për ngushëllime familjen e Ahmet Qeriqit bashkëluftëtar dhe bashkëvrprimtar i tij. “Sot ishim për ngushëllime te familja dhe homazhe te vendprehja e bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit tim, Ahmet Qeriqit. Me dhembje të thellë shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të Ahmet Qeriqit, duke kujtuar me nderim veprimtarinë e tij të lavdishme për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës. Ahmet Qeriqi, duke qenë Drejtor i Radios “Kosova e Lirë”, ishte drita që ndriçoi sakrificat dhe heroizmin e popullit shqiptar gjatë luftës. Ai i dha zë dhe shpirt kauzës për liri dhe barazi, duke lënë një…

Read More

Nëse cenohet Ligji i gjuhëve, gjithsesi se do të ketë krizë politike, thotë Blerim Bexheti nga BDI në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai vlerëson se në një situatë të tillë nuk do të mund të mbaheshin zgjedhje lokale. Shtetit, sipas tij i duhen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. I pyetur për paralajmërimin e BDI-së se nuk do të ketë zgjedhje lokale nëse me to paralelisht nuk mbahen edhe zgjedhje parlamentare, nëse preket Ligji për gjuhët dhe nëse kjo mund të interpretohet si bojkot, ose si paralajmërim për krizë politike që do të pengojë të mbahen zgjedhje lokale,…

Read More