Autor: Suad Avdiu
Nikollovski – Ageler: SHBA-të mbështesin fuqishëm politikat që zbaton Drejtoria e Doganave të RMV-së
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe do të jenë mbështetës i fuqishëm i politikave të cilat i zbaton Drejtoria e Doganave, është porosia kyçe nga vizita e ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, drejtoreshës së Zyrës për Luftë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjeve Virxhinia Eliot dhe zëvendësshefin e Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak Dypalësh, Daniel Silver në Drejtorinë e Doganave. “Prania ime këtu është t’ju falënderoj dhe t’ju përgëzoj për rezultatet e tetë muajve të fundit, të cilat janë të mahnitshme. Mirënjohje për doganierët që janë në kufi dhe mbrojnë qytetarët.…
Prokuroria Publike ka informuar se dy persona të dyshuar kanë shkuar në ordinancën stomatologjike tek një dentist pas një termini të caktuar dhe kanë dhe kanë bërë kërcënime dhe shantazhe ndaj mjekut. “I dyshuari i ka treguar stomatologut një videoklip me përmbajtje gjoja komprometuese dhe ka kërkuar 5000 euro për të mos e publikuar videon. Në momentin që stomatologu ka filluar të regjistrojë bisedën, i dyshuari e ka vërejtur dhe i ka marrë telefonin, e ka fshirë regjistrimin dhe e ka larguar me forcë stomatologun nga zyra”, thonë nga prokuroria. Prokurori publik, për shkak të seriozitetit të ngjarjes, ka propozuar…
Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, njofton qytetarët e Shkupit se sot (08.03.2025) duke filluar nga ora 12.00 do të mbahet marsh protestues me rastin e 8 Marsit. Marshi do të nis nga bulevardi “Aradhat Partizane”, me rutë në drejtim të bulevardit “Shën Kliment Ohri”, “Ilinden”, drejt e përtej urës “Goce Dellçev” me destinacion final parkun “Gruaja luftëtare” dhe para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut rreth orës 15:00. Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit…
Moti sot në mëngjes do të jetë më ftohtë, por gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga jugu.
Muaji i Ramazanit është një periudhë reflektimi, lutjesh dhe agjërimi nga lindja e deri tek perëndimi i diellit. Një nga traditat për shumë myslimanë të cilët agjërojnë gjatë gjithë ditës është prishja e agjërimit, ose çelja e iftarit me hurmë. Por pse? Gjatë Ramazanit, myslimanët nuk konsumojnë ushqim ose ujë nga agimi deri në perëndim të diellit. Mund t’i bëjë ata të ndihen të dobët, kështu hurmat janë të mbushura me proteina të cilat mund t’i japin energji dhe forcë të menjëhershme trupit. Ato janë gjithashtu një burim i pasur i fibrave, hekurit, natriumit dhe kaliumit që ndihmojnë në mbajtjen…
MPB njofton se është gjetur e vdekur një grua në Shkup. “Më 06.03.2025, rreth orës 13:30, në SPB Shkup, E.A. (58) nga Shkupi ka raportuar se ka gjetur të vdekur bashkëshorten R.A. (57) nga Shkupi. Mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për këtë rast”, thonë nga MPB.
Kasami uroi 7 Marsin: Jemi të angazhuar për përmirësimin e kushteve të mësimit në të gjitha shkollat
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami uroi 7 Marsin, me ç’rast tha se janë të angazhuar për përmirësimin e kushteve të mësimit. “Ne jemi të angazhuar për përmirësimin e kushteve të mësimit në të gjitha shkollat! Mësimi në fshatin Gajre nga sot do të zhvillohet me një ndërrim, një hap tjetër pozitiv për zhvillimin e arsimit dhe ofrimin e mundësive më të mira për nxënësit. Ky është një hap përpara për të siguruar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Jeni shpresë dhe frymëzim për të gjithë ne!”, tha Kasami…
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, urim ka dërguar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Më poshtë po e përcjellim urimin e plotë: Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit,dëshiroj t’u uroj nga zemra të gjithë mësuesve dhe mësueseve tona për kontributin e madh që ata japin në formimin dhe edukimin e brezave të rinj. Ky është një moment i veçantë për të nderuar ata që me përkushtim dhe sakrificë mbajnë peshën e arsimit dhe dijes, duke kontribuar në forcimin e identitetit tonë kombëtar. Sot, dhe çdo ditë, kujtojmë misionarët e arsimit në gjuhën tonë amtare, ata…
Si koalicion VLEN urojmë sot gjithë mësimdhënësit shqiptar kudo që janë anëkënd botës për këtë ditë të madhe e me vlerë. Sot, shkollat shqipe festojnë, nxënësit këndojnë e vallëzojnë për ta shënuar këtë ditë ashtu siç i ka hije. Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet mësimdhënësve, në shkolla dhe universitete. Shtatë marsi e ka zanafillën e hershme, që kujton themelet e para të shkollës shqipe, në fakt ka filluar të kujtohet që kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të Mësonjëtores së parë shqipe më 7 mars 1887,…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Të dy kujtuan fillimet e përbashkëta të integrimit evropian njëzet vjet më parë, por me një përfundim krejtësisht të ndryshëm. Për presidenten, përvoja e integrimit evropian kroat është një mësim i rëndësishëm “për ne dhe Kroacia, si mikja jonë e dëshmuar, mund të na ndihmojë shumë me mësimet e nxjerra në procesin e integrimit evropian”. Ajo theksoi gatishmërinë tonë për të trajtuar sfidat e Kopenhagës, me kusht që të mos ngecim në mosmarrëveshje dypalëshe të pakuptimta, të cilat…
