Autor: Suad Avdiu
Zv.kryeministri Arben Fetai, vlerëson se partia e Ali Ahmetit ka nevojë për reforma të thella. Në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18:30, Fetai tha se BDI-ja është në krizë të thellë dhe se kryesia e saj ngjan me listat e Interpolit. “Nuk mundet të vazhdojë kjo BDI me këta njerëz që e rrethojnë kryetarin e tyre të cilët siç e thash duken më tepër si një listë interpoli se sa një kryesi partie. Nuk munden këta të vazhdojnë dhe të na shesin moral neve, qoftë në rrafshin kombëtar, qoftë në atë etik sepse nuk kanë më kredo.…
Besarta Alija nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një konference me mediat theksoi sot se komuna e Çairit është shndërruar në një vend të rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët. Besarta Alija nga kjo parti tha se “kjo situatë në Çair është si rezultat i neglizhencës së kryetarit të komunës, që siç tha, ka zhdukur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje”. “Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët. Përveç kaosit urban, betonizimit dhe papastërtisë, tashmë edhe kabllot elektrike të rëna për tokë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari theksoi sot se nuk do të lidhet kontratë me “Gjoka Construction”, kompaninë nga Shqipëria lidhur me menaxhimin e parkingut të Qendrës Klinike në Shkup, ku parashikohej një investim prej 10 milionë eurove me ndërtimin e garazheve në kate. “Tenderin me shumë gjasa do ta anuloj. Kështu që ne si Ministri, tash për tash do ta stopojmë këtë proces dhe do ta shohim se si do veprojmë më tutje”, theksoi ministri Taravari në një konferencë me mediat. Ai shtoi se me këtë veprim “po e liron opinionin”, pas reagimeve në publik, ndërsa shpjegoi se po shqyrtojnë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje në lidhje me aksionin e djeshëm, në të cilin u arrestuan disa persona për keqpërdorim në transportin e mazutit. MPB njofton se janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Manastir dhe Kërçovë, ndërsa janë ndaluar 11 persona, si dhe një është në kërkim. “Nga kontrollet e deritanishme janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacioni, pesë aparate celularë, rreth 1500 copë municione të kalibrave të ndryshëm, dy pistoleta dhe tre automjete për pasagjerë. Ministria e Brendshme në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka ngritur kallëzim penal për “keqpërdorim të…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetet sociale ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin, përcjell TV21. Ahmeti takimin e quan vëllazëror, por thotë se ishte edhe takim “interesant”. “Takim vëllazëror dhe shumë interesant me Ambasadorin e Shqipërisë në vend, z. Denion Meidani!”, ka shkruar Ahmeti. Çfarë po paralajmëron kreu i integristëve me këtë cilësim të takimit? Ndryshe, kujtojmë se këto ditë pritet të aktualizohet çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Gjykatën Kushtetuese. Kujtojmë se në Daily Click në TV21, ambasadori Meidani tha se gjuha shqipe është e çimentuar në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot sërish për konsultimet për formimin e qeverisë. Kurti në nxitim e sipër i tha vetëm disa fjalë. “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha shkurt kryeministri. Ai këtë koment e bëri pasi mori pjesë në aktivitetin e Agjencisë për Barazi Gjinore, në shënim të 8 marsit – Ditës Ndërkombëtarë të Gruas. Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja…
Në Kumanovë dje u mbajt edicioni i 33-të me radhë i manifestimit tradicional kulturor – letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”. Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” Kumanovë, Sunaj Raimi, në fjalën e tij përshëndeti pjesëmarrjen e dhjetëra poetëve e poeteshave nga të gjitha trevat shqiptare, duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Presheva, Gjilani, Përmeti, Tirana, Shkodra e Rozhaja. Raimi tha se ky manifestim poetik përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit kulturor dhe kombëtar të anës së Kumanovës dhe është një nga manifestimet e vetme në rajon e më gjerë…
Policia vazhdon me kontrolle, shqiptoi 2045 gjoba gjatë fundjavës MPB Maqedoni njofton se gjatë fundjavës së kaluar (08/09 mars 2025) si dhe ditën e premte (07.03.2025) ka vazhduar me kontrollet në komunikacion. “Brenda ditëve të cekura, është shënuar numër relativisht më i madh i urdhërpagesave të lëshuara, 2045, në të cilin në numër dominojnë kundërvajtjet për drejtimin me shpejtësi tej kufirit të lejuar – 637, pasuar nga parkimi jo i rregullt – 393. Janë vendosur 225 gjoba për vozitje pa patentë shofer, si dhe 146 sanksione për vozitje nën efektin e alkoolit”. “Ndryshe, në kontrollet e komunikacionit, zyrtarët policorë…
Është shtyrë seanca e sotme e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini ku duhej të shqyrtohej Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor në procedurë të shkurtuar. Pas dorëheqjes së kryetares së këtij komisioni Ilire Dautit nga Fronti Europian. Një nga opsionet ishte që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, të emërojë një deputet i cili do ta kryejë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij trupi parlamentar. Nga Kuvendi thonë se Gashi caktoi deputetin Bejxhan Iljas si kryesues, por që paraprakisht, Fronti Europian ka njoftuar që ai do të…
Artan Grubi i ri po përpiqet t’i përgënjeshtrojë Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin. Është e qartë se paralajmërimet për bojkotimin e zgjedhjeve lokale po i rrezikojnë skemat e Blerim Bexhetit me Danella Arsovskën. Nuk është rastësi që ish-nënkryetari i Shkupit në foltoren e Këshillit deklaroi se Danela Arsovska po i shfrytëzon përvojat nga Saraji për qytetin. Gjashtë muaj para nisjes së fushatës, Bexhetit nuk i konvenon tema humbëse e bojkotit, sepse nuk mund t’i realizojë deri në fund kombinimet për përfitime personale, tha VLEN. Thjesht, askush nuk dëshiron të jetë në shoqërinë e humbësve. Prandaj, Blerim Bexheti po e modifikon…
