Sektori për Preventivë pranë SPB-së Kumanovë, në mënyrë simbolike, ka shënuar 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve, në bashkëpunim me nxënësit e shkollave fillore „Vuk Karaxhiq“ dhe „Bajram Shabani“.
Me këtë rast, fëmijët, së bashku me mësueset e tyre, përgatitën vetë mesazhe dhe ua shpërndanë qytetarëve, duke përcjellë dëshirat dhe porositë e tyre për një fëmijëri të lumtur, të sigurt dhe pa brenga.
Aktiviteti u prit me reagime shumë pozitive nga qytetarët, të cilët u prekën nga mesazhet e sinqerta të fëmijëve.
Përmes këtij aktiviteti u përcoll edhe një mesazh i rëndësishëm për bashkëpunimin, respektin e ndërsjellë dhe suksesin që mund të arrihet përmes angazhimit të përbashkët.
„Fëmijët janë pasuria jonë më e madhe“, theksoi shefja e Sektorit për Preventivë, magjistre Lile Mladenovska/TELEVIZIONI NEWS


