Autor: Suad Avdiu
Zv.kryeministri Arben Fetai, në emisionin “Dialog te Lajmi” ka zbuluar se ¼ e ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut nëpër botë, do të jenë shqiptarë. Ai ka thënë se diplomatët e rinj të vendit do të jenë profesionist dhe jo njerëz që do të shpërblehen për shërbimet që kanë bërë ndaj partisë. “Në qeveri jemi dakorduar tashmë për dërgimin e disa ambasadorëve. Çelsi është ai i përgjithshmi, pra ne si koalicion VLEN si shqiptarë në pushtet, e kemi ¼ e hises dhe do të shihni se ambasadorët që do të dërgohen në misionet tona nëpër botë, ¼ prej tyre do të…
Qeveria, në seancën e sotme, miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat, me të cilin portalet online do të njihen si media, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë. Nga atje shtojnë se projektligji synon të forcojë konkurrencën në hapësirën mediatike dhe të zgjidhë problemet ekzistuese me portalet online, përmes vendosjes së një kornize ligjore që i njeh ato si të tilla, si dhe krijimin e rregullave të qarta për themelimin dhe regjistrimin e tyre. “Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut informohet në internet, gjë që…
Deputeti nga radhët e VLEN, Rijad Shaqiri në seancën e sotme parëamentare i ka pyetur anëtarët e Këshillit Gjyqësor se çfarë bënë Rexhail Qerimim nga fshati i Opajë, i ciëi vdiq në burg dhe Agim Islamin që ende po mbahet i burgosur për vite me radhë për një vepër që se ka bërë. (INA) Shiko videon: https://www.facebook.com/share/v/1Bcacp4nQD/?mibextid=wwXIfr
Arben Taravari Duket se zhvillimet politike ndërkombëtare kanë ngjallur një paqartësi pothuajse për gjithësecilin, kanë ngjallur zemërim tek shtete si Kanadaja e cila aktualisht ka deklaruar Luftë Tregtare me SHBA-të, e po njësoj edhe në Evropë ka një zemërim në rritje e sipër me rrethanat e reja gjeopolitike. Fatkeqësisht në një shkrim pararendës të kësaj natyre, shfaqa hapur hamendësimin tim për përshkallëzim të situatës, dhe disa ditë më vonë ndodhi Takimi Zelenksy-Trump në zyrën Ovale. Gjithsesi midis këtij kaosi të përgjithshëm, midis shumë çudirave që po ndodhin, po ndodh edhe një çudi tjetër, fatlume: kjo situatë ka afruar shqiptarët dhe…
Sot mbushen 44 vjet nga demonstrata e studentëve të Kosovës më 11 mars e vitit 1981. Kjo demonstratë është vlerësuar njëra ndër to që tronditi ish-Jugosllavinë. 44 vjet më parë, në mars të vitit 1981, në Prishtinë shpërthyen demonstratat e studentëve me kërkesa sociale. Demonstratat që ndodhën në Kosovë, 44 vjet më parë, më 11 mars, nisën si shprehje e pakënaqësisë së studentëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, të cilët me 4 mars të vitit 1981, në Mensën e Studentëve brenda Qendrës së Studentëve në Prishtinë, protestuan spontanisht ndaj kushteve jo të mira, sipas tyre, në të cilat jetonin dhe…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot shënimin e 44 vjetorit të demonstratave studentore, që bën kthimin historik për popullin e Kosovës, për liri dhe pavarësi. Ahmeti shkruan se kur njerëzit janë të bashkuar, arrijnë të thyejnë barriera dhe të bëjnë ndryshime historike. Statusi i plotë: Ali Ahmeti: Sot shënojmë 44-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore, dhe të cilat në ballë të tyre, përveç studentëve, ishin edhe punëtorët. Këto demonstrata, 44 vjet më parë, shënuan një moment historik të rëndësishëm, kur, së bashku me shumë bashkëveprimtarë, në mensën e…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje në lidhje me aksionin e djeshëm, në të cilin u arrestuan disa persona për keqpërdorim në transportin e mazutit. MPB njofton se janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Manastir dhe Kërçovë. Në kuadër të aksionit, 11 persona janë privuar nga liria, një person është në gjendje të lirë në dispozicion të organeve të rendit dhe një është në paraburgim. “Nga kontrollet e deritanishme janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacione, pesë celularë, rreth 1500 copë municione të kalibrave të ndryshëm, dy pistoleta dhe tre automjete për pasagjerë. Ministria e Brendshme në…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Baku u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga ana e presidentit Ilham Aliev. Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, presidentja kishte takim tet-a-tet me presidentin Aliev. Në kuadër të vizitës zyrtare në Azerbajxhan, presidentja Siljanovska-Davkova do të realizojë takim edhe me kryetaren e Kuvendit Kombëtar, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin Ali Asadov. Në përbërje të delegacionit shtetëror të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska. Është planifikuar dhe të mbajë ligjëratë për komunitetin akademik…
Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfete Ismaili sonte në emisionin debativ në prani edhe të analistëve Qenan Aliu e Faton Aliti, Klan Debat në Televizionin Klan ka deklaruar se në kohën kur Talat Xhaferi ishte ministër në kabinetin e tij ka patur vetëm një shqiptar në kabinet. Në gjitha sektorët dhe në gjihë ministrinë e mbrojtjes ka rritje të përqindjes së shqitarëve krahas asaj që kishte në të kaluarën edhe kur me ministrinë e mbrojtjes udhëhiqnin kuadrot e BDI-së si Talat Xhaferi dhe Fatmir Besimi. Ajo ka theksuar se për herë të parë që nga viti 1991, Maqedonia e Veriut ka arritur…
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka shtruar iftar për muajin e senjtë të Ramazanit. “Kisha nderin e veçantë të organizoja një iftar të përbashkët për deputetët, kryeministrin me anëtarët e kabinetit qeveritar, liderët e partive politike, si dhe krerët e bashkësive fetare, një moment që na dha mundësinë të forcojmë lidhjet tona dhe të theksojmë rëndësinë e bashkëjetesës. Theksova se, duke e nderuar këtë rit, që ndonëse ka sfond religjioz, në realitet rrezatojmë me dashuri, respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe moral të lartë. Prandaj, i faleminderova përzemërsisht të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës, duke shpresuar që ky moment të vazhdojë të jetë…
