Postimi ne fb : Erkan Arifi Sot, së bashku me përfaqësuesit e Sparkasse Bank Shkup, realizuam vizita në disa lokacione në territorin e komunës sonë, me qëllim identifikimin e hapësirave të përshtatshme për hapjen e një filialeje të kësaj banke, si dhe vendosjen e bankomateve.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që banorët e komunës sonë t’i kenë shërbimet bankare sa më afër, më të qasshme dhe më të lehta për t’u shfrytëzuar.
Vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët tanë.


