Autor: Suad Avdiu

TAV Maqedoni dhe Ministria e Punëve të Brendshme, me sukses kanë realizuar stërvitjen për situata urgjentë dhe gjendje të jashëzakonshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Sic njoftohet, stërvitja e sotme për simulimin e situës së jashtëzakonshme kishte për qëllim ta testojë në kohë reale përgjigjen dhe efikasitetin e planeve për situata urgjente dhe planin operativ të veprimit në situata të këtilla të shkaktuara nga veprime të jashtëligjshme, koordinimin, komunikimin dhe gatishmërinë për t`u siguruar se janë përmbushur standardet më të larta për siguri. Gjatë stërvitjes, u simulua situata e jashtëzakonshme me një dërgesë me vlerë të lartë, pengje dhe shpërthim…

Read More

Në Kumanovë dhe rrethinë Faik Asani ka ndërmarrë nismë për shpërndarjen e iftareve për familjet skamnore. Ideja, siç thotë Asani, ka buruar nga vet familjet skamnore që vazhdimisht kanë kërkuar ndihmë që nga viti i kaluar. Në një ditë arrijnë të shpërndajnë iftare për rreth 350 persona, ndonëse kërkesat janë edhe më të mëdha mirëpo për shkak të kufizimeve buxhetore tani për tani nuk munden të sigurojnë më shumë. “Mbulojmë mesatarisht rreth 350 iftare në ditë, shpresojmë që deri në fund numri të jetë shumë më i madh se vitin e kaluar. Përveç qytetit të Kumanovës, mbulojmë të gjitha fshatrat…

Read More

Agjërimi sjell shumë dobi për trupin e njeriut. Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të përmbledhim dobitë dhe ndikimin pozitiv tek shëndeti. Agjërimi gjatë 1 muaji ndikon në harxhimin e dhjamërave të depozituara gjatë 11 muajve dhe ndihmon në rënien nga pesha. Dr. Alexis Carrel (Fitues i çmimit Nobel në mjekësi – 1940), në librin e tij “L’homme, cet inconu” – (Njeriu, ky i panjohur), thotë: “Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova i bashkohet deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe rithekson mbështetjen e plotë për integritetin dhe sovranitetin territorial të Bosnje e Hercegovinës. “Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm çdo veprim që minon themelet e Bosnje e Hercegovinës, sepse kërcënon paqen dhe stabilitetin që rajoni ynë ka punuar palodhshëm për ta arritur—përmes sakrificave shumëvjeçare dhe me mbështetjen e palëkundur amerikane”, shkroi Osmani në X të dielën. Sekretari amerikan i Shtetit Rubio tha të shtunën se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si…

Read More

Ish presidenti nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski vlerëson se Maqedonia e Veriut si vend i vogël, nuk guxon të vrapoj dhe të qëndroj krah për krah me Trumpin, kundër BE-së, duke pasur parasysh se edhe vendet e mëdha masin dhe peshojnë me mençuri se ku dhe si do të pozicionohen. Ai shtoi se për herë të parë po ndodh që BE dhe SHBA, të jenë në anë të kundërta, prandaj është me rëndësi se ku pozicionohet RMV. Stevo Pendarovski, ish president “Ne jemi vend i vogël, nuk jemi një superfuqi botërore, por nga më të voglat në Ballkan dhe…

Read More

Koalicioni VLEN përmes një komunikate thekson se shëndetësia nuk do të jetë më viktimë e keq menaxhimit dhe abuzimeve! “Falë ministrit Arben Taravari, Klinika Infektive, pas dekadash të lëna në harresë, është rikonstruktuar dhe pajisur me teknologjinë më moderne. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, kati i parë është transformuar në një hapësirë të denjë për pacientët dhe personelin mjekësor. Risitë kryesore që nuk kanë qenë deri dje por që sot janë të mundshme në këtë Klinikë. Analizator i automatizuar për diagnostikë molekulare – i vetmi në rajon për PCR, CRP dhe HPV. Aparat për aspirim – plotësisht i…

Read More

Gjenerali Besnik Emini ka reaguar ndaj akuzave të VLEN-it lidhur me një dokument të Armatës nga viti 2001, duke i quajtur shpifje pretendimet e këtij të fundit. Emini thekson se nuk do të pranojë në asnjë mënyrë padrejtësitë dhe se nuk do të nënshtrohet ndaj tyre. Ja reagimi i plotë e Eminit: Ditëve të fundit po qarkullon nëpër media elektronike një dokument i falsifikuar nga kuzhina e dostallarëve të shërbimeve sekrete të ndihmuar nga “shqipëfolësa”, të cilët udhëhiqen nga interesat individuale me benefite materiale. Ju drejtohem me plot përgjegjësi para Zotit, Kombit dhe ligjit që Besnik Emini asnjëherë nuk ka…

Read More

Koalicioni VLEN përmes një komunikate thekson se shëndetësia nuk do të jetë më viktimë e keq menaxhimit dhe abuzimeve! “Falë ministrit Arben Taravari, Klinika Infektive, pas dekadash të lëna në harresë, është rikonstruktuar dhe pajisur me teknologjinë më moderne. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, kati i parë është transformuar në një hapësirë të denjë për pacientët dhe personelin mjekësor. Risitë kryesore që nuk kanë qenë deri dje por që sot janë të mundshme në këtë Klinikë. Analizator i automatizuar për diagnostikë molekulare – i vetmi në rajon për PCR, CRP dhe HPV. Aparat për aspirim – plotësisht i…

Read More

Mëngjesi sot ështi i ftohtë, por koha do të jetë me diell dhe ngrohtë gjatë ditës. Me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -5 deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë në 17 deri në 23 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Read More

Në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt është regjistruar rritje e çmimeve për 5 përqind në krahasim me shkurtin e kaluar, ndërsa zbritje janë regjistruar vetëm te peshku për një përqind. Në këtë periudhë, rritje më e madhe është regjistruar te kafja e çaji (19.2 %), pijet joalkoolike (17.6 %), uji mineral dhe lëngjet (15.8 %), vajrat dhe yndyrat (13.1 %), perimet (8.7 %), qumështi, djathi e vezët (8.1 %), ndërsa rritje më e vogël është regjistruar edhe te produktet tjera ushqimore. Krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kostoja për jetesë në shkurt të këtij viti ka shënuar rritje…

Read More