Autor: Suad Avdiu

Profesionisti i dëshmuar i cili vjen prej një familje patriotike dhe fetare, Iljasa Zeqiri, gjatë ditës së sotme është emëruar zëvendës Kryeshef i SPB Kumanovë, përgjegjës për rajonin e Kumanovës, Likovës, Kratovës, Kriva Pallankës dhe Staro Nagoriçani shkruan Almakos. Në pika të shkurtra kjo është biografia e tij: Iljasa Zeqiri i lindur më datë 08.08.1982 në Kumanovë ku kreu shkollën fillore dhe të mesme ndërsa fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës ,gjithashtu kreu dhe provimet e Jurispodencës në Shkup në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi. Në vitin 2003 u pranua në Akademin e Policisë ku mbaroi trajnimin në Idrizovë të…

Read More

Është arrestuar Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. PSD-ja është duke protestuar para hotelit ku pritet të mbajë konferencë Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Ata janë duke e kundërshtuar vizitën e saj në Kosovë PSD përmes një njoftimi për media ka thënë se arrestimi është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Njoftimi i plotë: Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim. Ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë…

Read More

Fshatrat kufitar kanë një tokë pjellore, e cila jep rendimente të larta sidomos në kopshtari, por edhe në prodhimtarinë e bimëve foragjere. Komuna e Dibrës në ueb faqen e saj ka informuar se gjithmonë ka patur bashkëpunim të ngushtë me blegtorët dhe banorët të fshatrave malor Vjollca SADIKU Dibër, 17 prill – Bashkëpunimi mes pushtetit vendor në Dibër dhe bashkësive lokale të fshatrave është në nivelin e duhur. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për fshatrat malorë ose për fshatrat ultësinor, Komuna e Dibrës u del në krah banorëve si dhe bujqve dhe blegtorëve të cilët kanë nevojë për ndërtimin…

Read More

Një i ri nga Kërçova ka përfunduar në Polici pasi i njëjti në disa raste ka sulmuar disa persona, ndërsa në një rast ka plagosur me mjet të mprehtë një roje të punësuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, përcjell TV21. “Me datë 16.04.2025 në ora 11.45 në rrugën “Krume Ugrinoski” në Kërçovë, zyrtarë policorë nga Drejtorisë i Punëve të Brendshme Kërçovë kanë arrestuar E.Z. (28) nga Kërçova. Në rrugën “29 Nëntori” në Kërçovë, ai nën kërcenim me mjet të mprehtë ka ndaluar një taksi, pas çka në dy shkolla të mesme është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht…

Read More

MPB njofton se me datë 16.04.2025, në orën 11:45, në rrugën „Kruhme Ugrinoski“ në Kërçovë, policia ka arrestuar E. Z. (28) nga Kërçova Ai kishte ndaluar një taksi në rrugën „29 Nëntori“ duke kërcënuar shoferin me një objekt të mprehtë dhe pastaj ka treguar sjellje agresive në dy shkolla të mesme, ku ka sulmuar fizikisht nxënësit dhe punonjësit. Po ashtu, ai ka sulmuar një kalimtar të rastit në bregun e lumit Sushica dhe një punonjës të sigurisë në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, duke shkaktuar dëmtime me objektin e mprehtë. Pas arrestimit, në ambientet e Policisë së Kičevës, E. Z.…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtare për sigurimin e prezencës së dyzet e dy (42) të pandehurve, të akuzuar për vepra terroriste dhe veprime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin “Banjska” kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M. të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raportoj klankosova.tv, transmeton Televizioni News.

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë privuar nga liria tre persona nga rajoni i Shkupit, pasi të njëjtit nën kërcënim kanë marrë para nga 5 fëmijë, përcjell TV21. “Me datë 16.04.2025 rreth orës 23:30 në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria S.A.(19) nga fshati Kondovë, rajoni i Shkupit, M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohet se rreth orës 22:25 në një stacion autobusi në zonën e Bit Pazarit, nën kërcënim u kanë marrë para pesë të miturve nga fshati Kuçevishtë i Shkupit, dhe pasi janë…

Read More

Ishujt Maldive janë një destinacion i jashtëzakonshëm turistik, por shumë shpejt për turistët izraelitë ky vend nuk do të jetë më i aksesueshëm. Vendimi është marrë nga autoritetet atje me qëllim mbështetjen e kauzës palestineze dhe për të shprehur solidaritet me popullin e Gazës i cili vuan pasojat e luftës me Tel Avivin. Në vitin 2023, më shumë se 11,000 izraelitë vizituan ishujt Maldivet, por numri i turistëve izraelitë ra ndjeshëm në fillim të vitit 2024. Ndalimi për hyrjen e turistëve izraelitë, i shpallur të martën, hyn në fuqi menjëherë, tha një zëdhënës në zyrën e Presidentit për agjencinë e…

Read More

Gjykata Themelore Penale e Koçanit ka pranuar sot propozimin e Prokurorit shtetëror dhe i ka vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimin ish-ministrit Kreshnik Bekteshi, ndërsa ka caktuar “masa kujdesi” kundër gjashtë oficerëve të policisë, nga gjithsej shtatë të dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë publike në lidhje me zjarrin në Koçan, shkruan gazeta KOHA. Policët e arrestuar sot u nxorrën para gjykatësit, me propozim të prokurorit publik, për procedurë paraprake, pas së cilës, siç njoftoi Gjykata Penale, u janë shqiptuar masa për sekuestrimin e dokumenteve të udhëtimit, ndalim për ta lëshuar vendbanimin, për t’u paraqitur në gjykatë, ndalim për…

Read More

Informacionet se një prokuror publik, që ka qenë pjesë e lëndës, është tërhequr për shkak të mospajtimeve rreth kualifikimit të veprës dhe veçanërisht për shkak të presioneve politike nga partitë në Qeveri, në një shtet normal do të ishin alarm për gjithë shoqërinë. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, e cila siç thuhet, me shqetësim të thellë po i ndjek zhvillimet lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe mënyrën si institucionet e drejtësisë po e trajtojnë këtë proces, nën presion të qartë politik dhe me qëllim që faji të hidhet mbi të tjerët, për të mbrojtur njerëzit e pushtetit. Reagimi…

Read More