Autor: Suad Avdiu
SPB Strumicë-NJPB Radovish, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër A.E.(38) nga Radovishi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal. Siç bëjnë të ditur nga MPB, më 17.04.2025, në bazë të urdhëresës së gjykatës, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish, kanë kryer bastisje në banesën dhe objektet ndihmëse në të cilën banon dhe e shfrytëzon A.E. në Radovish, gjatë së cilës në garazh janë gjetur 36 pako marihuanë me peshë totale rreth 300…
Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria një 21-vjeçar nga Kumanova pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dy pushka ajrore dhe një pistoletë ajrore. “Me datë 17.04.2025 në ora 06.15, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kumanovës kanë arrestuar M.V. (21) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjet një pushkë me ajër e kalibrit 5.5, një pushkë me ajër e kalibrit 4.5, fishek 9 mm, një kuti me diabola, një pistoletë e kalibrit 4.5 “Ekol”, si dhe mjete piroteknike. Ai…
Nga sot tregtarët me pakicë në bazë ditore janë të detyruar të publikojnë çmimet e shitjes së produkteve në ueb faqet e tyre zyrtare. Detyrimi buron nga ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit të publikuar në Gazetën Zyrtare më 4 mars, ndërsa Ministria e Ekonomisë ka hartuar një Rregullore për mënyrën e shpalljes së çmimeve të mallrave. Në Rregullore thuhet se të gjithë shitësit e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj në tregtinë me pakicë konform Klasifikimit të veprimtarive, kanë për detyrë të publikojnë çdo ditë çmimet e mallrave që vendosin në treg në ueb faqen e tyre në…
Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve kundër grupeve kriminale.
Tentuan kontrabandën e emigrantëve nga Kina dhe Afganistani, policia arrestoi një burrë dhe një grua
Një burrë dhe një grua nga Maqedonia e Veriut janë arrestuar në afërsi të pikës kufitare “Bogorodicë”, përcjell TV21. Sipas MPB-së, të njëjtit dyshohen për trafikim të emigrantëve. “Janë privuar nga liria L.J. (35), një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona e kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “trafikim me emigrantë”, sipas nenit 418-B nga Kodi Penal, gjithashtu në afërsi të linjës kufitare, janë privuar nga liria D.T. (32) dhe një grua 49-vjeçare me iniciale V.T., të dy nga Gjevgjelia.…
Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i VMRO-së, i cili dha dorëheqje pas zjarrit dhe tragjedisë në diskotekën “Puls”, del bga paraburgimi dhe shkon në arrest shtëpiak. Arrest shtëpiak, vendim i miratuar nga Gjykata Themelore e Koçanit, është shqiptuar edhe për tre të dyshuar të tjerë, mes të cilëve ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, një inspektor dhe një pjesëtar i sigurimit, shkruan gazeta KOHA. Në ndërkohë, në arrest shtëpiak janë edhe dy ish-kryetarët e Koçanit, si dhe gjashtë punonjës të policisë, edhe pse të dyshuar se kanë mashtruar institucionet se diskoteka “Puls” i plotëson kushtet…
Kur të gjithë thonë “jo” ndaj transparencës në dritë, është detyrë e jona të mos bëhemi pjesë e marrëveshjeve në errësirë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe për këtë arsye nuk frikësohemi nga përballja me popullin. Përkundrazi, aty e shohim burimin e vërtetë të legjitimitetit tonë. Duke ndjekur këtë parim, Aleanca për Shqiptarët propozon një qasje të re, të hapur dhe demokratike: lista të veçanta, që secila parti të ketë hapësirën e vet për t’u prezantuar para qytetarëve, ndërsa për kandidatët për kryetarë komunash, të gjithë bashkë të angazhohemi për të zgjedhur më të mirët prej nesh. Pse?…
Iljasa Abazi, këshilltar komunal dhe kryetar i Alternativës dega në Likovë ka reaguar pas paraqitjes së Ali Ahmetit në Komunën e Likovës në projektin ujësjellësit komunën e Likovës. Iljasa Abazi, ka kërkuar që Ali Ahmeti të mos tallet me Komunën e Likovës, por t`i kërkoje falje. “ Për 20 vite menaxhoni me Komunën e Likovēs dhe nuk arritët t’u siguroni ujë të pijshën banorëve të këtij rajoni, ndërsa me këtë ujë vazhdon të furnizohet Kumanova. Njejtë keni vepruar edhe me kanalizimin – vite bin më parë e keni përuruar kanalizimin për pikë politike, ndërsa ende në disa fshatra, gjysma…
Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprojnë deputetët e koalicionit VLEN në Kuvend, pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Koalicioni VLEN. Shefi i grupit parlamentar, Halil Snopçe, i cili vjen nga radhët e ASH-së së Arben Taravarit thekson se tani për tani nuk ka ndonjë paralajmërim se koalicioni do të veprojë ndaras në Kuvend. “Për momentin nuk ka paralajmërim as nga ana jonë e as nga ana e partnerëve tanë se do të veprohet me grupe të veçanta parlamentare. Kjo i bie se ende po veprojmë si grup i përbashkët parlamentar. Fundja, këto vendime qoftë…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Dafina Stojanovska kanë vizituar Institucion e Transfuziologjisë ku janë pritur nga drejtori Amir Elezi dhe ekipi i tij. “Kisha kënaqësinë që bashkë me deputetët Bekim Sali dhe Dafina Stojanovska, të vizitoja Institutin e Transfuziologjisë, ku u prita nga drejtori Amir Elezi dhe ekipi i tij profesional. U informova nga afër për punën e rëndësishme që bëhet në këtë institucion jetik për sistemin tonë shëndetësor, si dhe për sfidat me të cilat përballen. Gjatë takimit, diskutuam edhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe…
