Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtare për sigurimin e prezencës së dyzet e dy (42) të pandehurve, të akuzuar për vepra terroriste dhe veprime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Në të njëjtën kohë, ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin “Banjska” kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M. të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raportoj klankosova.tv, transmeton Televizioni News.