Autor: Suad Avdiu
Për shkak të mbajtjes së ndeshjes miqësore ndërkombëtare të futbollit për bamirësi Vardar – Cërvena Zvezda sonte prej orës 20 në Shkup do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit. Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit në rrugët rreth arenës “Todor Proeski”. SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat të cilët do t’i japin nëpunësit e policisë. /Tv21
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha dielli. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut dhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 5 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 19 deri 23 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në fund të ditës do të ketë reshje të shiut dhe kushte për…
Pas rregullimit të tuneleve dhe lëshimit për qarkullim të autostradës Tiranë-Dibër,është rritur fluksi i udhëtarëve nga të dyja vendet. Ndonëse Maqedonia e Veriut është fare në fillim të rregullimit të Autostradës Shkup-Dibër, me rregullimin e autostrdës në Shqipëri është shkurtuar koha e udhëtimit mes Shkupit dhe Tiranës. Tani nga Shkupi në Tiranë mund të shkohet për dy orë e gjysmë. Kjo ka bërë që rritet fluksi i udhëtarëve duke shënuar rekord fundjavën e kaluar në pikën kufitare “Bllatë” ku mbi 11 mijë udhëtarë që kanë hyrë dhe kanë dalur nga ky vendkalim. “Në këtë vendkalim janë regjistruar 11.477 udhëtarë, nga…
Në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, deputetët nuk kanë miratuar diskutimin në lidhje qasjen selektive në hetimin për tragjedinë në Koçan. Kjo ka shtyrë deputetët e Frontit Europian të theksojnë se kjo qasje është dëshmi se pushteti po hesht të vërtetën. Ndërkohë, çështja e tragjedisë ka ndezur përplasje ndërmjet ministrit Toshkovski dhe BDI-së e LSDM-së Ersan PAJAZITI Shkup, 15 prill – Deputetët nuk miratuan rendin e ditës në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Parlament, ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte iniciativa për mbajtjen e diskutimit për qasjen selektive në…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski i cili me delegacionin qeveritar ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi se janë duke u dakorduar lidhur me fluturimet me Er Arabia. Nikolloski theksoi më tej se turizmi, infrastruktura dhe arsimi janë sektorët e bashkëpunimit në të cilat janë fokusuar gjatë vizitës me delegacionin qeveritar në EBA. “Kemi takime të shumta dhe do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Po flasim edhe për bashkim të drejtpërdrejtë, tashmë kemi një marrëveshje me Flaj Dubai për fluturim Dubai-Shkup i cili së shpejti duhet të fillojë, ndërsa po bisedojmë dhe…
Një punonjës e Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë si zyrtar në Departamentin për Çështje Administrative nga data 11.01.2024 deri më 19.12.2024 ka pranuar kërkesa dhe dokumente për regjistrimin e automjeteve, ka lëshuar targa pa pagesë, njofton MPB, duke theksur se nga kjo vepër penale është shkaktuar dëm prej 417.500 denarë ose gati shtatë mijë euro. “Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë, ka parashtruar kallëzim penal kundër M.P., për veprën penale të punës së pabazuar në shërbim, nga neni 353-c, paragrafi 1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së…
Motivi më i madh duket se është ai financiar. Reklamat e postuara në rrjetet sociale kineze vënë në pah se pagesat tejkalojnë të ardhurat mesatare mujore jashtë qyteteve të mëdha në Kinë – dhe në seksionin e komenteve të këtyre reklamave për rekrutim shpesh bëhen pyetje për pagesat, të pasuara nga pyetje lidhur me nivelin e kërkuar të njohjes së gjuhës ruse Në një reklamë të publikuar në rrjetin social kinez, Weibo, burrat shihen duke lënë vendet e tyre të punës për të luftuar për Rusinë në Ukrainë. Kjo video – që është shoqëruar me titrim në gjuhën ruse dhe…
Sot së bashku me nënkryetarin e ASH-së Gezim Kadriu dhe këshilltarin komunal njëherit kryetar i degës Kumanovës Huzeir Mustafi,ishim për ti inspektuar punimet në vendkalimin hekurudhor në hyrje të fshatit Çerkez të Kumanovës. Me këtë aktivitet po zgjidhim një problematik që ka tanguar qytetarët e Kumanovës dhe rrethinë tani mbi 30 vite. Faleminderojmë edhe Komunën e Kumanovës për bashkëpunimin për zgjidhidhjen e kësaj problematike. Do të vazhdojmë kështu me punë të mira në dobi të qytetarëve.
“Demokracia nuk mbrohet vetë — kërkon vullnet politik, financim dhe integritet”. Me këtë mesazh të fortë, zëvendëskryeministri Arben Fetai u drejtua sot në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, organizuar nga rrjeti SELDI dhe mikpritur nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS). Në panelin e nivelit të lartë, përkrah Ambasadores së Zvicrës Véronique Hulmann, Zv. Shefes së Misionit të SHBA-ve Nicole Varnes dhe përfaqësuesit të Holandës Bart de Bruijn, Fetai theksoi se korrupsioni është një nga rreziqet më të mëdha që kërcënon demokracinë nga brenda, ndërsa ndikimet e jashtme malinje përpiqen ta destabilizojnë atë…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka konstatuar një sërë mangësish në Ligjin për veprimtari hotelierike. Analizën e ka bërë me iniciativë të tij, pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 61 persona Regjistrimi i personave fizik në Regjistrin për kryerjen e veprimtarive hotelierike pa verifikim paraprak nga organi kompetent për përmbushjen e kërkesave minimale-teknike është vetëm një nga dobësitë e vërejtura nga KSHPK. Sipas Komisionit, rreziku rregullator vërehet edhe në lidhje me verifikimin e kushteve për kryerjen e aktiviteteve hotelierike, në procedurën dhe kushtet për dhënien e licencës, sa i përket gjobave, ndërsa nuk është e qartë…
