Autor: Suad Avdiu

Aleanca për Shqiptarët kanë publikuar një fotografi ku krahas kryetarit të saj, Ziadin Sela, në të shihen edhe deputetë dhe figura kyçe të kësaj partie e cila është pjesë e koalicionit opozitar, Fronti Europian, transmeton TV21. Fotografisë ia kanë bashkëngjitur mbishkrimin ku mes tjerash flitet për sinqeritetin dhe të ardhmen. “Pastërtia dhe sinqeriteti, paqe me të kaluarën, shteg për të ardhmen!”, shkruan në mbishkrim.

Read More

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se në mbledhjen e sotme të VLEN-it është konstatuar “vetëpërjashtimi” i Taravarit koalicioni, shkruan TV21. Mexhiti tha se kjo është si rezultat i vendimit të Taravarit që të shkojë në zgjedhje lokale me lista të veçanta për këshilltarë të komunave. “Në asnjë mënyrë, pra në asnjë moment nuk ka pasur vendim nga një parti politike, dmth të shkojë veç dhe të tjerat të shkojnë bashkë. Me atë ai u largua, ai dëshmoi se është në koalicion me BDI-në. Por, dëshiron ta luajë rolin e viktimës. Ne sot vetëm e konstatojmë vetëpërjashtimin e tij…

Read More

Më 16 mars, Maqedonia e Veriut u përball me tragjedinë më të rëndë që nga pavarësia e shtetit. Zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në Koçan u mori jetën 61 personave, shumica të ri në moshë. Një muaj më vonë, hetimet po thellohen, përgjegjësia po kërkohet në çdo nivel institucional, ndërsa në opinionin publik janë shtuar dyshimet se hetimi për këtë tragjedi po zhvillohet në mënyrë selektive Ersan PAJAZITI Shkup, 16 prill – Një muaj pas natës së tmerrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, vendi ende tronditet nga pasojat e tragjedisë që la pas vetes 61 viktima dhe gati 200 të…

Read More

Nëpunës policor nga Koçani dhe Shtipi nuk kanë vepruar sipas rregullave për masa për mbrojtje, vlerëson Prokuroria, e cila e zgjeroi hetimin për tragjedinë në Koçan. Janë përfshirë dhjetë policë për veprime nga viti 2012 deri në vitin 2022. Një pjesë e tyre kryesisht janë ish kryeshefa dhe inspektorë, të cilët deri te Ministria e Ekonomisë kanë pohuar se objekti posedon elaborate për mbrojte nga zjarri dhe nuk ka pengesa për rendin publik dhe qetësinë në trafik. “Nuk kanë kryer kontroll të plotë dhe të detajuar në lidhje me dhënien e pajtueshmërisë pozitive për dhënien e licencës për kabarenë Puls,…

Read More

Nga gjithsej 23 subjekte afariste me licencë aktive në pjesën e hotelierisë, te 17 janë konfirmuar parregullsi. Prej tyre, nëntë subjekteve u janë marrë licencat, ndërsa te tetë janë konfirmuar parregullsi për përmbushjen e kushteve minimale teknike të cilat duhet t’i mënjanojnë në afat të caktuar. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot në konferencë për media theksoi se ky afat u është dhënë sepse inspektorët nga Inspektorati i Tregut kanë konstatuar se bëhet fjalë për kushte teknike të cilat mund të mënjanohen, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë, do tu merren licencat. “Kontrollet nga ISHT kanë treguar se…

Read More

Sot është datëlindja e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës. Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i…

Read More

MPB njofton se dje janë kapur shtatë imigrantë nga Egjipti në Gjevgjeli. “Më 15.04.2025 në orën 20:00 në rrugën afër urës së lumit Lumi Sermeninska në fshatin Mrzenci, Rajoni i Gjevgjelisë, policët e stacionit policor për kontroll kufitar dhe vëzhgim kufitar Bogorodicë kanë ndaluar një të mitur nga Shkupi. Gjatë kontrollit të veturës “Hyundai” që drejtonte, me targa të Shkupit që i përkiste një veture tjetër, janë gjetur shtatë imigrantë nga Egjipti. Pasi u vërejt nga policia, ai u përpoq të ikte, por shpejt u kap dhe u dërgua në një stacion policor, ndërsa imigrantët u vendosën në një qendër…

Read More

Gjatë ditës së djeshme janë paguar 4.574 prodhues të qumështit në një shumë të përgjithshme prej 292.614.813,00 denarë. Pagesa është realizuar mbi bazën e qumështit të lopës, deles dhe dhisë së prodhuar dhe dorëzuar, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024, për periudhën korrik–dhjetor 2024. Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë. “Subvencionet mbi bazën e qumështit të prodhuar dhe dorëzuar për vitin 2024 janë paguar plotësisht. Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet një ndër prioritetet kryesore për të cilin…

Read More

BDI nëpërmjet një reagimi ka dënuar ashpër vendimin e kryeministrit dhe të qeverisë për të realizuar një vizitë njëjavore në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi dhe Dubai – pa praninë e asnjë përfaqësuesi nga partitë politike shqiptare pjesë e qeverisë Ky veprim, sipas BDI-së, përbën edhe një fyerje tjetër në vargun e nënçmimeve dhe demonstrim të mosrespektit ndaj partnerëve të koalicionit dhe, më me rëndësi, ndaj popullit shqiptar në vend. “Me këtë vendim, qeveria dëshmon qartë se partitë shqiptare që vendosën të jenë pjesë e këtij përbërjeje qeveritare janë krejtësisht irrelevante. Se janë vetëm statistë të heshtur,…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas mbledhjes së kryesisë të partisë, para mediave tha se Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet lokale në listat për këshilltarë do të garojë e vetme. Tutje potencoi se ASH-ja u mundua që të imponon mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar komunash. “Ultimatume kohore, realisht nuk mund të pranojmë, se kishim ultimatum që të vendosim sot. ASH-ja vendosi që në të gjitha komunat ku garojnë shqiptarët do të del me lista të veçanta për këshilltarë komunal”, tha Taravari. Ndërkaq, kreu i ASH-së bëri të ditur se janë pjesë e VLEN-it. “Ne jemi pjesë…

Read More