Një i ri nga Kërçova ka përfunduar në Polici pasi i njëjti në disa raste ka sulmuar disa persona, ndërsa në një rast ka plagosur me mjet të mprehtë një roje të punësuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, përcjell TV21.
“Me datë 16.04.2025 në ora 11.45 në rrugën “Krume Ugrinoski” në Kërçovë, zyrtarë policorë nga Drejtorisë i Punëve të Brendshme Kërçovë kanë arrestuar E.Z. (28) nga Kërçova. Në rrugën “29 Nëntori” në Kërçovë, ai nën kërcenim me mjet të mprehtë ka ndaluar një taksi, pas çka në dy shkolla të mesme është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht disa nxënës dhe punonjës, ka sulmuar fizikisht edhe një kalimtar të rastësishëm në shtegun e qytetit në afërsi të lumin Sushica dhe një roje të punësuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, të cilin e ka lënduar me objekt të mprehtë. Më pas, pas ndalimit, në ambientet zyrtare të Drejtorisë për Punë të Brendshme në Kërçovë, E.Z. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personit do të ngrihet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB./TV21