MPB njofton se me datë 16.04.2025, në orën 11:45, në rrugën „Kruhme Ugrinoski“ në Kërçovë, policia ka arrestuar E. Z. (28) nga Kërçova
Ai kishte ndaluar një taksi në rrugën „29 Nëntori“ duke kërcënuar shoferin me një objekt të mprehtë dhe pastaj ka treguar sjellje agresive në dy shkolla të mesme, ku ka sulmuar fizikisht nxënësit dhe punonjësit.
Po ashtu, ai ka sulmuar një kalimtar të rastit në bregun e lumit Sushica dhe një punonjës të sigurisë në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, duke shkaktuar dëmtime me objektin e mprehtë. Pas arrestimit, në ambientet e Policisë së Kičevës, E. Z. ka sulmuar fizikisht një oficer policie. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet një kallëzim përkatës./Koha.mk