Autor: Suad Avdiu

Në Koçan u marshua sërish nga familjarët e viktimave nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Ky është marshimi i tretë protestues i familjeve të viktimave pas marshit të fundit të mbajtur më 12 prill. Marshuesit u nisën nga parku i qytetit në Koçan dhe vazhduan drejt Komunës. Prindërit para mediave shprehën revoltën e tyre nga trajtimit të rastit nga institucionet, sipas tyre gjithçka po kalon me neglizhencë sepse fajtorët e vërtetë janë ende në liri. “Nuk ka asnjë trajtim të duhur për rastin. Njerëz përgjegjës për tragjedinë po enden lirshëm nëpër qytetet pa asnjë problem, ata që u morën në…

Read More

Disa studime kanë treguar gjithashtu se hudhra mund të stimulojë sistemin imunitar për të ngadalësuar rritjen e tumorit. Përbërësit: 8 thelpinj hudhër dhe një litër ujë. Përgatitja: Qëro hudhrat dhe përgjysmoni çdo thelb. Shpërlajeni thelbin e hudhrës në ujë, pastaj vendoseni në një kavanoz. Derdhni një litër ujë dhe mbyllni kavanozin. Lëreni në frigorifer për një orë para përdorimit. Si ta përdorni: Përzieni 1/4 filxhan ujë me hudhër në 1 gotë ujë të thjeshtë. Dita 1: Pini çdo orë e gjysmë gjatë kësaj dite. Dita 2: Pini ujë të hudhrës çdo dy orë ose të paktën tre herë në ditë.…

Read More

Një komision i ri do të themelohet për të verifikuar mandatet e deputetëve duke u bazuar në listat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partitë opozitare kanë arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të gjetur një “dalje” nga bllokimi i institucioneve. Pas mbledhjes me kryesuesin e seancës, përfaqësuesit e të gjitha partive kanë rënë dakord që të votojnë unanimisht vendimin e ri nga komisioni për verifikimin e mandateve. Kështu kanë bërë të ditur Albulena Haxhiu dhe Mimoza Kusari – Lila pas mbajtjes së mbledhjes.

Read More

Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Trapçindoll në rrugën Kërçovë-Gostivar, ku kanë humbur jetën dy të rinj nga Kërçova, Hadi dhe Besa Emini. Çifti Emini, prindër të tre fëmijëve të vegjël, ishin duke udhëtuar bashkë me fëmijët dhe gjyshen, kur automjeti i tyre u përfshi në një aksident fatal. Për fat të mirë, tre fëmijët dhe gjyshja kanë mbijetuar, por ndodhen nën përkujdesje mjekësore, përcjell INA. Lajmin për ndarjen nga jeta të çiftit e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Shitovë, z. Shefik Azizi, i cili në një postim në rrjetet…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se sipas informacioneve fillestare, shkak i aksidentit të trafikut ka qenë shpejtësia e papërshtatshme në rrugë. “Në aksidentin e trafikut të mbrëmshëm, fatkeqësisht kanë humbur jetën tre persona. Sipas informatave fillestare që kam marrë, ka qenë rast i shpejtësisë së tepërt nga ana e njërit prej pjesëmarrësve, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, deklaroi Toshkovski. Numri i viktimave në trafik në tremujorin e parë të këtij viti, sipas ministrit, është afërsisht i ngjashëm me vitin e kaluar, por siç vlerëson ai, shifrat janë katastrofike në krahasim me standardet evropiane.

Read More

Është kryer kontrolli në vendin e aksidentit që ndodhi mbrëmë në rrugën Kërçovë – Gostivar, ku kanë humbur jetën tre persona dhe tetë janë lënduar. Prokuroria Publike e Shtetit sot në mëngjes ka njoftuar se nga vendi i aksidentit janë grumbulluar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion dhe është lëshuar urdhër për testim për praninë e mundshme të alkoolit apo substancave tjera te të lënduarit. “Me udhëzimet e prokurorit publik vazhdojnë të ndërmerren veprime të tjera”, njofton Prokuroria Publike. Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të Kërçovës dhe fshatit…

Read More

Moti sot do jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Në rajonet ekstreme malore lindore do të ketë kushte të lehta shiu. Nga veriperëndimi do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare, më të theksuara përgjatë Vardarit.Nga veriu do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare.

Read More

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Përpos njoftimit për hapjen e shtabeve partiake nga muaji që vjen, partia e Taravarit tashmë ka filluar konsultat për kandidatët e mundshëm me të cilët do të garoj dhe do të kërkojë besimin e qytetarëve. Një nga qytetet të cilat pretendon Taravari është Tetova e dy universiteteve, ku tashmë siç bëjnë të ditura disa burime të afërta me këtë parti, konsultime intensive zhvillohen me individë dhe shoqata e biznesmenë për kandidatin e Tetovës. Në takimet me këto grupe,…

Read More

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Nicole Varnes, zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup. Në fokus të bisedës ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane në luftën kundër korrupsionit në vend. “Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij. Këto janë sfida transnacionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët, angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar”, u shpreh Fetai pas takimit. Ai theksoi se mbështetja konsistente nga Shtetet e Bashkuara dhe partneriteti i ngushtë me Ambasadën amerikane janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe sundimin e ligjit…

Read More

Si deputete e VLEN, ndjej përgjegjësi morale dhe politike përpara 107,000 qytetarëve që na besuan përfaqësimin e tyre dhe përkrahën me bindje të palëkundur idenë e ndryshimit. Zhvillimet e fundit brenda koalicionit pa gjykuar aspak qendrime e detaje, na vendosin përpara një reflektimi të domosdoshëm. Dëshiroj t’ju drejtohem me ndershmëri e transparencë duke thënë, ju faleminderit për mbështetjen 🙏 Ky projekt është një vizion kolektiv që ka marrë legjitimitetin nga qytetari, le të jetë e qartë VLEN mbetet fryma e NDRYSHIMIT Ne jemi të përkushtuar të ruajmë thelbin e këtij besimi dhe të punojmë me integritet për ta kthyer atë…

Read More