Autor: TV News
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur senatorin demokrat pro-armen, Adam Schiff, një mashtrues dhe e ka akuzuar atë për mashtrim tatimor. Nëpërmjet Truth Social, presidenti vazhdoi ta quante Schiff-in një “mashtrues” dhe vuri në dukje se senatori duhet të vihet para përgjegjësisë, ashtu siç bënë demokratët me Trump-in dhe të tjerët. Donald Trump ndau gjithashtu një dokument tatimor si provë për të mbështetur akuzat e tij. Përveç kësaj, Presidenti i SHBA-së publikoi një postim tjetër në Truth Social, duke pretenduar se senatori Adam Schiff kishte falsifikuar dokumente për të marrë një kredi. Trump deklaroi se Schiff tani ka…
Granit Xhaka i ka njoftuar drejtuesit e Bayer Leverkusen se dëshiron vetëm t’i bashkohet Sunderlandit. Marrëveshja mes futbollistit shqiptar dhe skuadrës angleze është arritur dhe është çështje e kryer, raporton The Athletic. Xhaka i ka kërkuar klubit gjerman që të mbyllë marrëveshjen me drejtuesit e Sunderland dhe ai dëshiron që t’i bashkohet menjëherë kësaj skuadre në Premier League. /GazetaBlic Sport/
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës me synimin që UBT2030 të bëhet antena rajonale e BOKU-t 9 programet që UBT ofron, duke nisur nga ky vit janë sipas modelit BOKU një ofertë e shkëlqyer për të rinjtë që nesër do t’i duhen Shqipërisë në BE Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk kurseu ironitë, teksa u shpreh se UBT ka kaluar dy faza, atë kur ishte burim i dijes, dhe tjetra që përkon me rrënimin dhe braktisjen. Rama: Bëmë një ndërhyrje të rëndë dhe të turpshme nga nevoja për…
Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh paqeje në Stamboll të mërkurën, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Sot, diskutova me shefin e Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov përgatitjet për një shkëmbim të të burgosurve dhe një takim tjetër në Turqi me palën ruse”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm të hënën. “Umerov raportoi se takimi është planifikuar për të mërkurën.” Zelensky propozoi bisedime të reja në fundjavë, disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione “të ashpra” nëse nuk do të kishte armëpushim midis Moskës dhe Kievit brenda…
Ish futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi, po kalon në një sezon të jashtëzakonshëm në Kazakistan. Mesfushori me tipare ofanzive po shkëlqen me fanellën e Astana, duke qenë momentalisht në krye të listës së golashënuesve më të mirë. Gripshi ka shënuar 9-të gola dhe ka bërë një asistim, të cilat kanë ndikuar që skuadra e tij të jetë e para në renditjen tabelare. Në një intervistë ekskluzive për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se ndihet jashtëzakonisht i lumtur me formën që po kalon, e cila ka ndikuar shumë edhe në aspektin motivues. “Ndihem jashtëzakonisht i lumtur me formën që po kaloj aktualisht…
Tiranë, 22 korrik 2025 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në ambientet e MEPJ Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne. Gjatë takimit, u diskutua mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, si një dimension thelbësor për paqen dhe sigurinë afatgjatë në kontinent. Në fokus ishte progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Ministri Hasani theksoi përkushtimin e palëkundur të qeverisë për të avancuar reformat kyçe, duke e cilësuar integrimin evropian si prioritet të qartë kombëtar. “Mirënjohje për mbështetjen e qëndrueshme të Irlandës për procesin e…
Irani nuk ka plane për ta braktisur programin e vet bërthamor, përfshirë pasurimin e uraniumit, pavarësisht dëmit të madh që u është shkaktuar qendrave të veta, si pasojë e sulmeve amerikane muajin e kaluar, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, Fox News, Araghchi ka thënë se momentalisht pasurimi i uraniumit është ndalur, sepse “dëmet janë serioze dhe të rënda”. “Por, natyrisht që ne nuk mund të heqim dorë nga pasurimi, sepse është arritje e shkencëtarëve tanë”, ka thënë ai, duke e konsideruar gjithë këtë proces si “krenari kombëtare”. Sipas tij, çdo…
Skuadra kosovare, Drita do të përballet sonte me FC Copenhagen, njërën nga skuadrat më të mëdha dhe me më shumë përvojë në futbollin nordik. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, me kampionen e Kosovës që synon historinë, shkruan GazetaBlic Sport. Në aspektin teknik dhe financiar, Copenhagen është favorit i qartë. Skuadra daneze ka një histori të pasur në garat evropiane, duke përfshirë paraqitje të rregullta në Champions League dhe Europa League. Megjithatë, Drita nuk ka udhëtuar në Danimarkë e dorëzuar, ashtu siç nuk ishte dorëzuar edhe në sfidat ndaj gjigantëve të tjerë…
Një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u rrëzua në kampusin e Milestone School and College në një periferi veriore të Dakës, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 170 të plagosur. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, pak pasi avioni F-7 u ngrit në ajër për një stërvitje dhe pësoi një defekt teknik. Piloti, toger fluturimi Md. Taukir Islam, ishte ndër viktimat. Sipas dëshmitarëve, avioni shpërtheu në flakë dhe goditi një ndërtesë dykatëshe të shkollës në një moment kur nxënësit po dilnin pas përfundimit të orëve mësimore. Shumë prej viktimave janë…
Barcelona aktualisht nuk është në gjendje të regjistrojë Marcus Rashfordin për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare, raporton Sky Sports. Katalanasit kanë pasur më parë probleme me regjistrimin e lojtarëve për shkak të vështirësive në përmbushjen e rregullave të La Ligës, dhe kjo ka qenë veçanërisht e dukshme pas transferimit të Dani Olmos, transmeton GazetaBlic Sport. Për t’i bërë vend sulmuesit të Manchester United, ka të ngjarë të duhet të negociohet shitja e tij ose lojtarët e tjerë do të duhet të dërgohen në një klub tjetër në formë huazimi. Klubi spanjoll po punon për ta zgjidhur situatën sa më…
