Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nazmi Gripshi në formë jetësore: Kam disa oferta, do të isha pafundësisht i lumtur nëse do të më ftonte Shqipëria apo Kosova

TV NewsBy TV News22 Korrik, 2025 Sport Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi, po kalon në një sezon të jashtëzakonshëm në Kazakistan.

Mesfushori me tipare ofanzive po shkëlqen me fanellën e Astana, duke qenë momentalisht në krye të listës së golashënuesve më të mirë.

Gripshi ka shënuar 9-të gola dhe ka bërë një asistim, të cilat kanë ndikuar që skuadra e tij të jetë e para në renditjen tabelare.

Në një intervistë ekskluzive për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se ndihet jashtëzakonisht i lumtur me formën që po kalon, e cila ka ndikuar shumë edhe në aspektin motivues.

“Ndihem jashtëzakonisht i lumtur me formën që po kaloj aktualisht në futboll. Golat që kam shënuar më kanë dhënë besim dhe motivim të madh, dhe përshtatja ime e shpejtë me ekipin ka qenë një faktor kyç në këtë periudhë pozitive. Ndihem mirë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, dhe kjo më shtyn të punoj edhe më shumë. Natyrisht, dëshira ime është të vazhdoj kështu dhe të arrij sa më shumë suksese, si në nivel personal ashtu edhe me ekipin“, tha fillimisht Gripshi.

Tutje, ai u pyet edhe për ofertat që ka gjatë kësaj merkato të verës dhe për një largim të tij të mundshëm nga skuadra kazake. Gripshi tha se ka oferta, por momentalisht është i fokusuar tek Astana, kurse në të ardhmen synon të arrijë edhe nivele më të larta.

“Aktualisht kam një kontratë me Astanën deri në korrik 2026 dhe jam plotësisht i përqendruar për të dhënë më të mirën time këtu. Ka pasur disa interesime dhe oferta, si çdo lojtar ambicioz, edhe unë kam dëshirë të arrij nivele më të larta në karrierën time. Megjithatë, në këtë fazë, përparësia ime e vetme është suksesi me klubin dhe vazhdimësia në formën që po kaloj. Për gjithçka që lidhet me të ardhmen dhe çështjet e transferimeve, menaxheri do të merret në bashkëpunim me klubin“, vazhdoi tutje, Gripshi.

Kjo formë fantastike nuk mund të kalohet pa u vlerësuar me një ftesë qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova, për ndeshjet e muajit shtator. Gripshi tha se do të ishte shumë i lumtur nëse do të merrte ftesë nga njëra nga këto dy kombëtare, në veçanti me performancat që po tregon.

“Si çdo lojtar, edhe ëndrra ime është të luaj për ekipin kombëtar, veçanërisht me formën që jam tani dhe cilësitë që kam si lojtar. Do të ndihesha pafundësisht i lumtur të merrja një ftesë nga ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe natyrisht që e pres me shumë dëshirë një ftesë. Megjithatë, kjo është në dorë të trajnerëve, dhe detyra ime është të vazhdoj të punoj sa më shumë të jetë e mundur, të përmirësohem çdo ditë dhe të jap më të mirën time në fushë, në mënyrë që t’i bind ata të më ftojnë“, përfundoi mesfushori shqiptar, në intervistën për ‘GazetaBlic Sport’.

/GazetaBlic Sport/

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

Bashkimi fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës, vendos Murati!

UEFA e dënon rëndë Kosovën

Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

Ndahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.