Autor: TV News
Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin, Bekim Isufi, trajnerin kondicional, Arsim Tershani, trajnerin e portierëve, Diamant Kadrolli dhe analistin, Shkumbim Gërguri. Malisheva pësoi “tronditje” në Europë, duke humbur dy ndeshjen (9:0) ndaj Vikingur Reykjavik, përcjell GazetaBlic Sport. Klubi ka vendosur që të ndërprerjë bashkëpunimin me trajnerët në fjalë. Ja postimi: “FC Malisheva njofton ndërprerjen e bashkëpunimit, me marrëveshje të dyanshme, me Kryetrajnerin Bekim Isufi, Trajnerin kondicional Arsim Tershani, Trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli dhe Video analistin, Shkumbin Gërguri.Klubi ynë shpreh mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e Kryetrajnerit Isufi, i cili gjatë një viti…
Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit të nënshkruar nga 25 vende për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ka reaguar ministria e Jashtme e Izraelit. “Izraeli hedh poshtë deklaratën e një grupi vendesh, sepse është e shkëputur nga realiteti dhe i dërgon mesazhin e gabuar Hamasit, që e filloi këtë luftë dhe po e zgjat atë dhe është pala e vetme përgjegjëse për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim”, lexohet në deklaratë. Sipas Ministrisë së Jashtme izraelite “ekziston…
Procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe të bashkëpandehurve të tjerë të dosjes “Partizani” është shtyrë për në datën 15 shtator, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Të pandehur lidhur me këtë dosje janë marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit të Berishës dhe Malltezit i cili kërkoi një trupë tjetër gjykuese. “Gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm pasi janë nën vëzhgim nga SPAK. Kemi një kërkesë për të përjashtuar treshen gjykuese nga procesi”, deklaroi avokati Genc Gjokutaj në seancë. Të njëjtën kërkesë e…
Temperatura e lartë e bën të vështirë të biesh në gjumë dhe shpesh çon në gjumë të ndërprerë dhe të shqetësuar. Trupi i njeriut, drejt fundit të ditës, fillon procesin natyror të përgatitjes për gjumë duke prodhuar melatoninë, hormoni që rregullon ritmin cirkadian dhe lehtëson fillimin e përgjumjes. Një nga efektet e këtij prodhimi është vazodilatacioni periferik, pra zgjerimi i enëve të gjakut në gjymtyrët e trupit, gjë që lehtëson humbjen e nxehtësisë dhe uljen e temperaturës së brendshme. Kjo rënie e temperaturës është kritike që trupi të hyjë dhe të ruajë gjumin natyrshëm. Megjithatë, kur temperatura e jashtme është…
Një nga mesfushorët më të mirë në Kategorinë Superiore, Adnard Mehmeti ka ofertë zyrtare nga Ukraina. Mesfushori i Partizanit, Adnard Mehmeti ka rënë në radarin e klubit ukrainas, FC Oleksandriya, mëson ekskluzivisht ‘GazetaBlic Sport’. Mehmeti ka kontratë me klubin e Partizanit edhe për dy vite, teksa oferta e parë zyrtare e klubit ukrainas në drejtim të Partizanit tashmë është paraqitur. Sipas informacioneve, Partizani nuk dëshiron ta largojë futbollistin, derisa në dyert e tyre vjen një ofertë e parezistueshme financiarisht, pasi Mehmeti është një nga më të dalluarit në klub. E ardhmja e tij momentalisht mbetet e pasigurt, teksa Oleksandriya do…
Senatori amerikan Lindsey Graham i dërgoi një mesazh të ashpër Presidentit rus Vladimir Putin në një intervistë, duke e paralajmëruar atë të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. “Putin, radha jote po vjen. Donald Trump është Scottie Scheffler i politikës dhe diplomacisë së jashtme amerikane, dhe ai është gati të të japë një mësim”, tha Graham, duke bërë një paralele me kampionin amerikan të golfit, të njohur për dominimin e tij me gjakftohtësi në fushë. Graham tha se Trump është “lodhur nga kjo lojë” dhe se do të vendosë tarifa kundër vendeve që blejnë naftë ruse – konkretisht Kinës, Indisë…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një thirrje për aplikim për vendet e lira të drejtimit të sektorëve të ndryshëm në bashkitë e vendit. Kjo thirrje vjen pas valës së dorëheqjeve të drejtorëve dhe krerëve të njësive administrative, si pasojë e ultimatumit të dhënë nga vetë kryeministri. Rama thekson se Bashkia e Vlorës, si e para që nisi këtë proces, tashmë ndodhet në fazën e intervistave me kandidatët e interesuar. POSTIMI I PLOTË: Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të…
Bryan Mbeumo është lojtar i Manchester United. Ai i bashkohet klubit në një marrëveshje që mund të kalojë 65 milionë funte. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2030 me mundësi zgjatjeje edhe për një vit. Kamerunasi Bryan Mbeumo pati një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar, duke shënuar 20 gola për Brentfordin. /GazetaBlic Sport
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot pasdite në mbledhje deputetët e Tiranës të Partisë Socialiste dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit. Në fjalën e tij, Rama tha se Paketa e re e Reformës së Territorit do të zhvillohet në dy faza. Kryeministri shtoi se do të rishikohet ligji për territorin. Rama: 60 arkitektë lokalë dhe një numër të huajsh që kanë filluar të punojnë për prototipet dhe modelet e ndërhyrjeve në lagjet ku njerëzit kanë nevoja për hapësirë. Nuk është vetëm hapësirë por edhe ndërhyrje të tjera në bashkinë e Tiranës. Një grup tjetër, ku edhe unë marr pjesë po…
Mbretëria e Bashkuar, së bashku me 24 vende të tjera, ka dënuar ashpër vrasjen “tmerruese” të qindra banorëve të Gazës, që po përpiqeshin të merrnin ushqim nga operacionet e ndihmës të Izraelit. Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan se “vuajtjet e civilëve në Gaza kanë arritur në thellësi të reja” dhe bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve izraelite. Kjo deklaratë ka nxitur një reagim të fortë nga autoritetet izraelite, të cilët e kanë quajtur atë “të shkëputur nga realiteti”, duke theksuar se operacionet e ndihmës janë të vështira për t’u realizuar për shkak të…
