Autor: TV News
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur të martën se do ta braktisin përsëri agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për edukim, shkencë dhe kulturë, për shkak se besojnë se përfshirja e tyre në të nuk është në interesin e tyre kombëtar, dhe se UNESCO-ja mbështet gjuhë kundër Izraelit. Ky vendim vjen vetëm dy vjet pasi Shtetet e Bashkuara iu ribashkuan UNESCO-s, pas largimit më 2018, gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, raporton AP. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se tërheqja lidhet me agjendën e perceptuar të UNESCO-s për “mbështetjen…
E ardhmja e mbrojtësit kosovar Leart Paqaradës duket se do të jetë Anglia. Reprezentuesi i Kosovës, i cili aktualisht është pjesë e klubit gjerman, Koln kërkohet nga Bristol City, skuadër kjo që garon në Championship. Sipas “Kicker”, trajneri i Bristol City-t, Gerhard Struber, është në kërkim të përforcimeve në repartin defensiv, konkretisht në krahun e majtë, dhe Paqaradën si opsionin ideal. 30 vjeçari ka pasur një sezon shumë të mirë me Kolnin. Në 31 paraqitje në ligë sezonin e fundit, ai ka regjistruar 6 asiste dhe ka krijuar 16 shanse të mëdha për gol, sipas të dhënave nga Sofascore. Roli…
Në Belsh do të ndërtohet një park fotovoltaik për prodhimin e energjisë përmes diellit, me financim nga Bashkimi Evropian dhe Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim. BE do të japë 9.58 mln euro grant për këtë projekt si një mbështetje për transformimin energjetik që duhet të bëjë Shqipëria, për të përmbushur kriteret për anëtarësimin në union. “Shqipëria po përgatitet të hapë grupkapitullin e katërt për axhendën e gjelbër, që përfshin kapituj kyç për energjinë dhe intgrimin rajonal për energjinë. Shqipëria është unike në Evropë sepse prodhon 100% të energjisë nga birimet ujore, por siç e shohim këto ditë, kjo rrezikohet…
Gazetarët e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve ‘Agence France Presse’ po kërkojnë evakuim nga Gaza, ndërsa situata në enklavë vazhdon të përkeqësohet. Gazetarët do të vdesin nëse autoritetet izraelite nuk autorizojnë evakuimin e tyre të menjëhershëm me familjet e tyre. “Situata e tyre tani është e papërballueshme, pavarësisht guximit të tyre, përkushtimit profesional dhe qëndrueshmërisë“, tha organizata. Izraeli nuk lejon gazetarët ndërkombëtarë në Gaza të raportojnë lirisht, që do të thotë se puna e gazetarëve atje konsiderohet shumë e rëndësishme. “Puna e punonjësve tanë të pavarur palestinezë është thelbësore për informimin e botës. Por jeta e tyre është në rrezik, prandaj…
Alejandro Garnacho, Anthony, Tyrell Malacia dhe Jadon Sancho nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Manchester United për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara. Të katërt janë të lirë të largohen këtë verë dhe po stërviten larg shokëve të tyre të skuadrës në Carrington, një veprim që klubi ka bërë për të treguar mbështetjen e tyre për trajnerin Ruben Amorim, i cili nuk po kërkon të mbështetet te katërshja. Marcus Rashford ishte gjithashtu pjesë e këtij grupi, por ai tashmë ka gjetur një ekip të ri, duke luajtur si huazim te Barcelona sezonin e ardhshëm. /GazetaBlic Sport/
24 orë para se KQZ të shpërndajë mandatet për Tiranën, Adriatik Lapaj ka tentuar për herë të fundit të arrijë një marrëveshje me aleatin e tij Endri Shabani për fatin e mandatit të vetëm të deputetit që koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” fitoi në 11 maj. Në një konferencë me gazetarët Lapaj deklaroi që ai vetë nuk do ta marrë mandatin e deputetit, duke ftuar Endri Shabanin të bëjë të njëjtin veprim. “Z. Shabani, ju pres! Ejani të respektojmë marrëveshjen, të japim dorëheqjen dhe mandatin ta marrë ajo që qytetarët e zgjodhën me votë të lire, znj. Greta Ambeli, kandidatja më…
Katërmbëdhjetë persona u vranë dhe 25 u plagosën kur ushtria izraelite shënjestroi tendat e palestinezëve të zhvendosur që kishin mbetur të uritur dhe të etur në Gaza. Ushtria izraelite shënjestroi tendat e palestinezëve të zhvendosur në veri të Kampit të Refugjatëve Shati, në perëndim të qytetit të Gazës, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA. Në sulmin izraelit, 14 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën. Trupat e atyre që humbën jetën në sulm dhe të plagosurve u dërguan në Spitalin Shifa në Gaza. Rripi i Gazës, nën sulmin izraelit dhe një rrethim të rreptë…
Skuadra kosovare, Drita do të përballet sonte me FC Copenhagen, njërën nga skuadrat më të mëdha dhe me më shumë përvojë në futbollin nordik. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, me kampionen e Kosovës që synon historinë, shkruan GazetaBlic Sport. Në aspektin teknik dhe financiar, Copenhagen është favorit i qartë. Skuadra daneze ka një histori të pasur në garat evropiane, duke përfshirë paraqitje të rregullta në Champions League dhe Europa League. Sipas basteve, skuadra daneze ka vetëm 1.09 kuotë për ta fituar ndeshjen, në anën tjetër, Drita ka 19.00, një kuotë që…
Kjo javë, sjell Hënën e Re më 24 dhe, bashkë me të, një energji intensive që do të funksionojë ndryshe në secilën shenjë të zodiakut. Sidoqoftë, duke hyrë në epokën e Luanit do të thirremi ta duam veten (më shumë), çfarëdo që të thotë kjo praktikisht për secilin prej nesh. Dashi Këto ditë janë ideale për t’u marrë me hobi që aktivizojnë kreativitetin tuaj dhe ju japin mundësi për vetëshprehje. Lërini mënjanë pasiguritë tuaja dhe mësoni t’i besoni vetes. Shërimi vjen më lehtë me Saturnin retrograd, megjithëse ky proces është tashmë i njohur për ju. Demi Me Hënën e Re…
Kandidati i opozitës për zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja ka paraqitur këtë të martë dy padi në SPAK. Ai pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë shtuar një tjetër kandidati, Arjan Ndojës dhe për këtë ai zkuzon edhe KAS për shpërdorim detyre. Ai tha se ka kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike dhe më pas SPAK të analizojë rezultatin. Aulon Kalaja kandidoi në zgjedhjet e 11 majit me koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca Për Shqipërinë Madhështore”. Ai pretendon se nëse rinumërohen të gjitha kutitë në Durrës, me trendin e tjetërsimit të votave dhe kalimit…
