Autor: TV News

Banka e të akuzuarve në sallën e gjyqit në Prishtinë ishte e zbrazët kur nisi gjykimi për krimet e luftës, të kryera mbi 25 vjet më parë nga forcat ushtarake dhe policore serbe, në Mejë të Gjakovës.Nga mesi i qershorit, të akuzuarit po gjykohen në mungesë, pasi nuk janë në dispozicion të drejtësisë kosovare. Kundër tyre është lëshuar edhe një fletarrestim ndërkombëtar. Beogradi zyrtar, tash për tash, hesht. Ushtria e Serbisë thotë për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka informacion” në lidhje me pjesëtarët e saj që figurojnë në aktakuzën e Kosovës, ndërsa policia nuk përgjigjet në pyetje. Më…

Read More

Administrata e Donald Trump publikoi të hënën më shumë se 230,000 faqe dokumentesh konfidenciale të deklasifikuara që lidhen me vrasjen e Martin Luther King Jr.  në vitin 1968. Publikimi u bë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga familja e udhëheqësit të të drejtave civile. Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv më 23 janar për të deklasifikuar mijëra dokumente qeveritare që lidhen me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, vëllait të tij, senatorit Robert F. Kennedy, dhe Martin Luther King Jr. në vitin 1968. Në mars, Arkivi Kombëtar publikoi dokumente të klasifikuara më parë në lidhje me vrasjen e Presidentit…

Read More

Skuadra kosovare, Drita do të përballet sonte me FC Copenhagen, njërën nga skuadrat më të mëdha dhe me më shumë përvojë në futbollin nordik. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, me kampionen e Kosovës që synon historinë, shkruan GazetaBlic Sport. Në aspektin teknik dhe financiar, Copenhagen është favorit i qartë. Skuadra daneze ka një histori të pasur në garat evropiane, duke përfshirë paraqitje të rregullta në Champions League dhe Europa League. Megjithatë, Drita nuk ka udhëtuar në Danimarkë e dorëzuar, ashtu siç nuk ishte dorëzuar edhe në sfidat ndaj gjigantëve të tjerë…

Read More

Përleshjet e dhunshme midis komuniteteve në provincën jugore siriane të Sweidës, ku popullsia është kryesisht Druze, janë vrarë të paktën 1,260 persona gjatë javës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të dielën, sipas numrit të fundit të publikuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili tha se kishte mbledhur të dhëna për vdekje të tjera përpara se armëpushimi të hynte në fuqi. Të vdekurit përfshijnë 505 luftëtarë dhe 298 civilë që i përkisnin komunitetit Druzë, nga të cilët 194 u “ekzekutuan menjëherë” nga anëtarët e forcave të “Ministrisë së Mbrojtjes dhe Brendshme”. Nga ana tjetër, 408…

Read More

Një nga kompanitë më të mëdha të nxjerrjes së naftës në vend, “Bankers Petroleum”, është vënë në qendër të një hetimi penal për evazion të përmasave të mëdha. Autoritetet bëjnë me dije se kjo kompani, gjatë gjithë periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2024, ka raportuar humbje të vazhdueshme, pavarësisht të ardhurave të mëdha nga shitjet dhe eksportet e naftës bruto. Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka realizuar shitje me vlerë rreth 532 miliardë lekë, por ka deklaruar shpenzime të fryra, duke raportuar humbje prej mbi 11.7 miliardë lekësh në total. Kjo ka rezultuar në mospagimin e tatim-fitimit për…

Read More

Ushtria zvicerane planifikon të modernizojë rreth 8,000 bunkerë të vjetër të kohës së luftës në të gjithë vendin, disa prej të cilëve datojnë që nga viti 1886, duke përdorur zgjidhje inovative dhe të përballueshme. Bunkerët, të cilët dikur mbronin pikat strategjike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, janë lënë pas dore prej kohësh, shumë prej tyre u janë shitur civilëve dhe janë shndërruar në bodrume djathi, galeri, hotele ose depo të dhënash. Për shkak të rritjes së sfidave të sigurisë për shkak të luftës në Ukrainë, ushtria ka pezulluar shitjen e bunkerëve dhe planifikon t’i shndërrojë ato…

Read More

Mungesa e cilësisë akademike, literaturë jo vendase dhe ngarkesa e lartë mësimore janë ndër problematikat më shqetësuese te arsimit te lartë. Këto konstatime dalin nga raporti përfundimtar i Bordit të Akreditimit, i cili pas një procesi 4-vjeçar vlerësimi, ka analizuar punën e 97% të universiteteve publike dhe jopublike Raporti evidenton mungesen e stafit të kualifikuar në disa programe studimi, si dhe kurrikulat e papërshtatura në gjuhën shqipe. Disa degë vazhdojnë të funksionojnë me një numër minimal studentësh, ndërkohë që biblioteka dhe materialet ndihmëse konsiderohen të pamjaftueshme për të garantuar një proces mësimor cilësor. Në këtë kontekst, është kërkuar një rishikim…

Read More

FC Drita nesër luan ndaj FC Copenhagen në Danimarkë, në duelin e raundit të dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 19:00. Trajneri i ekipit të madh danez, Jacob Neestrup thotë se e respekton Dritën, por duhet ta mposhtin në dy duelet dhe të kalojnë tutje. “Drita është një ekip që duhet të jemi në gjendje ta mposhtim në dy ndeshje, por si gjithmonë kemi respekt për kundërshtarin tonë”, thekson Jacob Neestrup për faqen zyrtare të klubit. “Drita është një shembull i mirë i një skuadre kampione nga një ligë me renditje më të ulët, por që ka…

Read More

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin Timor më 18 korrik, në një demonstrim të fuqishëm ushtarak të aleancës transatlantike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Pamje spektakolare tregojnë momentin kur dy gjigantët detarë lundrojnë krah për krah gjatë stërvitjes shumëkombëshe Talisman Sabre 2025, nën fluturimet e avionëve luftarakë F-35C dhe F-35B, që përforcojnë edhe më tej mesazhin e gatishmërisë ushtarake. Stërvitja përkon me një rritje të tensioneve në rajonin e Indo-Paqësorit, ndërsa Kina vijon ekspansionin e saj ushtarak dhe ndërtimin…

Read More

Nisma “Shqipëria Bëhet” i ka dërguar sërish një kërkesë të dytë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ka kërkuar miratimin e listës së mbyllur dhe njohjne e dorëheqjeve. Lapaj kërkon nga KQZ konfirmim më shkrim për dorëheqejet e parqitura duke i konsideruar të miratuara në heshtje në përputhje me ligjin në fuqi. Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” është përballur me kundërshtime mes drejtuesve për shkak të mandatit të fituar në Tiranë, ku Adriatik Lapaj rrezikon të mos bëhet deputet nëse nuk miratohen listat e dorëheqjeve. Konflikti nisi pasi Zeqir Kordhoni, i cili është daja i Endri Shabanit,  refuzoi të jepte dorëheqjen. /vizionplus.tv

Read More