Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ministri iranian: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor

TV NewsBy TV News22 Korrik, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Irani nuk ka plane për ta braktisur programin e vet bërthamor, përfshirë pasurimin e uraniumit, pavarësisht dëmit të madh që u është shkaktuar qendrave të veta, si pasojë e sulmeve amerikane muajin e kaluar, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, Fox News, Araghchi ka thënë se momentalisht pasurimi i uraniumit është ndalur, sepse “dëmet janë serioze dhe të rënda”.

“Por, natyrisht që ne nuk mund të heqim dorë nga pasurimi, sepse është arritje e shkencëtarëve tanë”, ka thënë ai, duke e konsideruar gjithë këtë proces si “krenari kombëtare”.

Sipas tij, çdo marrëveshje bërthamore që mund të arrihet, duhet ta ketë të përfshirë edhe të drejtën për pasurim uraniumi.

Kur është pyetur nëse uraniumi i pasuruar është ruajtur diku nga sulmet, Araghchi ka thënë se “nuk ka informacion të detajuar”, por që Organizata e Iranit për Energji Atomike është duke tentuar “të bëjë vlerësime se çfarë ka ndodhur saktësisht me materialin e pasuruar”.

Uashingtoni i ka bombarduar tri qendra bërthamore në Iran më 22 qershor për të mbështetur ofensivën ushtarake 12-ditore të Izraelit.

Ushtria amerikane e ka shënjestruar edhe qendrën kryesore për pasurim të uraniumit, Fordo, që gjendet në jug të Teheranit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë disa herë që sulmet kanë rezultuar me sukses dhe që të tria qendrat iraniane “janë shkatërruar plotësisht”.

Deklaratat e ministrit iranian vijnë teksa Teherani pritet të zhvillojë bisedime të reja për programin bërthamor me Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Bisedimet do të zhvillohen të premten në Stamboll.

Sa u përket negociatave me Shtetet e Bashkuara për shtensionim rajonal, Araghchi ka thënë se Irani është i hapur për bisedime, por “jo direkte në këtë periudhë”.

Ai ka thënë se Teherani është i gatshëm të ndërmarrë çdo veprim që kontribuon në ndërtim besimi për të dëshmuar që programi bërthamor është për qëllime paqësore, në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane.

Ministri iranian e ka pranuar se Irani do të vazhdojë të zhvillojë dhe prodhojë raketa.

Pavarësisht një numri të konsiderueshëm të raketave që janë nisur drejt Izraelit përgjatë konfliktit 12-ditor, Araghchi ka pretenduar se Irani ka ende “një sasi raketash për ta mbrojtur veten”.

I pyetur për shëndetin e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili është parë rrallë në publik prej sulmeve izraelite, ministri iranian ka thënë se e ka takuar së fundmi, dhe që ai gëzon “shëndet shumë të mirë”.

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.