Autor: TV News
Skuadra nënkampione e Kosovës, FC Ballkani, e fillon sonte aventurën evropiane për sezonin 2025/26. Ballkani do të përballet me ekipin maltez Floriana FC në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës me fillim nga ora 20:30, shkruan GazetaBlic Sport. Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Ja përbërjet:
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pret që disa faza të shkëmbimit të të burgosurve të kryhen në përputhje me marrëveshjet e arritura në takimin e dytë në Stamboll. Kreu i shtetit ukrainas e njoftoi këtë në Telegram, sipas Ukrinform. “Kam dëgjuar raportime mbi fazat e shkëmbimeve të të burgosurve që janë kryer dhe ato që po përgatiten. Ne presim që disa faza të shkëmbimeve të kryhen në përputhje me marrëveshjet e arritura në takimin e dytë në Stamboll, dhe po vazhdojmë aktivitetet tona të tjera për të siguruar lirimin e njerëzve tanë, si ushtarakë ashtu edhe civilë. Kjo punë po koordinohet…
Të gjithë pronarët e bizneseve që kanë zaptuar hapësirat publike do të përballën me një paketë të re ligjore, njoftoi kryeminisitri Edi Rama mesditën e kësaj të marte në një postim në facebook teksa denoncoi publikisht një rast abuzimi të hapësirës publike. “Kjo nuk mund të jetë kurrsesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo më një skenë e përditshme as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës .Dhe këtu nuk është çështja të shkojë ky e të shkojë ai për t’i larguar këta dhunues të jetës komunitare, duke i…
Formacioni titullar i Copenhagen për ndeshjen e sonte kundër FC Dritës sapo është publikuar. Lidhur me ndeshjen e parë të Superligës kundër Viborg, trajneri Jacob Neestrup ka bërë tre ndryshime. Victor Froholdt, i cili ka udhëtuar për në Portugali për të kompletuar transferimin te FC Porto, largohet dhe zëvendësohet nga Lukas Lerager në qendër të mesfushës. Në qendrën e mbrojtjes është gjetur hapësirë për Munashe Garananga, duke dërguar në pankinë Pantelis Hatzidiakos. Andreas Cornelius merr mundësinë nga formacioni fillestar në vend të Youssoufa Moukoko. Ndeshja mes Copenhagen dhe Dritas luhet me fillim nga ora 19:00. /GazetaBlic Sport
Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufizimeve ndaj dy agjencive kryesore kundër korrupsionit, duke rritur shqetësimet lidhur me zotimet e shtetit për të çrrënjosur korrupsionin. Në Parlamentin prej 450 ulësesh, 263 deputetë votuan për ligjin që kufizon pavarësinë e Byrosë Kombëtare të Ukrainës Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO). Ligji, që u propozua nga Partia Shërbëtorët e Popullit e presidentit Volodymyr Zelensky, bën që prokurori i Përgjithshëm të jetë de facto kreu i SAPO-s, duke ia hequr autoritetin kreut të agjencisë. Ligji po ashtu lejon që prokurori i Përgjithshëm në mënyrë të njëanshme…
Endri Shabani i është përgjigjur deklaratës së Adriatik Lapajt, i cili e ftoi që të dy bashkë të heqin dorë nga mandati i deputetit në Qarkun Tiranë, dhe atë ta marrë gruaja më e votuar në listën e hapur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që garoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Shabani ka akuzuar Lapajn se po shpif dhe po përpiqet të deformojë të vërtetën.Lexo edhe :Related Posts Ai thekson se nuk ka asnjë qëllim për ta penguar Lapajn të hyjë në Parlament dhe madje e ka mbështetur që ai ose kushdo tjetër që…
Skuadra kosovare, Drita do të përballet sonte me FC Copenhagen, njërën nga skuadrat më të mëdha dhe me më shumë përvojë në futbollin nordik. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, me fillim nga ora 19:00, shkruan GazetaBlic Sport. Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Ja përbërjet: Drita: Copenhagen: Pas pak..
Presidenti amerikan Donald Trump, mbrojti sulmet amerikane muajin e kaluar ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke e paralajmëruar Teheranin se Uashingtoni do të sulmonte përsëri nëse është e nevojshme. “Po, janë shkatërruar, siç e thashë më parë, dhe po, do t’i godasim sërish nëse është e nevojshme,”, tha Trump. Ky reagim I kreut të shtëpisë së bardhë vjen pas deklaratës së ministrit të jashtëm Iranian Abbas Araghchi I cili tha se vendi I tij nuk do të heqe dorë nga pasurimi I uraniumit. “Momentalisht pasurimi i uraniumit është ndalur, sepse dëmet janë serioze dhe të rënda. Por, natyrisht që ne…
Katër ditë larg afatit që Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur për konstituimin e parlamentit, Presidentja e Kosovës i është drejtuar këtij institucioni për tu shprehur me sqarime në lidhje me pasojat që do të vijnë nëse ai do të digjet. Vjosa Osmani njoftoi në një konferencë publike se i ka kërkuar Gjykatës të sqarojë pasojat juridike që do të vijnë nëse deputetët në parlament nuk do të arrijnë të konstituojnë parlamentin. Gjithashtu Osmani tha se shpreson që Kushtetuesja të shqyrtojë me prioritet kërkesën e Presidencës dhe mbi të gjitha që afati i 26 Korrikut të ngrijë, deri në sqarimin e plotë juridik me daljen e…
Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot po mbahet konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Përveç Krasniqit, që po ndjek seancën përmes video-lidhjes, ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të pranishëm në gjykatë. Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, u ankua se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën prej 10 javësh që mbrojtja të përgatisë çështjen e saj, duke thënë se më 25 gusht mbrojtja duhet të nisë rastin. “Gjykata ka ulur…
