Autor: TV News
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona Ademajt të vrarë, ka paralajmëruar apelimin e dënimit prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokalla. Në konferencën për shtyp pasi Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, avokati Syla ka thënë se vendimi u mor konform provave. Ai ka deklaruar se pos dy dënimeve me burgim të përjetshëm, dënimi prej 30 vjetësh ndaj Kokallës është “kuazi burgim i përjetshëm”. “Edhe pse si i tillë nuk parashihet me kod pasi ishte vetëm 30 vjet në kohëzgjatje, por që duke pasur të drejtën të apelojmë edhe në Apel, konform lartësisë së…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin dënues për vrasjen makabre të Liridona Ademajt, duke shqiptuar dënimet maksimale për protagonistët e këtij kr.imi që tronditi opinionin publik. Naim Murseli, është dënuar me burgim të përjetshëm si organizator i v.rasjes së bashkëshortes së tij. Granit Plava, është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutues i vr.asjes. Ndërkohë Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vjet burgim për bashkëpunim në kryerjen e veprës. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, u shpreh i lehtësuar që drejtësia u vendos në vend. “Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të…
Një nga rastet më makabre që ka tronditur Kosovën në vitet e fundit ka marrë sot verdiktin përfundimtar nga Gjykata Themelore. Trupi gjykues ka shpallur fajtorë të akuzuarit për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt, duke shqiptuar dënime maksimale. Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm (për vrasje të rëndë në bashkëkryerje), Granit Plava, me burgim i përjetshëm (për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje) dhe Kushtrim Kokalla me 30 vite burgim (për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”).
Një nga rastet më tronditëse të viteve të fundit në Kosovë mori epilog gjyqësor. Gjykata ka shpallur fajtorë dhe ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për Naim Murseli dhe Granit Pllava për vrasjen e rëndë të Liridona Ademaj, shkruan Insajderi. Ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim. Sipas vendimit të gjykatës, Naim Murseli është shpallur fajtor për vrasje në bashkëkryerje. Edhe Granit Pllava është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, si dhe për mbajtje në pronësi dhe kontroll të armës. Ndërkaq, Kushtrim Kokalla është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e veprës penale…
Rama: BE ka sjellë një përfaqësi ekspertësh që kanë parë pikat e prodhimit të grumbullimit të aktivitetetve që lidhen me produktet shtazore dhe nënproduketet e tyre dhe kanë lënë një sërë detyrash. Ne duhet të veprojmë me 900 subjekte dhe që e kanë rrezikun shumë të qartë. Të gjitha sot në kushtet që janë duhet të bëjnë më shumë. Ne kemi bërë një stabilizimi me kohën kur e kemi marrë këtë detyrë. Ata që kanë kaluar nga kthesa e Kamzës e kanë parë që gjëja e gjallë therrej në tortuar dhe gjaku rridhte lumë. Niveli ku jemi është më i…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon që seancat gjyqësore në Gjykatën Administrative për padinë e tij kundër prokurorit Ols Dado të transmetohen live.Ai i ka dërguar një shkresë zyrtare gjyqtarit të çështjes, Hazbi Balliu, ku thekson se diçka e tillë është e parashikuar në ligj dhe se kërkesa e tij lidhet vetëm me zbatimin në praktikë. “Kërkoj nga Gjykata që të lejojë praninë e një kamere të mediave për transmetimin e drejtpërdrejtë të çdo seance, ose, në alternativë, që vetë Gjykata të mundësojë transmetimin live të çdo seance përmes një sinjali institucional të kontrolluar prej saj, në mënyrë…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e zhvilluar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e vizitës në Emiratet e Bashkuara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Më herët Rama ka deklaruar se vizita u krye për të shprehur solidaritetin vëllazëror me këtë vend, në një kohë kur shtetet e Gjirit Arabik jetojnë në kohëra të trazuara si pasojë e luftës në Iran. Rama nënvizoi se takimi me Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed ishte vëllazëror.
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot pasdite drejt Greqisë, ku të mërkurën pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku. Forumi Ekonomik i Delfit është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që mbledh liderë politikë, përfaqësues të ekonomisë dhe ekspertë nga vende të ndryshme, me synim diskutimin e zhvillimeve globale dhe rajonale.
Ditën e sotme, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos. Ministri Hoxha njoftoi se në fokus ishte procesi i avancuar i negociatave të anëtarësimit, me theksin te rëndësia e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë në këtë rrugë. Zgjedhja e Shqipërisë, sipas Hoxhës, është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete. Ministri i Jashtëm shtoi se në takim “diskutuam gjithashtu zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit…
Tiranë – 11 tubues të protestës kombëtare të PD të premten, kanë dalë përpara gjykatës këtë të hënë. Prokuroria ka kërkuar për 5 prej tyre masën arrest në burg, për 2 arrest shtëpiak, ndërsa për 4 detyrim paraqitje. Sipas burimeve, gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka konfirmuar se mbrojtësit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit, Enkel Peza pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë. Seanca e verifikimit të masave të sigurisë ka filluar në orën 12.30.
