Autor: TV News
Bullgaria juglindore dhe veriperëndimore është goditur nga një stuhi e fortë me reshje të rrëmbyeshme. Kjo ka shkaktuar përmbytje të mëdha, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën tre persona. Si pasojë, shumë komunitete janë shpallur në gjendje të jashtëzakonshme. Sipas ministrit të Brendshëm Daniel Mitov, tre persona kanë humbur jetën në vendpushimin Elenite në bregun e Detit të Zi. Dy nga viktimat ishin një roje kufitare dhe një shofer traktori, ndërsa viktima e tretë humbi jetën në një hotel, pasi uji u ngrit me shpejtësi.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se ai nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Orban u shpreh se fati i Ukrainës është të jetojë pranë Rusisë, një fat që Hungaria nuk dëshiron ta ndajë. “Hungarezët nuk duan që ukrainasit të jenë në Bashkimin Evropian. Edhe unë jam plotësisht dakord me këtë”, tha ai për transmetuesin shtetëror të vendit, raporton AP. “Ne nuk duam një fat të përbashkët me ta. Fati i tyre është që të jetojnë pranë Rusisë dhe të jenë vazhdimisht në luftë me rusët. Nuk mund ta ndryshojmë këtë dhe nuk ndihmon nëse ne marrim mbi supe…
Anijet luftarake ruse kanë lundruar vazhdimisht në drejtim të anijeve daneze, i kanë drejtuar armët ndaj anijeve luftarake daneze dhe kanë penguar sistemet e navigimit në ngushticat e Danimarkës që lidhin Detin Baltik me Detin e Veriut, njoftoi të premten shërbimi i inteligjencës së Mbrojtjes daneze. Ngjarje të tilla rrezikojnë përshkallëzim të paqëllimshëm, tha ai. Rajoni i Baltikut mbetet në gjendje alarmi pas incidenteve që përfshijnë këputjen e kabllove nënujore, defekte në tubacionet e gazit, shkelje të hapësirës ajrore dhe shfaqje dronësh qëkurse nisi pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, i cili rriti tensionet mes Moskës dhe Perëndimit.
Qeveria e majtë e Spanjës ka propozuar që aborti të përfshihet si e drejtë kushtetuese, pasi këshilli bashkiak i Madridit informoi gratë lidhur me të ashtuquajturën “sindromë post-abort”. Ky zhvillim kundërthënës ndodhi të martën, kur këshilli bashkiak i Madridit, i kontrolluar nga Partia konservatore Popullore (PP), miratoi një propozim të ekstremit të djathtë që kërkon nga institucionet shëndetësore të informojnë gratë që kërkojnë të bëjnë abort për këtë sindromë të pretenduar. Propozimi pretendon se kjo sindromë mund të çojë në përdorimin e alkoolit dhe drogave, mendime për vetëvrasje dhe rritje të rrezikut për shfaqjen e kancerit. Në propozim thuhet se…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se ka pësuar një lëndim trupor gjatë turneut të saj në Amerikë dhe ka pasur nevojë të kontrollohet nga një radiolog para se t’i jepet drita jeshile për të vazhduar performancat. Fansat u alarmuan kur e panë këngëtaren me shenja të errëta në shpatull, duke ngritur shqetësime se mund të kishte dëmtuar rëndë veten, shkruan DailyMail. Megjithatë, sipas gazetës The Sun, Dua ka marrë lejen për të vazhduar turneun pas kontrollit mjekësor dhe pasi dëmtimi ka ndodhur gjatë disa momenteve të pushimit nga performancat. Një burim pranë saj tha se këngëtarja i…
Plani 20-pikësh që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shpalosi këtë javë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, nuk përputhet me një draft që një grup vendesh me shumicë myslimane ia paraqitën atij, theksoi të premten ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar. Vendet myslimane kishin propozuar tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza gjatë një takimi me Trumpin më 22 shtator, ndërsa plani i Trumpit parashikon tërheqjen e pjesshme të Izraelit për t’u përgatitur për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja. “E kam…
Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Por shpesh lind pyetja: a është i përshtatshëm për skuqje? Pikat e forta Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë dhe acide yndyrore të shëndetshme, sidomos acidin oleik. Këto substanca ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta – si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët ose për sallata – është zgjedhja më e mirë. Pika e tymit Një element i rëndësishëm është “pika e tymit”, që do…
Një ngjarje e pakëndshme ndodhi gjatë një fluturimi me destinacion Egjiptin, kur një pasagjere britanike 38-vjeçare shkaktoi kaos në kabinë, sulmoi një stjuardesë dhe detyroi pilotin të bëjë një ulje emergjente në Heraklion të Kretës. Gruaja, e cila udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijën e saj, thuhet se ishte e dehur dhe filloi të bërtiste sepse ishte shqetësuar nga një pasagjere e cila, siç pretendoi ajo, po i godiste me shqelma sediljen. Më pas, ajo goditi dhe gërvishti një asistente fluturimi, duke e gjakosur, ndërsa nuk hezitoi të kërcënonte pasagjeret e tjera me fraza të tilla si: “Ju të gjithë do…
Një nënë afro-amerikane ka akuzuar për racizëm një mësuese të bardhë në shkollën fillore Floral Avenue Elementary School në Florida, pasi kjo i këndoi djalit të saj 6-vjeçar një version “humoristik” të këngës së ditëlindjes, ku e quante “majmun”. Në një video të bërë publike, shihet mësuesja duke i mësuar fëmijëve të vegjël tekstin klasik të këngës “Happy Birthday”. Më pas, ajo i drejtohet djalit duke i thënë nëse dëshiron të dëgjojë versionin “gazmor” të këngës. Kur ai u tregua i entuziazmuar, mësuesja filloi të këndojë: “Gëzuar ditëlindjen. Jeton në kopshtin zoologjik. Dukesh si majmun dhe ke erë si majmun”,…
Me nisjen e muajit tetor, temperaturat kanë nisur të bien ndjeshëm, ndërsa vjeshta po sjell gradualisht ndryshimet karakteristike të saj. Kjo stinë tranzicioni, e njohur për lagështinë, luhatjet e temperaturës dhe erërat e freskëta, kërkon kujdes të shtuar për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ekspertët e shëndetit publik dhe mjekët japin disa këshilla praktike se si të përgatitemi dhe të përballojmë më mirë këtë periudhë: Forconi sistemin imunitar Vjeshta është sezoni i virozave dhe infeksioneve të frymëmarrjes. Konsumoni më shumë fruta dhe perime sezonale (mollë, kungull, brokoli, karrota), që janë të pasura me vitamina C dhe A. Gjithashtu, përfshini çajra bimorë…
