Autor: TV News

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin për paqe të hartuar nga SHBA-ja për Gazën. Me anë të një postimi në rrjetin e tij Truth Social, Trump paralajmëron pasoja të ashpra nëse nuk pranohet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza deri të dielën në ora 18:00, sipas orës lokale të Uashingtonit.  “Një marrëveshje me Hamasin duhet të arrihet deri të dielën në mbrëmje në orën GJASHTË (6) pasdite, me orën e Uashingtonit, D.C. Çdo shtet e ka nënshkruar! Nëse kjo marrëveshje e fundit…

Read More

Dronë të dyshimtë të ngjashëm me ata në vendet e tjera europiane gjatë javëve të fundit janë shfaqur edhe në Gjermani, pranë aeroportit të Mynihut duke detyruar mbylljen e tij për disa orë. Dhjetëra fluturime u anuluan për shkak të dronëve, duke lënë të bllokuar në terminale mijëra pasagjerë. Fluturimet rinisën mëngjesin e së premtes dhe sipas të dhënave, fluturimi i parë nga u realizua në orën 05:50. Një zëdhënës i policisë tha për mediat se disa persona panë dronët përreth aeroportit në momente të ndryshme të enjten në mbrëmje, duke detyruar autoritetet që të ndalnin fluturimet. Autoritetet gjermane kanë…

Read More

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi nuk ka më asnjë alternative tjetër përveçse ta zhvendosë kryeqytetin nga Teherani drejt jugut të vendit, në Makran për shkak të krizës së rëndë të ujit, rritjes së pakontrolluar urbane dhe kërcënimit gjithnjë e më të madh nga fundosja e tokës. Përgjatë një vizite në provincën Hormozgan, pranë brigjeve të Gjirit Persik, Pezeshkian deklaroi se vendimi është i domosdoshëm për të shmangur një katastrofë të mëtejshme ekologjike dhe urbane. “Kjo zonë ka dalje të drejtpërdrejtë në ujëra të hapura dhe potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe tregtar. Nëse kemi një…

Read More

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Erdogan i tha homologut të tij amerikan se Turqia mirëpret përpjekjet për të arritur paqen në rajon, por se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij që përpjekjet të jenë të suksesshme. Në një deklaratë, presidenca turke tha se të dy kishin diskutuar lidhjet dypalëshe në telefonatën e kërkuar nga pala amerikane, duke shtuar se Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të rritur bashkëpunimin e tyre, përkatësisht në industrinë e mbrojtjes. Erdogani tha gjithashtu se takimi i tyre kishte forcuar lidhjet. Të dy udhëheqësit diskutuan…

Read More

Celiakia është një sëmundje autoimune që shfaqet si reagim i organizmit ndaj glutenit, proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Tek personat me celiaki, konsumimi i glutenit shkakton dëmtim të mukozës së zorrës së hollë, duke vështirësuar përthithjen e lëndëve ushqyese. Sipas Mayo Clinic, celiakia mund të shfaqet me një gamë të gjerë simptomash – nga çrregullime të tretjes deri te lodhja, anemia dhe ndryshimet e lëkurës dhe shpesh mbetet e paidentifikuar për shumë vite. Aktualisht, i vetmi trajtim efektiv është një dietë pa gluten gjatë gjithë jetës. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i saktë janë thelbësore për të…

Read More

Hamasi i ka dorëzuar ndërmjetësve përgjigjen e tij për planin e paqes të prezantuar nga presidenti amerikan Donald Trump, pak orë pas ultimatumit të Uashingtonit dhe paralajmërimeve të Shtëpisë së Bardhë. Sipas njoftimit të grupit të armatosur palestinez, ai pranon të dorëzojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, në përputhje me pikave të propozuara nga plani amerikan, brenda 72 orësh. Hamasi deklaron gjithashtu se është i gatshëm të nisë menjëherë negociatat përmes ndërmjetësve, për të përcaktuar detajet e nevojshme për realizimin e procesit. Teksti i mesazhit të Hamas në Telegram: “Në emër të Zotit, më të mëshirshmit, mëshirëplotit,…

Read More

Për herë të parë në historinë e tyre publike, Kim Kardashian dhe nëna e saj, Kris Jenner, kanë vendosur të ndjekin rrugën ligjore përballë akuzave që i konsiderojnë shpifje dhe të rënda. Dy yjet e njohura të reality-show “Keeping Up With The Kardashians” kanë ngritur një padi për shpifje ndaj ish-partnerit të Kim-it, muzikantit Ray J, i cili prej kohësh ka qenë në qendër të përfoljes për shkak të së kaluarës së tij me familjen Kardashian. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, Kris Jenner dhe Kim Kardashian pretendojnë se Ray J është përfshirë në një “fushatë të vazhdueshme…

Read More

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka tërhequr nominimin e Mark Brnovichit për ambasador të ri në Serbi, sipas një vendimi të publikuar në faqen e internetit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit amerikan. Arsyet për tërheqjen e emërimit të Mark Brnovichit nuk janë bërë të ditura. Në fund të marsit, Trumpi pati njoftuar se do ta emëronte Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Serbi. Trump kishte thënë asokohe se Brnovich “do të jetë mbrojtës i fuqishëm i lirisë dhe do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën”. Shtetet e Bashkuara nuk kanë…

Read More

Gazetari francez Antoni Lallican është vrarë nga një dron në Ukrainë. Lajmin e kanë bërë të ditur Federata Ndërkombëtare dhe ajo Evropiane e Gazetarëve (IFJ-EFJ), të cilat shprehën ngushëllimet e tyre për familjen dhe të afërmit e Lallican. Në një deklaratë, federatat “dënojnë këtë krim lufte dhe kërkojnë nga autoritetet që të nisin një hetim për të identifikuar përgjegjësit”. Ky është rasti i parë kur një gazetar vritet nga një dron në Ukrainë. Rrethanat e ngjarjes, e cila ndodhi të premten në mëngjes, në orën 9:20 me orën lokale, janë ende objekt hetimi. Një gazetar ukrainas, Heorgiy Ivanchenko, mbeti i plagosur…

Read More

Ndërprerjet e energjisë elektrike që kanë prekur qytete të ndryshme të Kosovës kanë sjellë reagime të forta nga qytetarët, përfshirë edhe këngëtarin dhe deputetin e njohur, Labinot Tahiri – Labi. Ai ka shpërthyer në kritikë të ashpër ndaj institucioneve, duke denoncuar mungesën e reagimit dhe duke bërë thirrje për organizim protestash. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi tha se qyteti i Ferizajt, si dhe shumë zona të tjera, kanë mbetur për 24 orë pa energji elektrike, gjë që sipas tij përbën një nënçmim dhe poshtërim për qytetarët. “24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk…

Read More