Autor: TV News

13 shtetas turq u akuzuan të shtunën për trafikim armësh zjarri, pasi u arrestuan në Greqinë veriore me 147 armë zjarri të paligjshme, qindra fishekë dhe pjesë të tjera armësh, thanë autoritetet. Grupi shtatë burra dhe gjashtë gra u paraqitën para një prokurori lokal në Aleksandropoli dhe iu referuan një magjistrati, nga i cili morën një datë seance dëgjimore javën e ardhshme. Ata mbeten në paraburgim në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore. Policia tha se të dyshuarit u kapën në zonën e Souflit të Evros, pranë kufirit turk, pas një operacioni nga Drejtoria e Krimit të Organizuar e Policisë…

Read More

Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike. SHEGËT DHE KANCERI I MUSHKËRIVE Në një nga studimet për këtë frut, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë. Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë…

Read More

Presidenti polak Karol Nawrocki ka urdhëruar dërgimin e trupave në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë. Varshava kohët e fundit rivendosi kontrollet kufitare, duke përmendur një rritje të emigracionit të paligjshëm. Të tre vendet janë anëtare të Bashkimit Evropian, i cili është përballur me një krizë refugjatësh që të paktën nga viti 2015, kryesisht të shkaktuar nga trazirat në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe më vonë nga konflikti në Ukrainë. Në një rezolutë të publikuar të premten, Nawrocki tha se masat do të hyjnë në fuqi më 5 tetor dhe do të zgjasin deri më 4 prill 2026. Në korrik,…

Read More

Një dron rus e ka goditur një tren ukrainas pasagjerësh, duke shkaktuar të paktën 30 të plagosur dhe numër të paidentifikuar të vdekurish, teksa Kremlini e vazhdon luftën kundër Ukrainës. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihet treni ukrainas me pasagjerë nën flakë dhe tym. Treni ishte duke realizuar linjën e rregullt të udhëtimit prej Kievit për në Shostka, që gjendet në rajonin verilindor të Sumit. Rusia është duke sulmuar sistematikisht infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës, me qëllim të paralizimit të logjistikës, përfshirë transportimin e pajisjeve ushtarake. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë përmes rrjeteve sociale se “dhjetëra persona…

Read More

Shtetasit e Çekisë votojnë të shtunën në ditën e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat sondazhet tregojnë se mund t’i fitojë miliarderi Andrej Babish. Një rezultat i tillë mund ta dobësojë mbështetjen e Pragës për Ukrainën dhe të ndikojë në lidhjet e shtetit me Bashkimin Evropian. Rikthimi i Babishit, ish-kryeministër, mund ta afrojë Çekinë – aleate e Ukrainës – me Hungarinë dhe Sllovakinë, të cilat kanë refuzuar dërgimin e ndihmës ushtarake për Kievin dhe i kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë. Çekia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe i ka rreth 11 milionë banorë. Babish, 71-vjeçar,…

Read More

Aeroporti i Mynihut në Gjermani u detyrua të ndalonte sërish operacionet për të dytën e ditë radhazi për shkak të dronëve të dyshimtë mbi hapësirën ajrore. Pezullimet dhe anulimet e dhjetëra fluturimeve nisën të premten vonë në mbrëmje duke prekur mijëra pasagjerë që prisnin në terminale. Ndalimi vijoi për disa orë për të vijuar normalisht mëngjesin e të shtunes, megjithatë autoritetet kanë njoftuar se vonesa do të ketë gjatë gjithë ditës. Policia gjermane tha se kishte vendosur në dispozicion helikopterët, por nuk dha detaje se për sa apo çfarë dronësh bëhej fjalë. Incidenti i cili ishte i ngjashëm me atë…

Read More

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në veriperëndim të Rusisë, pranë qytetit të Shën Petërburgut u përfshi nga zjarri pas një sulmi të ri me dronë nga Ukraina, konfirmoi sot guvernatori i rajonit. “Zjarri në zonën industriale të qytetit Kirishi u fik më vonë”, tha guvernatori i Leningradit, Alexander Drozdenko. Mbrojtja ajrore rrëzoi shtatë dronë, sipas Drozdenkos. Video të sulmeve gjatë natës u publikuan gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale. Ky ishte sulmi i dytë ndaj rafinerisë në disa javë. Kirishi, i vendosur 800 kilometra në veri të Ukrainës, është shtëpia e rafinerisë ”Kirishinefteorgsintez”, e njohur edhe si…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka mirëpritur përgjigjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – ndaj Planit të tij të Paqes në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që “menjëherë t’i ndalë bombardimet në Gazë”. “Bazuar në deklaratën e lëshuar nga Hamasi, besoj se ata janë të gatshëm për PAQE të qëndrueshme”, ka thënë Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Presidenti ka deklaruar se Izraeli duhet t’i ndalë menjëherë bombardimet në Gazë, për të mundësuar lirimin e pengjeve. Hamasi ka thënë përmes një deklarate se është…

Read More

Dashi – Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat mes jush do shkojnë më së miri dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë nga partneri. Beqarët duhet të dalin sa më shumë e të argëtohen nëse duan të gjejnë personin e përshtatshëm. Asgjë nuk do ndodhë nëse qëndroni mbyllur në shtëpi. Në planin financiar do jeni më të organizuar. Demi – Dita e sotme nuk do jetë si një lumë i qetë për jetën në çift. Tensioni dhe debatet do shtohen me kalimin e orëve dhe asgjë nuk do shkojë sipas…

Read More

Hamasi tha të premten në mbrëmje se ishte gati për negociata të menjëhershme për të liruar pengjet izraelite të mbajtura në Rripin e Gazës dhe për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare atje, duke iu përgjigjur planit të propozuar nga Donald Trump. Duke reaguar ndaj përgjigjes së lëvizjes islamiste palestineze, presidenti amerikan i bëri thirrje Izraelit të “ndalojë menjëherë bombardimet”, me qeverinë izraelite që tha se ishte gati për “zbatimin e menjëhershëm” të fazës së parë të planit me “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”. Pas zhvillimeve, udhëheqja politike izraelite urdhëroi ushtrinë të ngrinte fushatën për të pushtuar Qytetin e…

Read More