Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Limaj: Gjëja më e natyrshme Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit

26 Gusht, 2026

Kujdes: Qytetarëve po u mbërrijnë SMS të rreme për “rimbursim të tatimit”

26 Gusht, 2026

BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme

26 Gusht, 2026

Mickoski: Po bëhet realiteti ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë

26 Gusht, 2026

Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij

26 Gusht, 2026

Kurti: Autostrada Shkup–Bllacë do ta forcojë lidhjen mes dy vendeve

26 Gusht, 2026

Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane

26 Gusht, 2026

Kurti:Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë

26 Gusht, 2026

Izet Mexhiti: Shkupi më afër Prishtinës, shqiptarët më afër njëri-tjetrit

26 Gusht, 2026

Rast i parë historik në ushtrinë e SHBA, majori Jason Watson akuzohet zyrtarisht sipas Nenit 88 për deklaratat kundër Presidentit Trump

26 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 26 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Spanjë/ Qeveria propozon që aborti të bëhet e drejtë kushtetuese

TV NewsBy TV News3 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria e majtë e Spanjës ka propozuar që aborti të përfshihet si e drejtë kushtetuese, pasi këshilli bashkiak i Madridit informoi gratë lidhur me të ashtuquajturën “sindromë post-abort”.

Ky zhvillim kundërthënës ndodhi të martën, kur këshilli bashkiak i Madridit, i kontrolluar nga Partia konservatore Popullore (PP), miratoi një propozim të ekstremit të djathtë që kërkon nga institucionet shëndetësore të informojnë gratë që kërkojnë të bëjnë abort për këtë sindromë të pretenduar.

Propozimi pretendon se kjo sindromë mund të çojë në përdorimin e alkoolit dhe drogave, mendime për vetëvrasje dhe rritje të rrezikut për shfaqjen e kancerit. Në propozim thuhet se informacionet mbi këtë sindromë të pretenduar po “fshihen me qëllim”, duke argumentuar se aborti është “biznes i madh” që po promovohet nga ideologjia feministe.

PP-ja fillimisht mbrojti masat, por pas reagimeve të shumta, kryebashkiaku i Madridit nga PP-ja, Jose Luis Almeida, e pranoi më 2 tetor se sindroma e post-abortit nuk është një “kategori e njohur shkencërisht”. Ai po ashtu tha se informimi i grave për të nuk do të ishte i detyrueshëm.

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, më 3 tetor akuzoi PP-në se “ka vendosur të bashkohet me ekstremin e djathtë” dhe njoftoi se planifikon të paraqesë një propozim në Parlament për ta mbrojtur me Kushtetutë të drejtën e abortit.

Reformat kushtetuese në Spanjë janë të vështira, pasi për ndryshime të saj kërkohet një shumicë prej tre të pestave në Parlament. Kjo i bie se për çdo ndryshim, Sanchez duhet të sigurojë mbështetje nga ligjvënësit e opozitës konservatore.

Spanja ka dekriminalizuar abortin më 1985 në rastet e përdhunimit, nëse fetusi është i deformuar, ose nëse lindja paraqet rrezik serioz fizik ose psikologjik për nënën. Ligji u ndryshua më 2010 për të lejuar abortin sipas kërkesës gjatë 14 javëve të para të shtatzënisë.

Megjithatë, gratë spanjolle ende përballen me pengesa, pasi shumë mjekë në sektorin publik refuzojnë të kryejnë këtë procedurë. Vitin e kaluar, Franca u bë shteti i parë në botë që e përfshiu në Kushtetutë të drejtën për të ndërprerë shtatzëninë./REL

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Rast i parë historik në ushtrinë e SHBA, majori Jason Watson akuzohet zyrtarisht sipas Nenit 88 për deklaratat kundër Presidentit Trump

Miliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijeve në Gaza

Trump: SHBA-të kanë hequr të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit

Jared Kushner nuk iu përgjigj Kongresit amerikan, demokrati Jamie Raskin zgjeron hetimin edhe për blerjen e dyshimtë të tokës 120 milionë dollarëshe në Shqipëri

Pesë ish-kryetarë bashkish në Turqi dënohen me burg, njëri mbi 23 vjet

Trump dënon ekzekutimet në Iran: Kriza humanitare me përmasa epike duhet të ndalet

Lajmet e fundit

Limaj: Gjëja më e natyrshme Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit

26 Gusht, 2026

Kujdes: Qytetarëve po u mbërrijnë SMS të rreme për “rimbursim të tatimit”

26 Gusht, 2026

BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme

26 Gusht, 2026

Mickoski: Po bëhet realiteti ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë

26 Gusht, 2026

Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij

26 Gusht, 2026

Kurti: Autostrada Shkup–Bllacë do ta forcojë lidhjen mes dy vendeve

26 Gusht, 2026

Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane

26 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.