Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VIDEO/ Pasagjerja britanike e dehur shkakton kaos në avion, piloti bën ulje emergjente në Kretë

TV NewsBy TV News3 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ngjarje e pakëndshme ndodhi gjatë një fluturimi me destinacion Egjiptin, kur një pasagjere britanike 38-vjeçare shkaktoi kaos në kabinë, sulmoi një stjuardesë dhe detyroi pilotin të bëjë një ulje emergjente në Heraklion të Kretës.

Gruaja, e cila udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijën e saj, thuhet se ishte e dehur dhe filloi të bërtiste sepse ishte shqetësuar nga një pasagjere e cila, siç pretendoi ajo, po i godiste me shqelma sediljen.

Më pas, ajo goditi dhe gërvishti një asistente fluturimi, duke e gjakosur, ndërsa nuk hezitoi të kërcënonte pasagjeret e tjera me fraza të tilla si: “Ju të gjithë do të rrëzoheni nga një shpërthim”.

Videot e regjistruara nga pasagjerët tregojnë gruan duke bërë gjeste, duke mallkuar dhe duke bërtitur, ndërsa të tjerët përpiqen ta qetësojnë, duke i thënë të “qetësohet”. Edhe fëmija i saj duket se po mbulon fytyrën, i turpëruar nga imazhi.

Sipas dëshmive, pasagjerja u zhvendos nga ekuipazhi në rreshtin e parë të vendeve për t’u kontrolluar më lehtë, por sjellja e saj u përshkallëzua. Pasagjerët përshkruan se ajo po “mallkonte të gjithë”, ndërsa në një moment ajo iu drejtua edhe partnerit të saj, duke i bërtitur: “Mbarova me ty, të urrej”.

Piloti, duke gjykuar se siguria e pasagjerëve ishte në rrezik, njoftoi devijimin e fluturimit për në Heraklion.

Pavarësisht uljes, gruaja vazhdoi të provokonte, duke thënë se “do të largohet me kokën lart” dhe duke kërkuar një cigare në pistë.

Ajo u arrestua përfundimisht nga policia në Kretë, ndërsa burri i saj dhe vajza e tyre vazhduan udhëtimin e tyre për në Egjipt./vizionplus.tv

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.