Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ja si do të duket selia e re e BFI-së në Kalanë e Shkupit

20 Nëntor, 2026

Martesat në rënie, divorcet në rritje: Çiftet në Kosovë po ndahen gjithnjë e më shumë!

20 Nëntor, 2026

ISHP: Është arritur pragu epidemiologjik i gripit, kryesojnë Tetova dhe Shkupi

20 Nëntor, 2026

Spanja jep sinjale për njohjen e Kosovës

20 Nëntor, 2026

Dështon ‘kurthi’ diplomatik i Putinit, Evropa shfaqet e bashkuar në mbështetje të Ukrainës

20 Nëntor, 2026

Mimoza Musa përfaqëson Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në konferencën ndërkombëtare në Turkmenistan

20 Nëntor, 2026

Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

20 Nëntor, 2026

Historiku i Komunës së Likovës – ndryshimet demografike, zhvillimet politike dhe pasojat e konfliktit të vitit 2001 te banorët

20 Nëntor, 2026

Herolinda e cila doktoroi Psikologjinë në Vjenë është ish medresante në Gostivar

20 Nëntor, 2026

Aksion i madh policor kundër prostitucionit në Kosovë: Mes të kontrolluarve edhe gra nga Maqedonia!

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 20 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pësoi incident gjatë turneut në Amerikë, Dua Lipa bëhet për spital

TV NewsBy TV News3 Tetor, 2025 Showbiz Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se ka pësuar një lëndim trupor gjatë turneut të saj në Amerikë dhe ka pasur nevojë të kontrollohet nga një radiolog para se t’i jepet drita jeshile për të vazhduar performancat.

Fansat u alarmuan kur e panë këngëtaren me shenja të errëta në shpatull, duke ngritur shqetësime se mund të kishte dëmtuar rëndë veten, shkruan DailyMail.

Megjithatë, sipas gazetës The Sun, Dua ka marrë lejen për të vazhduar turneun pas kontrollit mjekësor dhe pasi dëmtimi ka ndodhur gjatë disa momenteve të pushimit nga performancat.

Një burim pranë saj tha se këngëtarja i është nënshtruar trajtimeve të fizioterapisë për rikuperim të plotë, por turneu do të vazhdojë pa ndërprerje.

“Lëndimi ndodhi gjatë një kohe pushimi nga turneu. Ka qenë e dhimbshme, por pas kontrollit nga radiologu, i është dhënë drita jeshile. Turneu do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar. Thjesht një prej këtyre situatave”, tha burimi.

Përveç sfidave shëndetësore, së fundmi u bë e ditur se Dua Lipa ka ndarë rrugët me agjentin e saj, David Levy, pas përfshirjes së tij në një fushatë kundër grupit pro-palestinez “Kneecap”, pasi ai thuhet se synonte të ndalonte performancën e tyre në festivalin Glastonbury, duke pretenduar se grupi po ushqente antisemitizmin.

Levy ishte nënshkruesi i parë i një letre që i kërkonte themeluesit të festivalit, Michael Eavis, dhe vajzës së tij, Emily, të hiqnin nga lista këngëtarët e Belfastit, të cilët akuzoheshin për mbështetje të terroristëve të Hezbollah.

Letra, e cila ishte e private dhe konfidenciale rrodhi më vonë, duke zbuluar qëndrimin e agjentëve ndaj artistëve që përfaqësonin.

Kjo situatë shkaktoi që Dua, e cila është një mbështetëse e hapur e Palestinës, të ndalonte bashkëpunimin me Levy-n, së bashku me grupin Massive Attack, për qëndrimet e tij.

Lexuar: 332

Lajme te ngjashme

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

Ndarja e papritur e Miranda Hashanit dhe Mentor Miftarit, mesazhi emocionues i tij: “Të kam dashtë me shpirt e zemër”

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare

Anjeza zbulon personin që ka tatuazh në dorën e saj

Alisan Mehmeti – Çuni, një jetë kushtuar muzikës, televizionit dhe artit

Lajmet e fundit

Ja si do të duket selia e re e BFI-së në Kalanë e Shkupit

20 Nëntor, 2026

Martesat në rënie, divorcet në rritje: Çiftet në Kosovë po ndahen gjithnjë e më shumë!

20 Nëntor, 2026

ISHP: Është arritur pragu epidemiologjik i gripit, kryesojnë Tetova dhe Shkupi

20 Nëntor, 2026

Spanja jep sinjale për njohjen e Kosovës

20 Nëntor, 2026

Dështon ‘kurthi’ diplomatik i Putinit, Evropa shfaqet e bashkuar në mbështetje të Ukrainës

20 Nëntor, 2026

Mimoza Musa përfaqëson Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në konferencën ndërkombëtare në Turkmenistan

20 Nëntor, 2026

Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

20 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.