Autor: TV News

Në Francë, mes 400 dhe 500 shkolla të mesme pritet të mbeten të mbyllura pjesërisht ose plotësisht për shkak të protestave të nxënësve dhe incidenteve të dhunshme. Ministri i Arsimit, Édouard Geffray, tha se në këto shkolla kushtet e sigurisë nuk janë të garantuara. 24 shkolla janë dëmtuar rëndë ose janë përfshirë nga zjarri, ndërsa 78 punonjës të arsimit janë lënduar që nga fillimi i protestave. Protestat nisën në rajonin e Parisit dhe më pas u përhapën në të gjithë vendin. Nxënësit kërkojnë më shumë staf, kushte më të mira mësimore, klasa më pak të mbipopulluara dhe përmirësimin e ndërtesave…

Read More

Analisti i sigurisë, Drizan Shala ka publikuar dëshmi se ushtria shqiptare po vëzhgohet prej kohësh nga një llogari serbe. Në një analizë të botuar në Tirana Examiner, Shala tregon se më 2 tetor llogaria Dunav Intel në rrjetin X, që i vulos fotografitë me cirilikë serbe, nxori pamje të Forcave të Armatosura në poligonin e Bizës dhe i quajti ekskluzive. Në fotografi duken radhët e çadrave, kolonat e mjeteve taktike dhe kazermat e vjetra. Janë bërë nga një pikë mbi poligon, në kohën kur trupat ishin aty. Sipas Shalës, vetë llogaria thotë se e ndjek Bizën prej më shumë se…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ukrainase kanë goditur objektiva në rajonin Samara të Rusisë, si dhe pozicione të sistemeve raketore “Iskander” në rajonin e Bryanskut. Sipas tij, sulmet erdhën pas goditjeve ruse ndaj ndërtesave të banimit dhe infrastrukturës energjetike e hekurudhore në Ukrainë. Zelensky tha se Ukraina ka kryer sulme të sakta ndaj objekteve që mbështesin makinerinë ushtarake ruse, ndërsa përmendi edhe veprime të reja në Detin e Zi.

Read More

Një shqiptar me origjinë nga Kosova është kthyer në protagonist të një historie emocionuese në Gjermani. Liriton Mavraj ndërhyri për të shpëtuar një vajzë vetëm 3 vjeçe që po mbytej në një pishinë në Aschaffenburg. Gjithçka ndodhi brenda pak çastesh. Pasi bashkëshortja e tij vuri re vogëlushen në ujë dhe kërkoi ndihmë, Liritoni reagoi menjëherë. Së bashku me rojen e pishinës, ai nisi manovrat e ndihmës së parë dhe frymëmarrjen artificiale. Pas rreth 30 sekondash ankthi, vogëlushja nisi të merrte frymë, hapi sytë dhe kolliti. Ajo u dërgua më pas në spital, ku, sipas raportimeve të cituara, u konfirmua se…

Read More

Propozimi dypartiak për një ligj për Serbinë, i cili i është dërguar Senatit amerikan, është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se pas tij qëndrojnë një senator republikan dhe një demokrat, por edhe sepse “tregon se të dyja partitë i ndjekin zhvillimet në Serbi në mënyrë të pavarur nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë”, thotë Olivia Olson, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik.Propozimin për ligj e kanë paraqitur Chuck Grassley, senator republikan, dhe demokrati Richard Blumenthal, shkruan Radio Evropa e Lirë. Çfarë propozohet me ligjin për Serbinë? Në projektligj parashihet, ndër të tjera, vendosja e sanksioneve financiare dhe të…

Read More

Nje rrefim qe lidhet me familjen e Dua Lipes po garkullon sërish ne rrjet. Sipas pretendimit, gjyshi ikëngëtares, Seit Lipa, ishte larguar nga puna pasi kishte refuzuar kërkesa për të ndryshuar mënyrënse si paraqitej historia e Kosoves. Historia eshtë shperndare gjeresisht si nje shembull i lidhjes seforte te familjes Lipa me Kosoven, por formulimi i sakte i deklarates qe i atribuohet Dua Lipes duhet verifikuar nga nje burim origjinal.

Read More

Komisioni Evropian ka disbursuar 2.9 miliardë euro për Ukrainën, në kuadër të programit “Ukraine Facility”, për të mbështetur nevojat financiare të vendit, funksionimin e administratës publike dhe zbatimin e reformave. Ky është disbursimi i tetë në kuadër të programit dhe e çon mbështetjen e përgjithshme të BE-së përmes Planit për Ukrainën në mbi 32 miliardë euro. Sipas Komisionit Evropian, pagesa u bë pasi Ukraina përmbushi një sërë reformash në fusha si gjyqësori, tregjet financiare, energjia, transporti, bujqësia dhe tranzicioni i gjelbër. BE-ja ka parashikuar gjithashtu 90 miliardë euro kredi për Ukrainën për vitet 2026–2027, për mbështetje buxhetore dhe forcimin e…

Read More

Ndërsa “China Haul” po bëhet një nga temat më të përhapura në rrjetet sociale në mbarë botën, gjithnjë e më shumë turistë të huaj po vizitojnë Kinën jo vetëm për të parë atraksionet, por edhe për të bërë blerje. Politikat lehtësuese, si hyrja pa vizë dhe rimbursimi i taksave në dalje nga vendi, po i japin një shtysë të mëtejshme këtij trendi. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari deri në gusht të këtij viti, shtetasit e huaj regjistruan afro 61.29 milionë hyrje dhe dalje kufitare, me një rritje prej 19.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.…

Read More

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të rastësishëm me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcën Lladrovci ka thënë se takimi ishte miqësor dhe se me Konjufcën nuk kanë diskutuar për politikë apo poste, por për të ardhmen e Kosovës. “Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjejë lumturinë, këtu”, ka shkruar Lladrovci. Ai ka shtuar se me Konjufcën kanë zhvilluar “bisedë të këndshme” dhe se fokusi ishte mënyra se si mund…

Read More

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur pikëpyetje të forta pas një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me informacionet që ky i fundit thotë se kishte marrë në Paris, vetëm pak ditë përpara shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës. Vuçiq deklaroi më 12 shtator se gjatë qëndrimit në Paris kishte marrë sinjale nga “liderë evropianë dhe botërorë” se Thaçi mund të merrte një “dënim të rëndë”. Ai ishte takuar me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Paris më 9-10 shtator. Pikërisht kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Misetic. Avokati pyet se si mund…

Read More