Autor: TV News

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi ka shkaktuar emocione të fuqishme në Kosovë dhe duke bërë thirrje për respektimin e mandatit të Gjykatës Speciale. Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, Von der Leyen vlerësoi reagimet e qytetarëve dhe liderëve politikë që kanë bërë thirrje për qetësi pas aktgjykimit. “Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ka shkaktuar emocione të fuqishme dhe çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që thërrasin për qetësi”, tha ajo. Ajo theksoi se vendimi është marrë nga një institucion…

Read More

Policia e Tiranës po heton se kush i ka publikuar dhe shpërndarë videot intime që janë përhapur në internet, ndërsa ndër emrat që përmenden në media është edhe kompozitori i njohur Adrian Hila. Policia nuk ka bërë publike identitetet e personave në pamje dhe nuk ka konfirmuar pretendimet që qarkullojnë për origjinën e materialeve. Video intime, për të cilat pretendohet se paraqesin persona të njohur nga skena muzikore dhe argëtuese shqiptare, kanë shkaktuar skandal të madh në Shqipëri dhe kanë nxitur reagimin e policisë. Hetuesit po përpiqen të identifikojnë faqet dhe profilet nga të cilat materialet janë publikuar dhe shpërndarë.…

Read More

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, po qëndron dy ditë në Bruksel, ku po zhvillon takime me përfaqësues të Komisionit Evropian. Në fokus janë projektet e mëdha infrastrukturore, korridoret e transportit, Plani i Rritjes dhe integrimi evropian. Një nga temat kryesore është financimi prej 150 milionë eurosh nga BE-ja për hekurudhën drejt Bullgarisë. Nikoloski deklaroi se Maqedonia e Veriut ka shënuar, sipas tij, rezultate të rëndësishme në kuadër të Planit të Rritjes dhe se vendi është lider në rajon në këtë aspekt. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një forum të organizuar nga “Friends of Europe”, ku marrin…

Read More

Shumë të dashur miq, në 81-vjetorin e lindjes së Babit, dua të ndaj me ju një faqe nga ditari i tij, të shkruar në Ludwigsburg më 30 dhjetor 1979, vetëm gjashtëmbëdhjetë ditë pas arratisjes së tij nga Kosova. Sot, në Kosovën e lirë, eshtrat e tij prehen në Dubovik. […]Në ç’gjendje të shthurur shpirtërore jam tërë kohën, mund të shihet edhe nga përmbajtja edhe nga kaligrafia e këtij shkrimi.Po arsyetohem, duke thënë që nuk është çudi. Jam shkëputur nga toka që më lindi e më ushqeu më se 34 vjet. Kurrë s’i kam pasur në hatër largimet nga vendlindja, as…

Read More

Shteti amerikan i Kalifornisë ka njohur zyrtarisht Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin, dy festat kryesore islame, përmes një ligji të ri të nënshkruar nga guvernatori Gavin Newsom, transmeton Anadolu. Projektligji i Asamblesë 2017, i nënshkruar të dielën dhe tashmë i kthyer në ligj, i shton këto festa në kalendarin zyrtar të festave të shtetit. Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të Ramazanit, muajit të agjërimit në Islam, ndërsa Kurban Bajrami festohet gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit. Shkollat publike dhe kolegjet komunitare mund të mbyllen për këto dy festa përmes procedurave ekzistuese lokale, ndërsa punonjësit shtetërorë që plotësojnë kushtet mund të…

Read More

Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa sipas Donika Gërvallës, ato kanë rëndësi jo vetëm për familjet përfituese, por edhe për ekonominë e vendit. ➡️ https://www.albinfo.ch/mergimtaret-derguan-692-milione-euro-ne-kosove-gjate-gjashte-muajve-te-pare-te-2026-s/ Mërgimtarët kanë dërguar 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera e remitancave është rritur për 5.7 për qind, transmeton albinfo.ch. Të dhënat për remitancat për muajin qershor 2026 janë të publikuara edhe në seritë kohore të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), e cila publikon të dhënat…

Read More

Brukseli ndez alarmin për tregjet energjetike: nafta dhe gazi mund të shtrenjtohen ndjeshëm gjatë muajve të dimrit, ndërsa pasojat mund të godasin drejtpërdrejt familjet dhe bizneset. Komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, paralajmëron se zhvillimet nga lufta në Lindjen e Mesme po rikthejnë presionin mbi tregjet e energjisë. Për të zbutur goditjen, BE po shqyrton masa të reja. Mes tyre është edhe shtyrja deri në vitin 2028 e rregullave për emetimet e metanit nga importet e hidrokarbureve. Por debati është ndezur: disa vende prodhuese kundërshtojnë rregullat, ndërsa organizatat mjedisore paralajmërojnë se shtyrja mund të dobësojë politikat klimatike të BE-së. Dimri…

Read More

Analisti, gazetari, biznesmeni… dhe, mbi të gjitha, “miku i shtëpisë” së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, sapo ulet në studio, debati televiziv shndërrohet në një “betejë historike” personale. Klith, revoltohet, dramatizon… sikur historia e Kosovës po shkruhet aty për aty, në atë studio.Amani i Zotit, mjaft më!Mos e nxirrni në emisione sikur të jetë arkiv i gjallë i historisë, dëshmitar ekskluziv i çdo ngjarjeje dhe pronar i së vërtetës.Për këto tri dekada na ka “respektuar” e “nderuar” mjaft. Tash është koha t’u lihet hapësirë atyre që po i mbushin sheshet e qyteteve anembanë, natë pas nate. Jo…

Read More

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit. Top Channel raporton se kërkesa kundër masës së sigurisë është depozituar sot nga avokati i Hysenit. Hyseni kërkon në këtë mënyrë ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”./Tch/

Read More

Bashkimi Evropian po përgatit udhërrëfyes të posaçëm për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Malit të Zi, Ukrainës, Moldavisë dhe Shqipërisë. Maqedonia e Veriut, për momentin, nuk është në mesin e vendeve që pritet t’i marrin këto plane.Sipas “Politico”, Komisioni Evropian synon t’u ofrojë katër vendeve që konsiderohen kandidatët më të avancuar një rrugë më të qartë drejt anëtarësimit. Planet pritet të përmbajnë prioritete konkrete, reforma që duhet të zbatohen dhe afate orientuese për përfundimin e fazave të caktuara të negociatave.Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në këtë fazë, nuk do të përfshihen në këta udhërrëfyes. Kjo nënkupton…

Read More